Organizatori i protestave “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, bashkë me fëmijë të dëshmorëve, kanë dorëzuar në objektin e Qeverisë së Kosovës 120 dosje me emra të deputetëve, brenda të cilave ishte vendosur projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Përmes këtij aksioni simbolik, ata kanë kërkuar procedimin dhe votimin e projektligjit për mbrojtjen e UÇK-së dhe ish-krerëve të saj.
Në derën e Qeverisë kanë vendosur edhe një këmishë të UÇK-së dhe mbishkrimin: “Votojeni ligjin”.
Me këtë veprim, Haziri dhe fëmijët e dëshmorëve kanë përcjellë kërkesën që mbështetja institucionale për çlirimtarët të shndërrohet në veprime konkrete.
Video:












