Një numër i madh i qytetarëve janë nisur nga Prizreni drejt Prishtinës, ku do të marrin pjesë në marshin e 1 tetorit, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Marshi organizohet për të kërkuar drejtësi pas vendimit dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pamjet nga nisja e qytetarëve nga Prizreni i ka publikuar platforma qytetare “Liria ka Emër”.
“FLOTA NGA PRIZRENI PO VJEN! Shihemi në shesh – ora 16:00”, thuhet në njoftimin e platformës.
Qytetarët nga Prizreni pritet t’i bashkohen pjesëmarrësve të tjerë në Prishtinë, në marshin e 1 tetorit.












