Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Afati për Presidentin skadon sot, vendi rrezikon zgjedhjet e reja

06/10/2026 - 08:11
në Kryesore, Lajme
A A
Ligji për pagën minimale nuk ka shkuar ende në presidencë për dekretim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Sot, përfundon afati kushtetues për zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e kreut të shtetit ka nisur më 8 gusht dhe përfundon sot.

Deri në përfundimin e këtij afati, Kuvendi duhet ta përfundojë procedurën për zgjedhjen e Presidentit. Nëse Presidenti nuk zgjidhet, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 45 ditësh nga shpërndarja e Kuvendit. Në këtë rast, ato mund të mbahen më së largu më 15 nëntor, që është e diela e fundit brenda këtij afati.

Çështja e zgjedhjes së Presidentit ka qenë në qendër të zhvillimeve politike gjatë javëve të fundit, ndërsa partitë politike nuk kanë arritur një marrëveshje për kandidatin dhe votat e nevojshme.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi pas shqyrtimit të kërkesave të deputetëve të PDK-së lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë. Gjykata konstatoi se Kuvendi ishte konstituuar pas skadimit të afatit kushtetues dhe përcaktoi se më 8 gusht kishte përfunduar afati për konstituimin e tij. Nga kjo datë nisi të rrjedhë afati 60-ditor për zgjedhjen e Presidentit, i cili përfundon më 6 tetor 2026.

Pas zgjedhjeve të 7 qershorit, seanca konstituive e Kuvendit nisi më 6 gusht, por u ndërpre dy herë me kërkesë të Albin Kurtit. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje nuk propozoi kandidatin për kryetar të Kuvendit, duke argumentuar se ishte e nevojshme një marrëveshje paraprake për zgjedhjen e Presidentit.

Megjithatë, më 8 gusht, kur skadoi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit, kryesuesi i seancës, Avni Dehari, e ndërpreu sërish seancën konstituive.

Lëvizja Vetëvendosje insistoi se seanca nuk duhej të vazhdonte pa një marrëveshje paraprake për Presidentin. Kuvendi u konstituua përfundimisht më 13 shtator.

Ndërkohë, pas disa takimeve, Kurti dhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, njoftuan se ishin dakorduar për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për President. Marrëveshja u kundërshtua nga gjashtë deputetë të LDK-së, ndërsa Sejdiu më vonë njoftoi tërheqjen nga kandidatura.

Zgjedhjet e 7 qershorit ishin rezultat i krizës së mëparshme politike dhe dështimit të partive për të arritur marrëveshje për zgjedhjen e Presidentit. Nëse edhe sot nuk arrihet një marrëveshje dhe Presidenti nuk zgjidhet, Kosova pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare – për herë të katërt brenda dy vitesh.

JU REKOMANDOJMË

Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim

Qorrolli: Institucionet e pavarura po e ngadalësojnë reformën në drejtësi
06/10/2026 - 09:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, ka bërë thirrje për votimin e Presidentit të Kosovës dhe të Projektligjit për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar të dyja si...

Më shumëDetails

Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?

Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?
06/10/2026 - 09:02

Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi shpërndahet dhe shpallen...

Më shumëDetails

Si u caktua 6 tetori afat i fundit për zgjedhjen e presidentit

Akademikë dhe shoqëria civile i kërkojnë Qelajt: Dërgojeni Ligjin për Specialen në Kushtetuese
06/10/2026 - 08:55

Në vendimin e Gjykatës Kushtetuese në shtator për çështjen e konstituimit të Kuvendit dhe formimit të Qeverisë, kjo gjykatë ka bërë të ditur se 6 tetori është afati...

Më shumëDetails

Çitaku: Albin, eja në Kuvend, votoje ligjin, mos nxit – mos provoko

Çitaku- Kurtit: Po jeton në një univers paralel, raportet më ShBA-në në pikën më të ulët
06/10/2026 - 08:37

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, e ka ftuar kryetarin e Vetëvendosjes dhe njëherësh kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të shkojë në Kuvend për ta...

Më shumëDetails

OVL-UÇK thërret protestuesit të mblidhen sot në sheshin e Prishtinës

OVL-UÇK pas protestës: Faleminderit, shqiptarë!
06/10/2026 - 08:31

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka bërë thirrje për pjesëmarrje sot në sheshin e Prishtinës. Në një njoftim të publikuar në Facebook,...

Më shumëDetails

Haradinaj kritikon deputetët e PDK-së: Edhe këta u dashtë me i rrotullu e me i shti brenda Kuvendit

Në zgjedhjet e fundit mbështeti PDK-në, në këto zgjedhje Nasim Haradinaj del hapur në mbështetje të AAK-së
06/10/2026 - 08:18

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj, ka kritikuar deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës që iu bashkuan protestuesve jashtë Kuvendit. Duke folur në Debat Plus, Haradinaj...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    991 Shpërndaje
    Shpërndaje 396 Tweet 248
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë