Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste

08/10/2026 - 12:38
në Lajme
A A
Haziri: LDK-ja e ruan atributin e partisë institucionaliste
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se qëndrimi i kësaj partie lidhur me zhvillimet e fundit politike nuk përbën diçka të re, duke theksuar se LDK-ja edhe në raste të mëparshme ka mbështetur rezoluta si shprehje të vullnetit të përbashkët politik.

Haziri ka deklaruar se mospjesëmarrja në veprime të caktuara, pa kundërshtim, është pjesë e rolit politik që LDK-ja ka pasur në këtë proces.

“Nuk ka asgjë të re në këtë rrethanë. LDK-ja nuk e ka kundërshtuar, sikur edhe në një rast vitin e kaluar. Ka mbështetur rezolutën si vullnet i përbashkët. Në rezolutë shprehet vullneti politik. Por kur vijnë këto veprimet e tjera, natyrisht, mospjesëmarrja me kundërshtim është e mjaftueshme për rolin politik që në këtë proces LDK-ja ka pasur dhe duhet me kuptuar. Ajo që sot po pohojmë, në shtëpinë e të varurit mos e përmend litarin, është diçka në të cilën ne duhet me vazhdu gjithmonë e me ndërtu edhe me gjetë mundësi me ndërtu bashkëpunim për të gjitha çështjet që janë në interes të Republikës. Kemi kërkuar drejtësi për të gjithë, kemi thënë që drejtësia duhet me u vendos për të gjithë në Kosovë, edhe jo vetëm ne, më vonë edhe ndërkohë edhe tash janë bashkangjitur edhe parti të tjera. Dhe kjo është e mirë, tash po punohet që me u vendos drejtësi për të gjithë”, ka thënë Haziri.

Ai ka folur edhe për vendimin e Kuvendit lidhur me Dhomat e Specializuara, duke thënë se bëhet fjalë për një institucion që përfaqëson vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Në këtë frymë pak a shumë është e pritshme për LDK-në. Por është vendim i Kuvendit të Republikës, është institucion i cili përfaqëson vullnetin e popullit të Kosovës. Dhomat e Specializuara kanë dalë si prodhim edhe votim i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ka ndarje të sovranitetit dhe drejtësisë, por kjo me koordinim, me bashkëpunim mund të rregullohet dhe mund të gjenden mënyra me u zbatu ligjin… ligjin. Me këtë rast unë dëshiroj me përgëzuar edhe me u uruar Justina Shiroka Pulën. Zgjedhja e saj për presidente është shpresë. Përballim i një situate dhe krize politike për dy vjet gati që Kosovën e çojnë në vitet e humbura. Ajo tani bart këtë shpresë të pjesës dërmuese të Kosovës, që Kosova ka potencial, ka mundësi me përballuar proceset politike dhe që jo vetëm opozita, po edhe shoqëria civile edhe të tjerët e kanë një derë ku mund të komunikojnë dhe uroj të mos jetë një shpirt ku mund të vajtojnë”, ka deklaruar ai.

Haziri ka komentuar edhe procesin e zgjedhjes së presidentes, duke folur për marrëveshjen e mëparshme të LDK-së me kryeministrin Albin Kurti dhe kandidaturën e Bekim Sejdiut.

“LDK-ja e ka pasur një proces të ndërtuar me zotin Kurti dhe ka dalë një emër, Bekim Sejdiu. Nuk doli i mjaftueshëm dhe zoti Kurti ka vendosur që me PDK-në me ndërtuar një rrugë tjetër dhe mënyra se si është ndërtuar, mënyra si u negociua u pa këtë të diel. Fillojmë me Bekim Sejdiun e përfundojmë me Justina Shiroka Pulën, kemi edhe katër emra në mes. Dhe kjo është çështje e një modeli që kanë zgjedhur ata, ka zgjedhur ai, zoti Kurti apo zoti Hamza në këtë rast. Në fund prodhojnë një shumicë politike. LDK-ja dhe me LDK-në në këtë proces politik është një standard i ri. Ju e dini, kur janë zgjedhur presidentët, sa herë janë zgjedhur presidentët, partia që nuk ka qenë pjesë e marrëveshjes nuk ka marrë pjesë në seancë. Ne kemi marrë pjesë në seancë, kemi qëndruar në seancë. Votimi është akt politik. Votimi është akt politik. Voton, nuk voton, abstenon, është akt politik. Ne kemi qëndrim politik, kemi bërë akt politik. Pjesëmarrja jonë është akt politik, mosvotimi është akt politik dhe duhet ta kuptoni. Kemi uruar me njëra pas tjetrës, bile e para që ka uruar e dini kush ka qenë? Për befasi, për të mirë sigurisht. Dhe tani ne vazhdojmë me jetuar me institucionet. Ne e ruajmë atributin e partisë institucionaliste deri në fund, kjo është vlerë politike, nuk është dobësi”, tha Haziri./EO/

JU REKOMANDOJMË

Shala: Albin Kurtin dhe bashkëpunëtorët e VV nuk duhet me i pa në politikë

Eskalon aktivisti i PSD-së ndaj Konjufcës e Aliut: Mashtrues, manipulantë, llaskuca e zagarë të këqij
08/10/2026 - 13:24

Opinionisti Azdren Shala, e ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për bashkëpunim me Vetëvendosjen. Në emisionin “Kosova Today”, ai tha se kryeministrin Albin Kurti dhe bashkëpunëtorët e tij,...

Më shumëDetails

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës

Inspektorati Policor: Do të verifikohen pretendimet lidhur me afatin e skaduar të gazit lotsjellës
08/10/2026 - 13:19

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ka iniciuar sipas detyrës zyrtare një hetim preliminar me qëllim të vlerësimit të veprimeve policore gjatë menaxhimit...

Më shumëDetails

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital

Përplasje mes veturës dhe kamionit në Klinë, një person përfundon në spital
08/10/2026 - 13:12

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 06:10 në rrugën “Sadik Rama” në Klinë. Në aksident janë përfshirë dy automjete, një kamion dhe një veturë. Si pasojë...

Më shumëDetails

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë

Dy të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Prishtinë
08/10/2026 - 13:11

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Zëdhënësi i Policisë në Prishtinë, Enis Pllana, ka konfirmuar për Dukagjinin se në...

Më shumëDetails

Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha

Kurti pas takimit me Shiroka Pulën: Na presin punë e sfida të mëdha
08/10/2026 - 12:58

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një takim me presidenten e re, Justina Shiroka Pula. Pas takimit, Kurti ka thënë se kishte një mikëpritje të përzemërt dhe...

Më shumëDetails

Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë
08/10/2026 - 12:48

Policia e Kosovës sot ka arrestuar disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në Prishtinë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale tē keqpërdorimit tē detyrës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

    Ekskluzive: Policia aksion në Ministrinë e Arsimit, arrestohen pesë zyrtarë

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë