Valon Lluka është ndaluar për 48 orë nga Policia e Kosovës, sipas informacioneve fillestare.
Kështu ka raportuar portali Arbresh.info që është i afërt me familjen Pacolli.
Ndryshe, Valon Lluka për shumë vite ishte ndër personat më të afërt të Behgjet Pacolli, por që kohëve të fundit kanë pasur përplasje për çështjen e menaxhimit të Aeroportit të Vlorës.
Akoma nuk dihet arsyeja se pse është arrestuar.












