Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rama “vajton” për prishjen e pazarit me biznesmenin e dënuar për pastrim parash

02/10/2026 - 13:38
në Lajme
A A
Rama “vajton” për prishjen e pazarit me biznesmenin e dënuar për pastrim parash
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lidhja e marrëveshjes për dhënien në shfrytëzim 50-vjeçar të kompleksit “Tulltorja” në Prishtinë ka hapur një përplasje të re mes udhëheqjes së Kryeqytetit dhe pushtetit qendror, teksa në mes qëndron një projekt milionësh me prapavijë të dyshimtë ligjore. Përmes një reagimi publik, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka mbrojtur vendimin e Kuvendit Komunal duke akuzuar Qeverinë dhe Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) për tendencë të vazhdueshme bllokuese ndaj projekteve të kryeqytetit.

Rama e ka lidhur rastin e “Tulltores” me përplasjet e kaluara për pronën e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe festivalin “Sunny Hill”, duke deklaruar se procedura është zhvilluar në përputhje të plotë me ligjin.

“Ju vazhdoni me bllokada. Ne vazhdojmë me punë. Kur Tulltorja të hapet, jeni të mirëseardhur të mburreni edhe me të, përvojën nga Sunny Hill tashmë e keni. Tulltorja – Universiteti e njëjta politikë tentativë për bllokadë”, ka deklaruar Rama.

Në postimin e tij, i pari i Prishtinës rikujtoi se më 24 nëntor 2022, Kuvendi Komunal vendosi t’i japë pronë Universitetit, por MAPL kërkoi anulimin e tij në rrugë gjyqësore. Sipas tij, më 3 shkurt 2026, Gjykata Themelore në Prishtinë e refuzoi kërkesëpadinë e Ministrisë si të pabazuar, prandaj pretendon se e njëjta ligjshmëri do të dëshmohet edhe për Tulltoren.

E gjithë ngjarja ka rrjedhur sipas kësaj kronologjie:

Fillimisht, më 11 shtator, Kuvendi Komunal i Prishtinës zhvilloi seancën ku u hodh në votim ky projekt. Seanca u mbulua nga tensione të ashpra, ku gjatë fjalës së kryetarit Rama, asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje nxorën pranga dhe goditën tavolinat në shenjë proteste. Përkundër kësaj, projekti u miratua me 31 vota për dhe 13 kundër.

Përmes këtij vendimi, kompleksi prej 42,000 m² i u dha në shfrytëzim për 50 vjet kompanisë “BGC SH.P.K.”.

Sipas të dhënave nga historiku i Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK) për Blerim Gërbeshin, ai figuron me rol si pronar/aksionar dhe drejtor/agjent i regjistruar në periudha të ndryshme në kompaninë “BGC SH.P.K.”

Burime të Gazetës Insajderi konfirmojnë se ai vazhdon të jetë pronar/aksionar prapa kësaj kompanie.

Gërbeshi nuk është emër i panjohur për drejtësinë kosovare:

Në qershor të vitit 2023, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë shpalli aktgjykim dënues ndaj tij dhe dy të akuzuarve të tjerë (Mirsad Popova dhe Arjan Ibriqi) për veprën penale “shpëlarje e parave”.

Vendimi u mor nga gjykatësja Shadije Gërguri, pas një marrëveshjeje për pranim fajësie të lidhur me Prokurorinë Speciale.

Blerim Gërbeshit i u shqiptua një dënim unik prej 2 vite burgim me kusht (me periudhë verifikimi 3 vjeçare) si dhe 15,000 euro gjobë.

Krahas këtij dënimi, gjykata ka shqiptuar edhe dënim plotësues ndaj tre të akuzuarve, duke konfiskuar dobinë pasurore të përfituar nga kryerja e veprave penale, të përshkruara si në aktakuzë

Si rrjedhojë, gjykata ka obliguar të akuzuarin Gërbeshi, që për veprën penale nga dispozitivi i parë të kompensojë shumën prej 100 mijë euro, pastaj për veprën penale nga dispozitivi i dytë shumën prej 100 mijë euro në mënyrë solidare me të bashkakuzuarin Mirsad Popova, si dhe për pikën e tretë shumën prej 150 mijë eurove, në mënyrë solidare me të akuzuarin tjetër, Arjan Ibriqi.

Gjykata ka obliguar të akuzuarit që kompensimin e kësaj vlere pasure prej 350 mijë euro ta bëjnë brenda një afati prej gjashtë muajve.

Në të kundërtën, sipas gjykatëses, nëse nuk ekzekutohet një detyrim i tillë nga të akuzuarit, do të bëhet shndërrimi i atij dënimi në dënim me burgim efektiv.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 shtator 2019, ka ngritur aktakuzë ndaj Blerim Gërbeshit, Arjan Ibriqit dhe Mirsad Popovës, me pretendimin se të njëjtit në periudha kohore nga viti 2012 deri në vitin 2014 kishin kryer veprën penale “shpëlarja e parave”.

Blerim Gërbeshi akuzohet se gjatë viteve 2012-2014 në vazhdimësi me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit dhe lëvizjes së pasurisë së përfituar në mënyrë të kundërligjshme me qellim që kjo pasuri të duket e ligjshme, paratë e fituara nga shitblerja e duhanit i kishte deponuar dhe transferuar në firma ndërkombëtare, duke realizuar transaksione në vlerë prej 365,770.98 euro, prej tyre 317,825.17 ishin deponuar, ndërsa transaksione dalëse ishin regjistruar 317,825.17 euro.

Në këtë mënyrë, Gërbeshi pretendohet se prej datës 06.04.2012 deri në datën 11.06.2013 ka transferuar për transfer ndërkombëtar për firmën “Mavrikos Import Sa Piraeus Grrece”, me përshkrim për pagesë malli shumën prej 69,780.00 euro, ndërsa me data tjera shumën prej 82,00.00 firmës ndërkombëtare “Tutinski Kombinat Cogar”, derisa më datën 20.06.2012 për firmën ndërkombëtare “Oldovan Train Minodor Romania”, shumën prej 12,000.00 euro.

Gërbeshi po ashtu akuzohet se në vazhdimësi me të akuzuarin Mirsad Popova kishte bashkëvepruar me qëllim të fshehjes së burimit të pasurisë së fituar në mënyrë të kundërligjshme, duke përfituar mjete në shuma të mëdha të cilat Blerim Gërbeshi, sipas aktakuzës, i kishte përfituar në mënyrë të kundërligjshme.

Sipas aktakuzës, ata kishin vepruar duke hapur llogari për të deponuar shuma të ndryshme të mjeteve materiale, të cilat i akuzuari Gërbeshi, i kishte dhënë e më pas shumën prej 100,150.00 euro e kishin transferuar nga Banka Komerciale TEB, në Greqi në biznesin “Mavrikos Imports S.A Piraeus”, ndërsa përmes gjiro llogarisë të biznesit “DPH BONTON-B” më datë 10.07.2012 kishin deponuar shumën kesh prej 10,062.00 euro dhe me të njëjtën datë i kishin transferuar në Greqi.

Në kuadër të marrëveshjes, projekti parashikon investime deri në 20 milionë euro dhe transformimin e hapësirës në qendër për art, kulturë e teknologji, ku Komuna parashikohet të fitojë 15% të të hyrave bruto.

Vendimi i miratuar më 11 shtator i është dërguar për shqyrtim në MAPL më 17 shtator. Pas shqyrtimit të tij, ministria ka konstatuar se ai është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe ka kërkuar nga Kuvendi Komunal që ta rishqyrtojë dhe harmonizojë atë me ligjin.

Një nga problemet kryesore të evidentuara nga MAPL, sipas vendimit që ka siguruar Gazeta Insajderi, lidhet me mënyrën e negocimit për dhënien e pronës në shfrytëzim.

Sipas ministrisë, Rregullorja QRK Nr. 09/2020 i jep kryetarit të komunës të drejtën për negocim vetëm në raste të caktuara, kur investimi i planifikuar i plotëson kriteret e përcaktuara sipas sektorit dhe vlerës së investimit.

Por, sipas MAPL-së, projekti i paraparë për “Tulltoren” nuk përfshihet në sektorët për të cilët lejohet kjo procedurë.

“Qëllimi kryesor i projektit është krijimi i një kompleksi modern shumë funksional, i cili do të shërbej si një qendër ekonomike kulturore dhe afariste me rëndësi për kryeqytetin”, thuhet në dokumentin e MAPL-së.

Ministria vlerëson se ky qëllim “nuk ka të bëjë me sektorët e paraparë” në dispozitën përkatëse të rregullores, e cila përcakton rastet kur kryetari mund të përdorë të drejtën e negocimit.

MAPL më tej konstatuar se prona e “Tulltores”, me sipërfaqe prej 54 mijë e 260 metrash katrorë, nuk ishte përfshirë në listën e veçantë të pronave të paluajtshme komunale të planifikuara për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

Sipas dokumentit, prona ndodhet në Zonën Kadastrale Prishtinë, ndërsa pronar është Komuna e Prishtinës.

MAPL e lidh këtë gjetje me nenin 13 të Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës, i cili përcakton të dhënat që duhet të përmbajë lista e pronave të parapara për dhënie në shfrytëzim.

Për këto arsye, ministria ka kërkuar që Kuvendi Komunal i Prishtinës, brenda 30 ditëve, ta rishqyrtojë vendimin dhe ta harmonizojë atë me legjislacionin në fuqi./Insajderi.

JU REKOMANDOJMË

Edon Zhegrova shpjegon pse qëndroi te Juventusi: Dua të arrij diçka të madhe

Edon Zhegrova shpjegon pse qëndroi te Juventusi: Dua të arrij diçka të madhe
02/10/2026 - 15:37

Ylli i Kosovës, Edon Zhegrova, ka folur për vendimin e tij për të qëndruar te Juventusi, pavarësisht pasigurisë gjatë afatit kalimtar të verës. Në një intervistë për SportMediaset,...

Më shumëDetails

“Lojë çmimesh” apo gabim teknik? LC Waikiki gjobitet dy herë brenda muajit në Kosovë

“Lojë çmimesh” apo gabim teknik? LC Waikiki gjobitet dy herë brenda muajit në Kosovë
02/10/2026 - 15:05

A ju ka ndodhur ndonjëherë të zgjidhni diçka me gëzim sepse patë një çmim të mirë në raft, por në momentin që kaloni te arka, fatura ju “godet”...

Më shumëDetails

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet

Çitaku i kundërpërgjigjet Haxhiut: UÇK-ja është mbi çdo temë e çdo prioritet
02/10/2026 - 14:51

Sekretarja dhe deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, i është kundërpërgjigjur Albulena Haxhiut, pas deklaratës së saj se zgjedhja e presidentit është më e rëndësishme sesa votimi...

Më shumëDetails

Haxhiu thotë se mund t’i drejtohet Kushtetueses rreth mandatit të saj nëse vendi s’ka president

Haxhiu thotë se mund t’i drejtohet Kushtetueses rreth mandatit të saj nëse vendi s’ka president
02/10/2026 - 14:39

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ka thënë se është shumë e rëndësishme që takimet mes partive politike të vazhdojnë për çështjen e presidentit dhe paralajmëroi t’i...

Më shumëDetails

Prokuroria rrëzon kallëzimin e Komunës së Prishtinës ndaj Ministrisë së Financave për “bllokim” të buxhetit

Prokuroria rrëzon kallëzimin e Komunës së Prishtinës ndaj Ministrisë së Financave për “bllokim” të buxhetit
02/10/2026 - 14:12

Ministria e Financave ka pranuar njoftimin nga prokuroria se është hedhur poshtë kallëzimi penal i bërë nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës me pretendimin e pabazë se Ministria...

Më shumëDetails

Protestuesit aksion para MD-së, i drejtohen Gërvallës: Koha e arsyetimeve ka mbaruar, votojeni ligjin për mbrojtjen e UÇK-së

Protestuesit aksion para MD-së, i drejtohen Gërvallës: Koha e arsyetimeve ka mbaruar, votojeni ligjin për mbrojtjen e UÇK-së
02/10/2026 - 14:03

Protestuesit e iniciativës “Jo në emrin tim” kanë realizuar sot një aksion para Ministrisë së Drejtësisë, ku kanë vendosur një baner me mbishkrimin “Voto Ligjin”, duke kërkuar procedimin...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    Nga Eli Fara tek Monika Lubonja, 17 gra raportohet të jenë filmuar nga kompozitori Adrian Hila – dalin disa pamje

    1512 Shpërndaje
    Shpërndaje 605 Tweet 378
  • Pamje të reja: Adi Hila e dinte për kamerën, momenti kur zbulohet

    388 Shpërndaje
    Shpërndaje 155 Tweet 97
  • Aktore dhe këngëtare zhdukin fotot në studion e Ad Hilës, në videot intime edhe moderatorë dhe biznesmenë

    375 Shpërndaje
    Shpërndaje 150 Tweet 94
  • Skandali i Adrian Hilës, gazetari lëshon deklaratën e fortë: Dy prej grave kanë tentuar t’i …

    458 Shpërndaje
    Shpërndaje 183 Tweet 115
  • Misteri pas videove të Adrian Hilës me personazhet e njohur të botës së showbiz-it

    284 Shpërndaje
    Shpërndaje 114 Tweet 71

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë