Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të hetohet deri në fund përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor.
Ramadani shkroi, se përdorimi i gazit lotsjellës, siç u tha, me afat të skaduar duhet të dënohet dhe se përgjegjësit duhet të përballen me drejtësinë.
“Hetimet duhet të shkojnë deri në fund. Secili duhet të japë përgjegjësi. Përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor me afat të skaduar duhet të dënohet nga të gjithë ne dhe të ndëshkohet nga drejtësia!”, ka shkruar Ramadani.
Ai ka kërkuar, po ashtu, transparencë nga Inspektorati Policor i Kosovës për gjetjet e hetimit.
“Gjetjet e Inspektoratit Policor duhet të jenë transparente dhe populli duhet t’i dijë! Inspektorati Policor, dëshmi që sistemi funksionon në Kosovë”, u shpreh Ramadani.















