Trupi Gjykues II i Dhomave të Specializuara të Kosovës ka konfirmuar vendimin e mëparshëm për zhvillimin e procesit të zhdëmtimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve.
Vendimi është marrë më 2 tetor 2026, pas shqyrtimit të kundërshtimeve të paraqitura nga Mbrojtja.
Trupi Gjykues konfirmoi gjithashtu vendimin për të mos i referuar viktimat për të ngritur padi civile në Kosovë, si dhe afatet e përcaktuara më 16 shtator 2026 për procesin e zhdëmtimit.
Gjykata caktoi edhe afate shtesë për paraqitjen e provave që lidhen me këtë proces./teve1/













