Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?

06/10/2026 - 09:02
në Kryesore, Lajme
A A
Kush mbetet në krye të shtetit nëse Kosova nuk e zgjedh presidentin sot?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin e ri. Nëse Kuvendi dështon ta bëjë këtë, çka pason është e qartë: Kuvendi shpërndahet dhe shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme. Por, shumë më pak e qartë është se kush do t’i ushtronte kompetencat e presidentit pas kësaj?

Gjykata Kushtetuese, në aktgjykimin e fundit për rastet KO256/26 dhe KO258/26, ka konstatuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka filluar më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Kjo lidhet drejtpërdrejt me nenin 82 të Kushtetutës, sipas të cilit Kuvendi shpërndahet nëse presidenti nuk zgjidhet brenda 60 ditësh nga fillimi i procedurës së zgjedhjes.

Pra, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, nuk nevojitet një vendim i veçantë i Kuvendit për shpërndarjen e tij – thjesht aktivizohet dispozita kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit.

Gjykata e kishte sqaruar këtë parim edhe më herët. Në aktgjykimin e marsit 2026, ajo kishte konstatuar se dështimi për ta zgjedhur presidentin brenda afatit kushtetues çon në shpërndarjen e Kuvendit dhe në zgjedhje të parakohshme, të cilat duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Por, këtu lind një problem tjetër kushtetues: kush mbetet në krye të shtetit?

Në rrethana të zakonshme, kompetencat e presidentit do t’i ushtronte kryetari i Kuvendit, si ushtrues detyre i presidentit.

Por, në situatën aktuale, kjo zgjidhje kushtetuese është komplikuar nga fakti se kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, tashmë e ka ushtruar këtë detyrë për gjashtë muaj.

Haxhiu mori detyrën e presidentes pas përfundimit të mandatit të Vjosa Osmanit më 4 prill. Por, sipas nenit 90, paragrafit 3 të Kushtetutës, posti i ushtruesit të detyrës së presidentit “nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj”.

Kjo periudhë gjashtëmujore përfundoi të dielën, më 4 tetor.

Paqartësitë kushtetuese

Pikërisht këtu shfaqet një paqartësi që Kushtetuta nuk e adreson shprehimisht: kush i ushtron kompetencat presidenciale pasi përfundon periudha maksimale gjashtëmujore e ushtruesit të detyrës, ndërsa presidenti i ri ende nuk është zgjedhur?

Sipas interpretimeve të disa organizatave të shoqërisë civile në vend, kufiri gjashtë-mujor i nenit 90 është absolut. Në këtë lexim, Haxhiu nuk mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale vetëm për shkak se ende nuk është zgjedhur presidenti i ri.

Naim Jakaj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi argumenton se, pas skadimit të këtij afati, vendi mbetet pa ushtrues detyre të presidentit.

Jakaj thotë për Radion Evropës së Lirë se kjo krijon rrezik për kaos kushtetues, sepse pa president disa detyra të rëndësishme shtetërore mund të mbeten pa u ushtruar.

“Presidenti është edhe Komandant Suprem i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Nëse vendi mbetet pa president dhe pa ushtrues detyre me mandat të vlefshëm, nuk do të ketë as person që e ushtron këtë funksion”, thotë Jakaj.

Jakaj shton se ushtruesja e detyrës ishte paraparë si zgjidhje e përkohshme, gjatë së cilës partitë politike do të duhej të arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit.

“Fatkeqësisht, deri tani është parë më shumë se cilës parti i takon posti, sesa procesi dhe kriteret që duhet t’i përmbushë presidenti”, vlerëson ai.

Kështu, kjo zbrazëtirë kushtetuese krijon një problem të menjëhershëm praktik: nëse deri sot në mesnatë Kuvendi nuk arrin ta zgjedhë presidentin e ri, kush do t’i ushtronte kompetencat e tjera që Kushtetuta ia rezervon presidentit dhe kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme?

Në një analizë të publikuar më 2 tetor, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), që shqyrton ushtrimin e detyrës së presidentit përtej kufirit gjashtëmujor, vlerësoi se Kushtetuta nuk parasheh qartë se kush i ushtron kompetencat presidenciale pas përfundimit të tij.

KDI i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Albulena Haxhiu, në cilësinë e ushtrueses së detyrës së presidentit, ose palëve të tjera të autorizuara, t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për sqarim lidhur me ushtrimin e këtyre kompetencave pas 4 tetorit dhe autoritetin për shpalljen e zgjedhjeve në rast se presidenti nuk zgjidhet.

Deri më tani, një kërkesë e tillë nuk është bërë.

Radio Evropa e Lirë pyeti Zyrën e Presidentes nëse Haxhiu mund të vazhdojë t’i ushtrojë kompetencat presidenciale pas përfundimit të afatit gjashtëmujor, kush do t’i shpallte zgjedhjet e parakohshme në rast të shpërndarjes së Kuvendit dhe nëse për këto çështje do t’i kërkohej sqarim Gjykatës Kushtetuese, por nuk mori përgjigje.

Gjykata Kushtetuese, deri më tani, nuk e ka zgjidhur shprehimisht këtë vakuum kushtetues, teksa, sipas KDI-së, mungesa e një mekanizmi të shprehur pasimi pas përfundimit të gjashtëmujorit krijon pasiguri për ushtrimin e kompetencave të presidentit.

Kjo është veçanërisht e rëndësishme pasi disa prej këtyre kompetencave janë të nevojshme për daljen nga kriza.

Presidenti, përkatësisht ushtruesi i detyrës së kësaj pozite, është ai që shpall zgjedhjet për Kuvendin dhe, pas zgjedhjeve, thërret mbledhjen e parë të legjislaturës së re.

Prandaj, nëse presidenti nuk zgjidhet deri më 6 tetor, çështja nuk është vetëm se kur do të mbahen zgjedhjet e ardhshme, por edhe se kush do ta ketë autoritetin për t’i shpallur.

Sipas Jakajt, meqenëse duket që nuk do të ketë një marrëveshje të shpejtë në mes të partive poltike, ndoshta Kuvendi është dashur që të hënën ta zhvillojë procesin e votimit për president, edhe nëse votimi do të dështonte.

“Në atë rast, ushtruesja e detyrës do të mund t’i thërriste partitë politike dhe të caktonte datën e zgjedhjeve të reja. Pas zgjedhjeve, Kuvendi i ri do të mblidhej brenda afatit kushtetues dhe do ta zgjidhte presidentin. Më pas, presidenti do të caktonte mandatarin për formimin e Qeverisë. Ky do të ishte një opsion urgjent për ta nxjerrë vendin nga bllokada”, thotë Jakaj për REL-in.

Në mungesë të një interpretimi të qartë kushtetues, kjo dilemë mund të përfundojë sërish para Gjykatës Kushtetuese./rel

JU REKOMANDOJMË

Mitrovicasi ankohet për mashtrim me çmime nga marketi „Durmart“, publikon foto-dëshmi

Mitrovicasi ankohet për mashtrim me çmime nga marketi „Durmart“, publikon foto-dëshmi
06/10/2026 - 10:02

Në Kosovë është shndrruar në fenomen mashtrimi i konsumatorëve përmes çmime me "oferta" në zbritje nga marketet. Një qytetar ka denoncuar një rast në redaksinë e Veriu.info, duke...

Më shumëDetails

Gruda – VV-së: Ligjit nuk keni ku t’i ikni, ai do të miratohet

Gruda i PDK-së: S’ka asnjë ndryshim të pozicionit
06/10/2026 - 09:58

Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka kritikuar LVV-në lidhur me protestën e mbrëmshme në Prishtinë, duke akuzuar Policinë për përdorim të dhunës ndaj protestuesve. “Shteti ikën nga përgjegjësia...

Më shumëDetails

Grabitje me armë në Shupkovc të Mitrovicës, i dyshuari largohet në drejtim të panjohur

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
06/10/2026 - 09:54

Një grabitje nën kërcënimin e armës është raportuar gjatë natës në fshatin Shupkovc të Mitrovicës. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 01:22, ku një person i dyshuar,...

Më shumëDetails

Krasniqi: Nëse votohet Ligji për Specialen, ka vullnet që të zgjidhet presidenti

Krasniqi: Nëse votohet Ligji për Specialen, ka vullnet që të zgjidhet presidenti
06/10/2026 - 09:37

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur takime me fillim nga ora 09:00. Kështu ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi në një intervistë në Klan Kosova....

Më shumëDetails

“Hidhërim i madh për shkak të dënimit të ish- luftëtarëve” -“Kurti skeptik për ligjin” – protesta e mbrëmshme në mediat e botës

“Hidhërim i madh për shkak të dënimit të ish- luftëtarëve” -“Kurti skeptik për ligjin” – protesta e mbrëmshme në mediat e botës
06/10/2026 - 09:24

Mediat botërore kanë raportuar për protestën e mbrëmshme në Prishtinë, ku pati përleshje mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës. Mediumi ndërkombëtar Reuters i ka kushtuar një artikull të...

Më shumëDetails

Qorolli: Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim

Qorrolli: Institucionet e pavarura po e ngadalësojnë reformën në drejtësi
06/10/2026 - 09:11

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Vigan Qorolli, ka bërë thirrje për votimin e Presidentit të Kosovës dhe të Projektligjit për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar të dyja si...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    994 Shpërndaje
    Shpërndaje 398 Tweet 249
  • Pamje ekskluzive: Sheshi i mbuluar me gjakë nga plagët e nipit të Hashim Thaçit, u rrah brutalisht nga policia – doktor Donjet Bislimi i dha ndihmë në vendngjarje

    141 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    172 Shpërndaje
    Shpërndaje 69 Tweet 43
  • Vazhdojnë dorëheqjet në LDK pasi kjo parti nuk mbështeti ndryshimet ligore për Gjykatën Speciale

    126 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 32
  • Skandali me videot intime në dhomën e Adi Hilës, këngëtarja nga Kosova shkon me emra në polici

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë