Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi

08/10/2026 - 12:04
në Kryesore, Lajme
A A
Presidentja Shiroka-Pula bën homazhe në Prekaz, te varri i presidentit historik Ibrahim Rugova dhe i veprimtarit Adem Demaçi
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Me marrjen e detyrës, Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, bëri sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, dhe te varri i veprimtarit Adem Demaçi.

Në Prekaz, Presidentja Shiroka Pula nderoi sakrificën sublime të familjes Jashari dhe veprën e komandantit legjendar Adem Jashari.

“Prekazi mbetet simbol i qëndresës dhe sakrificës së pashembullt për atdheun”, tha Presidentja.

Gjatë homazheve te varri i Presidentit historik, dr. Ibrahim Rugova, ajo vlerësoi urtësinë dhe vizionin me të cilin ai e udhëhoqi Kosovën në një nga periudhat më vendimtare të historisë së saj.

“Trashëgimia e tij politike dhe vizioni për një Kosovë të lirë, demokratike dhe të orientuar drejt botës perëndimore janë udhërrëfyes për ne”, theksoi Presidentja Shiroka Pula.

Te varri i veprimtarit Adem Demaçi, Presidentja nderoi jetën dhe veprën e tij, duke theksuar se ai ia kushtoi një jetë të tërë lirisë dhe dinjitetit të popullit të Kosovës.

“Me vendosmërinë dhe sakrificën e tij, Demaçi u bë simbol i qëndresës dhe i mosnënshtrimit përballë padrejtësisë”, u shpreh ajo.

Presidentja Shiroka Pula theksoi se nderimi i këtyre figurave është edhe një rikujtim i themeleve mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës, i sakrificës, vizionit dhe qëndresës së brezave.

JU REKOMANDOJMË

Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha

Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha
08/10/2026 - 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten e re, Justina Shiroka Pula. Pas takimit, Kurti ka thënë se kishte një mikëpritje të përzemërt dhe...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë
08/10/2026 - 12:48

Policia e Kosovës sot ka arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale tē keqpërdorimit tē detyrës...

Më shumëDetails

Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste

Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste
08/10/2026 - 12:38

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie lidhur me zhvillimet e fundit politike nuk përbën diçka të re, duke...

Më shumëDetails

Maliqi: Feja s’është faktor relevant për atë se si shqiptarët e shohin njëri-tjetrin

Maliqi: Feja s’është faktor relevant për atë se si shqiptarët e shohin njëri-tjetrin
08/10/2026 - 12:32

Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka shkruar në llogarinë e tij në “X” sa i përket diskutimit që po bëhet për përkatësinë fetare të presidentes kosovare, Justina Shiroka-Pula, dhe...

Më shumëDetails

BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj

BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj
08/10/2026 - 12:28

Komisioni Evropian po propozon qasje më të hershme në tregjet e BE-së për vendet kandidate, rregulla të reja votimi për të kufizuar të drejtat e vetos dhe masa...

Më shumëDetails

Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman

Gazetari kroat: Kosova me 93.5% myslimanë e zgjodhi presidente një katolike, a e imagjinoni që Serbia ta zgjedh një mysliman
08/10/2026 - 12:23

Gazetari kroat, Zoran Kusaovac, ka shkruar për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës si presidente e Republikës së Kosovës. Ai ka thënë se në Kosovë nuk u bë asnjë teori...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë