Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

01/10/2026 - 10:21
në Lajme
A A
Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Pamjet e kompozitorit të njohur shqiptar, Adi Hila, janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendje të madhe.

Një moment i ri nga videoja është bërë viral, duke ngritur pikëpyetje rreth kamerës që duket se ka regjistruar brenda ambientit ku ndodhej kompozitori.

Në pamjet e publikuara, një burrë që ndodhet në dhomë duket se vëren kamerën dhe pyet për të.

Në vijim, Adi Hila dëgjohet duke thënë: “Është alarm, për kokë të… unë këtu fle me gocën time”.

Deri më tani, pamjet duket se janë regjistruar nga i njëjti kënd, ndërsa nuk është bërë e qartë publikisht se kush e ka vendosur apo kontrolluar kamerën dhe nëse personat e filmuar kanë qenë në dijeni të regjistrimit.

Autenticiteti, rrethanat dhe konteksti i plotë i videos nuk janë bërë të qarta publikisht.

Ndërkohë, drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nisur hetimet kryesisht, pas konstatimit të publikimit dhe shpërndarjes në disa portale dhe platforma online të materialeve filmike me përmbajtje intime.

Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryen veprime hetimore me qëllim identifikimin e adresave IP, dhe të dhënave të tjera të faqeve dhe profileve që kanë publikuar apo shpërndarë këto materiale, si dhe po ndërmerr procedurat për heqjen e tyre nga platformat ku janë publikuar.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprat penale “Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterike”, “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterike”, “Ndërhyrja e padrejtë në jetën private” dhe “Keqpërdorimi i pajisjeve”.

JU REKOMANDOJMË

Berisha: Kishim kuorum, duhet zgjidhur ngërçi politik

Berisha: Kishim kuorum, duhet zgjidhur ngërçi politik
01/10/2026 - 11:17

Kryetari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Bekë Berisha, ka deklaruar se mbledhja e këtij komisioni kishte kuorum dhe se puna do të...

Më shumëDetails

Kryemadhi flet për videot intime: Jam e neveritur, askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit

Kryemadhi flet për videot intime: Jam e neveritur, askush s’ka punë me dhomën e gjumit të tjetrit
01/10/2026 - 11:09

Monika Kryemadhi ka reaguar ditën e sotme në lidhje me videot intime të personazheve të njohur të ekranit që po qarkullojnë në rrjet prej disa ditësh. E pyetur...

Më shumëDetails

“Janë akoma 18 video aktive në një faqe”, Curri për qarkullimin e pamjeve intime: Do nxjerrin të tjerat

“Janë akoma 18 video aktive në një faqe”, Curri për qarkullimin e pamjeve intime: Do nxjerrin të tjerat
01/10/2026 - 10:57

I ftuar mbrëmjen e djeshme në ‘Top Story’ nga Grida Duma, analisti Arjan Curri foli për pasojat e videove intime të disa personazheve publike që kanë qarkulluar ditët...

Më shumëDetails

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit

Gjykata Speciale: Nuk jemi konsultuar për nismën e ndryshimit të ligjit
01/10/2026 - 10:52

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se nuk janë konsultuar në lidhje me përpjekjet në Kosovë për ta ndryshuar ligjin...

Më shumëDetails

Policia i shkon në banesë Adrian Hilës për ta marrë në pyetje, por s’e gjen, reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakeruar

Policia i shkon në banesë Adrian Hilës për ta marrë në pyetje, por s’e gjen, reagon kompozitori: Jam i tronditur, më kanë hakeruar
01/10/2026 - 10:43

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë ka nxjerrë këtë të enjte një ftesë për paraqitje për t’u marrë në pyetje të kompozitorit Adrian Hila, në lidhje me videot intime...

Më shumëDetails

Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit

Tetori rozë, Kurti: Askush nuk duhet të përballet e vetme me kancerin e gjirit
01/10/2026 - 10:30

Në hapjen e fushatës “Tetori Rozë”, kryeministri Albin Kurti ka thënë se është e rëndësishme rritja e vetëdijes për rëndësinë e kontrolleve të rregullta. Ai pos tjerash tha...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1135 Shpërndaje
    Shpërndaje 454 Tweet 284
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    334 Shpërndaje
    Shpërndaje 134 Tweet 84
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    193 Shpërndaje
    Shpërndaje 77 Tweet 48
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    185 Shpërndaje
    Shpërndaje 74 Tweet 46
  • “Ballë për ballë” – Gani Geci i përgjigjet Xhavit Halitit: Kur doni, kush po doni!

    135 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë