Pas tensioneve dhe ndërprerjes së seancës në Kuvend, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka fajësuar Lëvizjen Vetëvendosje për situatën e krijuar.
Haradinaj tha se ndërprerja e seancës dhe largimi i deputetëve, kur kanë mbetur pak më shumë se 24 orë nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit, sipas tij, e çon vendin drejt zgjedhjeve.
“Nuk ka logjikë me u ndërpre seanca, me ikë deputetët kur kanë mbetur vetëm pak më shumë se 24 orë nga afati kushtetues edhe për zgjedhjen e presidentit. Është e vërtetë dhe kam paralajmëruar gjithnjë se Kurti dhe VV po e çon vendin në zgjedhje, por ikja nga përgjegjësia para ligjit për Dhomat e Specializuara është vërtetë e dënueshme. Ne e dënojmë fuqishëm një sjellje të tillë”, tha Haradinaj












