Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj

08/10/2026 - 12:28
në Lajme
A A
BE: Reforma për përgatitjen e bllokut për anëtarë të rinj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Komisioni Evropian po propozon qasje më të hershme në tregjet e BE-së për vendet kandidate, rregulla të reja votimi për të kufizuar të drejtat e vetos dhe masa mbrojtëse për një union më të madh.

Komisioni Evropian dëshiron t’i japë një impuls të ri procesit të zgjerimit, në të cilin disa vende kandidate kanë pritur me dekada për t’u anëtarësuar.

Shqipëria, Mali i Zi, Moldavia dhe Ukraina janë aktualisht vendet më të avancuara drejt anëtarësimit në BE. Zyrtarët evropianë kanë shprehur shpresën se Mali i Zi mund të bëhet anëtar i BE-së që në vitin 2028.

“Një union më i madh është një investim afatgjatë për paqen, sigurinë dhe mirëqenien e Evropës,” deklaroi komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, para gazetarëve në Strasburg (06.10.2026).

Një nga pyetjet kryesore është se si BE-ja mund të pranojë më shumë vende në të ardhmen e afërt pa u bërë më e vështirë për t’u qeverisur ose pa rrezikuar prapakthim demokratik në shtetet e reja anëtare.

Përgjigjja e Komisionit është, që paralelisht vendet kandidate të përmbushin standardet e BE-së dhe vetë BE-ja të reformohet duke hequr pengesat në procesin e anëtarësimit dhe duke mbrojtur vlerat e saj demokratike.

Më pak unanimitet, më shumë votim me shumicë të cilësuar
Një nga pengesat kryesore në negociatat e anëtarësimit deri tani ka qenë nevoja për vendime unanime nga të 27 shtetet anëtare. Në të kaluarën, shtete të veçanta kanë bllokuar përparimin e vendeve kandidate për shkak të mosmarrëveshjeve dypalëshe.

Një shembull i dukshëm janë vonesat e shkaktuara nga Hungaria në procesin negociues të Ukrainës.

Tani, dhe jo për herë të parë, Komisioni rekomandon që shtetet anëtare të largohen nga parimi i unanimitetit për vendime si hapja e grupeve të kapitujve negociues dhe ta zëvendësojnë atë me votim me shumicë të cilësuar.

Dilema e unanimitetit

“Çdo grup kapitujsh që hapet i nënshtrohet tre vendimeve të veçanta dhe çdo vendim kërkon unanimitet. Kjo është e pabesueshme dhe mendoj se duhet të ndryshojë qartë,” tha një zyrtar i Komisionit, i cili dëshiroi të mbetej anonim.

Problemi është se kalimi në votim me shumicë të cilësuar do të kërkonte vetë një vendim unanim.

“Kam rezerva nëse shtetet anëtare do të bien dakord njëzëri për këtë ndryshim,” tha Tinatin Akhvlediani, drejtuese e programit të zgjerimit në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane (CEPS), duke kujtuar përpjekjet e mëparshme të dështuara për ndryshimin e rregullave të votimit.

Qasje graduale në përfitimet e anëtarësimit
Për të nxitur reformat në vendet kandidate, Komisioni propozon integrim gradual. Kjo do të thotë se këto vende mund të përfitojnë nga disa avantazhe të anëtarësimit para se të bëhen anëtare të plota, për sa kohë që përmbushin kriteret e BE-së.

“Integrimi gradual nuk është zëvendësim i anëtarësimit të plotë. Ai është përshpejtuesi i zgjerimit,” tha Marta Kos, duke theksuar se procesi do të mbetet i bazuar në meritë.

Sipas Nina Vujanovic, studiuese në institutin kërkimor Bruegel me seli në Bruksel, kjo mund të ketë një efekt motivues për vendet kandidate: “Reformat janë të rëndësishme, por është po aq e rëndësishme që ky proces të shpërblehet disi më herët, para anëtarësimit.”

Qasja më e hershme në përfitimet e BE-së nuk është krejtësisht e re. Për shembull, Mali i Zi tashmë merr pjesë në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA) edhe pse ende nuk është anëtar i BE-së.

Përballja me realitetet gjeopolitike
Komisioni tani dëshiron ta bëjë këtë qasje më sistematike dhe ta lidhë me përafrimin strategjik.

“Kjo nuk do të jetë e disponueshme për vendet kandidate nëse ato nuk orientohen qartë drejt BE-së,” tha një zyrtar i Komisionit.

Kushtëzimi me përafrim strategjik është një element i ri dhe pasqyron përpjekjet e BE-së për t’iu përshtatur tensioneve gjeopolitike me të cilat përballen anëtarët dhe kandidatët.

Zgjedhja e kandidatëve: Rusia apo BE-ja?
“BE-ja po përpiqet të mbajë vendet kandidate larg ndikimit rus,” tha Heather Grabbe, studiuese e lartë në Bruegel. “Synimi për përafrim strategjik drejtohet veçanërisht ndaj politikanëve si Aleksandar Vuçiq në Serbi, i cili ka promovuar qartë interesat ruse,” shtoi ajo.

Procedurat e reja do të kërkonin përafrim jo vetëm me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së, por edhe me standardet e saj për sigurinë ekonomike. “Tregtia e gazit me Rusinë thjesht nuk është diçka që ndërton besim me Bashkimin Evropian,” tha Nina Vujanovic.

Mësimet që BE-ja nxori nga Hungaria dhe Polonia
Për të parandaluar shkeljet e rregullave demokratike nga anëtarët e rinj, Komisioni propozon një periudhë 15-vjeçare gjatë së cilës do të ishte më e lehtë të sanksionoheshin vendet e reja duke u kufizuar fondet financiare ose të drejtat e votimit.

Në një intervistë për The Guardian dhe media të tjera evropiane, Marta Kos e bëri të qartë se BE-ja ka nxjerrë mësime nga prapakthimi demokratik i vërejtur në vende si Polonia dhe Hungaria: “Jo më Viktor Orbán. Duhet të kemi mekanizma më të shpejtë sesa vetëm Neni 7.”

Standard i dyfishtë apo mbrojtje e nevojshme?
Kritikët argumentojnë se kjo masë mbrojtëse do të krijonte kushte të pabarabarta brenda unionit. “Është në thelb e padrejtë,” thotë Heather Grabbe. “Pse në vitet 2040 Mali i Zi duhet të përballet me kushte të ndryshme nga, për shembull, Sllovenia?”

Megjithatë, shumë vende kandidate aktuale kanë një histori të brishtë sa i përket normave demokratike. “Ato janë në fakt demokraci të brishta. Prandaj kjo qasje ndaj tyre mund të justifikohet,” thotë Tinatin Akhvlediani.

Ekspertët thonë, se megjithëse do të ishte e dëshirueshme që rregulla të ngjashme të zbatoheshin për të gjithë anëtarët, kjo nuk është realisht e realizueshme, sepse do të kërkonte miratim unanim. Siç shprehet Heather Grabbe: “Është shumë e vështirë t’i bindësh gjelat të votojnë për Krishtlindjet.”

Megjithëse nisma e Komisionit për rregulla të reja të zgjerimit ka gjasa të çojë përpara debatin, në fund u takon shteteve anëtare të vendosin se sa prej propozimeve do të bëhen realitet.

Këshilli Evropian, i përbërë nga krerët e shteteve ose qeverive të 27 vendeve anëtare, presidenti i Këshillit Evropian dhe presidenti i Komisionit Evropian, pritet t’i diskutojë këto propozime në takimin e tij të ardhshëm më 15-16 tetor.

Rezultati i këtyre bisedimeve do të përcaktojë se sa shpejt mund të ecë përpara agjenda e re e zgjerimit e Komisionit./DW/

JU REKOMANDOJMË

Shala: Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e VV nuk duhet me i pa në politikë

Eskalon aktivisti i PSD-së ndaj Konjufcës e Aliut: Mashtrues, manipulantë, llaskuca e zagarë të këqij
08/10/2026 - 13:24

Opinionisti Azdren Shala, e ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim me Vetëvendosjen. Në emisionin “Kosova Today”, ai tha se kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij,...

Më shumëDetails

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës
08/10/2026 - 13:19

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit...

Më shumëDetails

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital
08/10/2026 - 13:12

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë. Si pasojë...

Më shumëDetails

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë
08/10/2026 - 13:11

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Dukagjinin se në...

Më shumëDetails

Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha

Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha
08/10/2026 - 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten e re, Justina Shiroka Pula. Pas takimit, Kurti ka thënë se kishte një mikëpritje të përzemërt dhe...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë
08/10/2026 - 12:48

Policia e Kosovës sot ka arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale tē keqpërdorimit tē detyrës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

    Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë