Analisti kosovar, Agon Maliqi, ka shkruar në llogarinë e tij në “X” sa i përket diskutimit që po bëhet për përkatësinë fetare të presidentes kosovare, Justina Shiroka-Pula, dhe për faktin se ajo është zgjedhur presidente në një vend me popullsi myslimane mbi 90%.
Maliqi ka thënë se njerëzit nga ish-Jugosllavia e kanë të vështirë ta kuptojnë se përkatësia fetare s’është faktor i rëndësishëm për atë se si shqiptarët e shohin njëri-tjetrin.












