Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës

07/10/2026 - 13:53
në Kryesore, Lajme
A A
BE: Ndryshimet në Ligjin për Gjykatën Speciale bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Bashkimi Evropian ka thënë se është thellësisht i shqetësuar nga ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të cilat, sipas zyrtarëve të Brukselit, bien ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Ligji u votua natën e së martës, pak para se Kuvendi të zgjidhte Justina Shiroka Pulën në krye të shtetit të Kosovës, që u përshëndet nga Brukseli.

„Ne i bëjmë thirrje Kosovës që t’u përmbahet detyrimeve të saj ndërkombëtare për të garantuar pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si dhe zotimit për të siguruar llogaridhënie dhe për t’u dhënë drejtësi viktimave dhe familjeve të tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë“, deklaroi një zëdhënës i BE-së.

Ai kujtoi se Brukseli e ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara si institucion i pavarur gjyqësor, dhe këmbënguli që mandati i tyre aktual dhe pavarësia e tyre të respektohen plotësisht.

“Dhomat e Specializuara të Kosovës po vendosin drejtësi bazuar në parimin e përgjegjësisë penale individuale”, theksoi zëdhënësi i BE-së.

Nga ana tjetër, BE-ja përshëndeti daljen nga bllokada institucionale, që e kishte mbërthyer Kosovën që nga viti 2025, me zgjedhjen e shefes së shtetit. Brukseli tha se pret rikthimin e stabilitetit institucional, i cili, sipas tij, do t’i mundësojë Kosovës të përparojë në rrugën e saj evropiane dhe të përfitojë plotësisht nga mundësitë që ofron BE-ja.

Zëdhënësi i BE-së rikujtoi, gjithashtu, se Kosovën e pret punë e rëndësishme. Këtu përfshihen reformat e lidhura me Planin e Rritjes dhe Reformave, zbatimi i mëtejshëm i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit, si dhe përparimi në bashkëpunimin rajonal dhe në integrimin gradual në Tregun e Vetëm të BE-së.

“Ndonëse BE-ja është e gatshme ta mbështesë Kosovën edhe më tej, partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkët”, nënvizoi zëdhënësi.

Kuvendi i Kosovës e zgjodhi Shiroka Pulën presidente të re në minutat e para të 7 tetorit. Zgjedhja erdhi pas një marrëveshjeje politike të arritur në minutën e fundit, e cila siguroi edhe votat e deputetëve për ndryshimet ligjore që kufizojnë kompetencat e asaj që njihet si Gjykata Speciale.

Para votimit për presidenten, Kuvendi miratoi në lexim të dytë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e përmbyllur kështu procedurën parlamentare për projektligjin e iniciuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në opozitë.

Seanca e jashtëzakonshme u thirr në orët e vona të 6 tetorit, pasi PDK-ja pranoi propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) në pushtet që Shiroka Pula të ishte kandidate për presidente. Kjo ndodhi pas një dite të tërë pa rrugëdalje mes partive. Ndërkohë, protestat kundër ndryshimeve në ligj vazhduan edhe më 6 tetor, një ditë pasi ishte arritur deri te përplasjet mes protestuesve dhe Policisë së Kosovës.

Baza juridike për themelimin e Dhomave të Specializuara është këmbimi i letrave i vitit 2014 mes presidentes së atëhershme të Kosovës, Atifete Jahjaga, dhe Përfaqësueses së Lartë të BE-së, Catherine Ashton.

Dhomat kanë selinë në Hagë, por janë pjesë e sistemit gjyqësor të Kosovës. Bashkimi Evropian është mbështetësi kryesor financiar i tyre, me gati 400 milionë euro që nga themelimi./REL/

JU REKOMANDOJMË

OVL-UÇK i reagon BE-së

OVL-UÇK i reagon BE-së
07/10/2026 - 14:50

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar ndaj deklarimeve të partnerëve të Kosovës nga Bashkimi Evropian lidhur me amendamentet e miratuara për Dhomat e Specializuara. OVL-UÇK...

Më shumëDetails

Bashkësia Islame e uron Justina Shiroka-Pulen: Zoti të dhashtë forcë e urtësi

Bashkësia Islame e uron Justina Shiroka-Pulen: Zoti të dhashtë forcë e urtësi
07/10/2026 - 14:38

Bashkësia Islame e Kosovës ka përgëzuar akademiken Justina Shiroka Pula për përzgjedhjen në detyrën e presidentës së Republikës së Kosovës. “Jam i bindur se, me përvojën dhe përkushtimin...

Më shumëDetails

LAJMI I FUNDIT | Dhomat e Specializuara reagojnë për herë të parë që nga votimi i projektligjit për to

LAJMI I FUNDIT | Dhomat e Specializuara reagojnë për herë të parë që nga votimi i projektligjit për to
07/10/2026 - 14:30

Dhomat e Specializuara nuk kanë një koment për ligjin që dje u miratua edhe në lexim të dytë. Kështu thuhet në një përgjigje me shkrim të Dhomave të...

Më shumëDetails

“Nuk toleroj huliganë në uniformë”, u rrah nga disa policë në protestë, veterani e paraqet rastin në IPK

“Nuk toleroj huliganë në uniformë”, u rrah nga disa policë në protestë, veterani e paraqet rastin në IPK
07/10/2026 - 13:56

Veterani Gazmend Bytyçi, ka paraqitur në Inspektoratin Policor, rastin ku gjatë protestës në Prishtinë, disa policë u panë teksa ushtronin dhunë ndaj tij. Bytyqi, ka thënë se ai...

Më shumëDetails

Ambasadori britanik uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me të e të gjitha institucionet e Kosovës

Ambasadori britanik uron Presidenten Shiroka-Pula: Pres me padurim të punoj me të e të gjitha institucionet e Kosovës
07/10/2026 - 13:45

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka uruar “përzemërisht” Presidenten e re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula. “I uroj asaj shumë suksese në këtë detyrë të rëndësishme”. Ai tha...

Më shumëDetails

IKD: Njoftimi i Kocit për zgjedhjen e presidentit nuk inicion rast në Kushtetuese

IKD: Njoftimi i Kocit për zgjedhjen e presidentit nuk inicion rast në Kushtetuese
07/10/2026 - 13:32

Njoftimi që avokati Arianit Koci dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese për moszbatimin e aktgjykimit lidhur me afatin për zgjedhjen e presidentit nuk inicion vetvetiu një rast të ri në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Auto Draft

    Thellohet skandali i videove intime: Adi Hila kryen marrëdhënie edhe me meshkuj, ja kush është këngëtari i ri korçar (Pamje +18)

    1059 Shpërndaje
    Shpërndaje 424 Tweet 265
  • 200 video intime? Adi Hila nuk ‘kursente’ as burrat,- kush është ish ‘ministri’ me dy meshkuj, një kryebashkiak dhe biznesmenia bjonde që rrihet me shkop?

    214 Shpërndaje
    Shpërndaje 86 Tweet 54
  • 15 mln euro mbështetje për konsumatorët e cenueshëm për subvencionimin e faturave të rrymës

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Adelina Thaçi i drejtohet LDK-së: Partia ime, Zoti të ndihmoftë – por mbi të gjitha, kthjellohu

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • LAJMI I FUNDIT: Gjykata Speciale refuzon një tjetër propozim të mbrojtjes

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë