Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi: Shpenzimet tona për dreka zyrtare janë 40% më të vogla se në kohën e LDK-së

11/09/2022 - 18:28
në Lajme
A A
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi: Shpenzimet tona për dreka zyrtare janë 40% më të vogla se në kohën e LDK-së
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Garë e ashpër ishte zhvilluar në zgjedhjet lokale vitin e kaluar në Vushtrri. Ferit Idrizi i PDK-së e Xhafer Tahiri i LDK-së ishin përballur në një balotazh, me akuza të ashpra për njëri-tjetrin.

Shpenzimi i parasë publike dhe projektet e ndryshme, ishin bërë ‘mollë sherri’ disa herë në debatet mes të dyve.

Tash e më shumë se 8 muaj që kur Vushtrria është nën udhëheqjen e Ferit Idrizit të PDK-së, LDK-ja që është opozitë në këtë komunë ka drejtuar gishtin nga kryetari Idrizi për shpenzime të mëdha për dreka zyrtare.

Gazeta Online “Reporteri.net”, ka realizuar një intervistë me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi, i cili i quan të pavërteta akuzat duke thënë se ai dhe kabineti i tij kanë shpenzuar më pak para për dreka zyrtare se ish qeveria e kaluar që udhëhiqej nga LDK.

Idrizi flet edhe për premtimet që ka bërë në fushatë, për grevën në arsim, dhe tregon sa ka mbështetje nga Qeveria Kurti.

Mëposhtë mund ta lexoni intervistën e plotë me kryetarin e Vushtrrisë, Ferit Idrizi dhënë për Gazetën Online “Reporteri.net:

Partia opozitare në Vushtrri, LDK ju ka akuzuar se keni shpenzuar mijëra euro për dreka zyrtare. Cila është e vërteta sipas jush?

Shpenzimet tona janë më të vogla për 40% për periudhën e njëjtë se në kohën kur ka qeverisur LDK-ja.

Gjatë kohës sa ka qeverisur LDK-ja, 4 drejtorë komunalë e kanë pasur veturën zyrtare në dispozicion 24 orë, kurse nën drejtimin tim asnjë drejtorë nuk e ka në dispozicion veturën 24 orë, përveç mua si kryetar që e parasheh edhe ligji.

Vlen ta përmendi se sot unë si kryetar komune nuk kam fare vozitës, e voziti vet veturën zyrtare, pasi e kam shtëpinë 500-600 metra larg nga komuna dhe nuk e kam parë të arsyeshme të kem vozitës.

PDK sot po qeveris më ndryshe me Vushtrrinë dhe në bashkëpunim edhe me shoqërinë civile që i ka dhënë udhëheqjen e një drejtorie tejet të rëndësishme. Drejtoria e Urbanizmit sot udhëhiqet nga shoqëria civile, dhe kjo dëshmon se PDK po qeverisë ndryshe.

Si po ec koalicioni qeverisës dhe pse keni shkarkuar disa drejtorë komunalë?

E kemi miratuar statusin e Komunës dhe kjo është një tregues i qartë se kam bashkëpunim shumë të mirë ndër të tjera edhe me opozitën. Koalicioni po ec shkëlqyeshëm, por si nuk po punojnë po i largoj drejtorët, kam bërë dy herë ndryshime. Siç e thash, koalicioni është stabil, por kush nuk punon nuk ka vend në qeverinë që udhëheq unë.

Cilat janë premtimet që keni nisur t’i realizoni apo që keni përfunduar deri tani?

Pikë qendrore të programit tim e kam pasur rininë, arsimin profesional e kam realizuar 100%, i kam subvencionuar kurset për 400 të rinj e të reja në gjuhë gjermane dhe IT. Kam nxjerrë vendim dhe ju kam ofruar mësim pa pagesë për të gjithë të rinjtë e të rejat që duan ta kenë një profesion, i kam subvencionuar dhjetë profile si: floktar, instalues, etj. Poashtu i kam ndarë 70 bursa për studentë.

Kam subvencionuar 50% të tokave që janë sistem të ujitjes, kam nënshkruar kontratë me Ibër Lepencin dhe kanë përfituar mbi 700 bujq. Kam përmbushur premtimin edhe për blegtorët, iu kam premtuar 4 cent ia kam ndarë 5 cent. Së shpejti do të hapet shpallja për subvencionim për kokë deleje e dhie nga 4 euro.

Kam premtuar mbështetje për garat e nxënësve dhe e kam realizuar, secilit nxënës ja kam ndarë nga 100 euro.

Kemi mbajtur tubime me diasporën ku kemi dëgjuar idetë e tyre, ndërsa kemi ndarë parking pa pagesë.

Kam premtuar Platformën për regjistrimin e diasporës e cila brenda javës do të inaugurohet ku do të jetë linku për diasporën e Vushtrrisë që të regjistrohen.

Cilat janë premtimet që nuk i keni realizuar?

Ende nuk është realizuar premtimi për ujë të pijes, aktualisht është faza e montimit të gypave, por që do të realizohet së shpejti.

Poashtu ende nuk ka përfunduar Tregu i gjelbër, por që aktualisht jemi duke e hartuar projektin.

Për investime kapitale kam premtuar parking nëntokësorë dhe do ta kryejë brenda mandatit. Do të rregullojmë edhe sheshin dhe shtratin e lumit Sitnica.

Të kalojmë tek greva në arsim, si duhet gjetur zgjidhja që nxënësit t’ia nisin mësimit?

Fajtori kryesor është qeveria se e ka timonin, duhet me u ulë me sindikatat dhe shoqërinë civile, dhe me i dhanë drejtim e kahje sistemit të arsimit.

Për fund, sa keni mbështetje nga Qeveria Kurti si komunë që drejtoheni nga PDK?

Kam pasur mbështetje nga dy ministri, Ministria e Zhvillimit Rajonal për shëtitore për gjatë lumit Sitnica, edhe na ka mbështetur edhe Ministria e Bujqësisë. Po presim mbështetje edhe prej Ministrisë së Kulturës.

JU REKOMANDOJMË

Kjo është gjendja e fundit në pikat kufitare të Kosovës

20 minuta pritje për të dalë nga Kosova
01/09/2026 - 08:30

Sipas të dhënave të fundit për fluksin në pikat e kalimit kufitar, qarkullimi i automjeteve po zhvillohet pa vonesa të mëdha Në shumicën e pikave kufitare, hyrjet dhe...

Më shumëDetails

Gjendet e mitura që ishte raportuar e zhdukur në Pejë – Policia e gjen duke shëtitur në qytet

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 08:19

E mitura R.H., 15-vjeçare, e cila ishte raportuar e zhdukur në Pejë, është gjetur sot pas angazhimit të hetuesve policorë. Sipas informacioneve të Sinjalit, rasti lidhet me zhdukjen...

Më shumëDetails

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë
01/09/2026 - 08:08

Deputetët e PDK-së dhe Aleancës, kanë bllokuar edhe sot hyrjen e Qeverisë. Ditën e sotme i janë bashkuar asamblistë dhe aktivistë nga Anamorava. Ata në orët e mëngjesit...

Më shumëDetails

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime

Kandidati për president u gjet, por marrëveshja LVV-LDK përplaset me kundërshtime
01/09/2026 - 08:01

Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje që profesori dhe diplomati Bekim Sejdiu të jetë kandidat për President të Republikës së Kosovës. Marrëveshja...

Më shumëDetails

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së

Beha: Gjyqtari që kërkoi të shqyrtohej lirimi i Thaçit nuk u përfshi më në panelet për krerët e UÇK-së
31/08/2026 - 22:45

Gazetari Besian Beha ka ngritur pikëpyetje lidhur me përbërjen e paneleve gjyqësore që kanë vendosur për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë....

Më shumëDetails

Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që u takon qytetarëve

“Për koncert po, për tjerat jo”, Përparim Rama s’flet për zhvillimet brenda LDK’së
31/08/2026 - 22:34

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së Kosovës. Rama ka kërkuar nga ekzekutivi qendror që...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë