Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?

08/10/2026 - 14:57
në Kryesore, Lajme
A A
A mund ta ndryshojë Kosova marrëveshjen ndërkombëtare për Specialen vetëm përmes një ligji?
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kuvendi i Kosovës miratoi më 6 tetor ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Një ditë më pas, Bashkimi Evropian u shpreh “thellësisht i shqetësuar” dhe tha se ndryshimet bien ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj BE-së.

Partia Demokratike e Kosovës, që propozoi këto ndryshime, tha se kjo nuk është e vërtetë sepse ata s’po e kërkojnë zhbërjen e Speciales dhe se “Kosova u rri besnike detyrimeve që ka marrë për të hetuar pretendimet për trafikim të organeve”.

Ndërsa Qeveria e udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje s’e ka komentuar këtë deklaratë për REL-in. Megjithatë, gjatë miratimit, vetë kryeministri Albin Kurti i cilësoi ndryshimet e propozuara si “të nxituara”.

Por, nëse ndryshimet përmes një ligji vendor bien ndesh me një marrëveshje ndërkombëtare, a mund të ndryshohet ajo marrëveshje?

Ndonëse Kuvendi ka kompetencë e mandat të miratojë dhe ndryshojë ligje, ndryshimi i ligjit të Kosovës nuk do të thotë se me automatizëm ndryshohet edhe marrëveshja ndërkombëtare me të cilën ndërlidhet ligji përkatës.

Sipas profesorit të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Besfort Rrecaj, marrëveshja Kosovë-BE për Dhomat e Specializuara është një instrument juridik ndërkombëtar dhe, edhe si e tillë, mund të ndryshohet, por vetëm “me pëlqimin e palëve”.

Për këtë arsye, sipas tij, Kosova duhet të kërkojë fillimisht dakordim me BE-në për ndryshimet.

“Kosova mund dhe duhet ta propozojë hapjen e negociatave me BE-në për ndryshimin e marrëveshjes, duke e përshtatur atë me ndryshimet e reja”, thotë Rrecaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se çdo ndryshim duhet të ruajë pavarësinë e gjyqësorit dhe integritetin e proceseve gjyqësore.

Cilido ligj i miratuar nga Kuvendi mund të kontestohet te Gjykata Kushtetuese për kushtetutshmëri nga Presidentja, Qeveria, Avokati i Popullit ose Kuvendi, ndërsa 10 ose më shumë deputetë mund ta kundërshtojnë atë brenda tetë ditësh nga miratimi.

Por, në rastin e ndryshimeve të miratuara për Ligjin për Specialen ekziston një procedurë e ndarë.

Pika 3 e nenit 162 të Kushtetutës përcakton se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese, e përbërë nga gjyqtarë ndërkombëtarë, ka kompetencë ekskluzive për referimet kushtetuese që lidhen me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Ndryshimet e miratuara nga Kuvendi synojnë pikërisht ta ndryshojnë këtë rregull përmes ligjit vendor, duke ia hequr Dhomës Kushtetuese në Hagë kompetencën për të shqyrtuar kushtetutshmërinë e ligjit për Specialen e duke e kaluar këtë përgjegjësi të Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por, Kushteteta përcakton se marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat juridikisht të detyrueshme të së drejtës ndërkombëtare kanë përparësi ndaj ligjeve të Kosovës.

Në fund të vitit 2015, për shembull, Gjykata Kushtetuese kishte kërkuar që Asociacioni i komunave me shumicë serbe të themelohej ashtu siç ishte paraparë me Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, megjithëse kishte konstatuar se ajo “nuk ishte tërësisht në përputhje” me Kushtetutën. Kjo pasi që ishte konstatuar se, pas ratifikimit të marrëveshjes, “themelimi i Asociacionit është bërë pjesë e sistemit të brendshëm juridik”.

Për këtë arsye, profesori i së drejtës ndërkombëtare, Rrecaj, sqaron se nëse ligji i ri bie ndesh me marrëveshjen ndërkombëtare me BE-në, ai ligj vendor nuk mund të përdoret për ta tejkaluar marrëveshjen.

“Sipas jurisprudencës së Gjykatës Kushtetuese, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara kanë përparësi ndaj ligjeve të Kosovës. Gjithashtu, Kushtetuta e Kosoves u jep përparësi marrëveshjeve ndërkombëtare edhe ndaj dispozitave të saj”, sqaron Rrecaj.

Si u refuzuan ndryshimet për Specialen në vitin 2020?

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në vitin 2020, kur presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, propozoi ndryshimin e nenit 162 të Kushtetutës, që përcakton mandatin e Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Ai kërkonte:

ta ndryshonte paragrafin 13, në mënyrë që të thuhej drejtpërdrejt se mandati vazhdon deri kur Këshilli i BE-së të njoftojë për përfundimin e tij, në konsultim me Qeverinë e Kosovës;
dhe ta fshinte krejt paragrafin 14, që e lidhte vazhdimin e mandatit me Shkëmbimin e Letrave të vitit 2014.

Propozimet u dërguan për vlerësim paraprak në Dhomën Kushtetuese të Speciales në Hagë nga kryetarja e atëhershme e Kuvendit, Vjosa Osmani. Më 26 nëntor 2020, Dhoma vendosi se amendamentet do t’i pakësonin të drejtat dhe liritë themelore të garantuara me Kushtetutë dhe, për këtë arsye, nuk mund të miratoheshin.

Në aktgjykim, Dhoma i kushtoi vëmendje të veçantë edhe faktit se Kosova nuk ishte konsultuar paraprakisht me autoritetet përkatëse të BE-së.

Dhoma e quajti mungesën e konsultimeve “mangësi procedurale”, por sqaroi se vendimi i saj nuk bazohej vetëm në këtë çështje. Megjithatë, ajo konstatoi se detyrimi për konsultim ishte pjesë e kërkesave kushtetuese dhe ishte relevant për procesin legjislativ në Kosovë.

Nga rrjedh detyrimi për konsultim?

Detyrimi për konsultim me BE-në lidhet me mënyrën se si u krijua korniza juridike e Dhomave të Specializuara.

Procesi nisi pas raportit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës të vitit 2011, i cili përmbante pretendime për krime të rënda gjatë dhe pas luftës në Kosovë. Pas këtij raporti, BE-ja krijoi Task-Forcën Hetimore Speciale për t’i hetuar këto pretendime.

Në vitin 2014, presidentja e atëhershme e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton, shkëmbyen letra për mënyrën se si do të trajtoheshin rastet nëse hetimet do të çonin në aktakuza dhe procese gjyqësore.

Përmes këtij Shkëmbimi Letrash, Kosova u zotua të krijonte dhoma të specializuara dhe një prokurori të specializuar, ndërsa parashihej që procedurat e ndjeshme të zhvilloheshin jashtë Kosovës.

Dokumenti parashihte edhe konsultimin me autoritetet përkatëse të BE-së gjatë ndryshimit të ligjeve që do të ndikonin në këto procedura.

Kuvendi e ratifikoi Shkëmbimin e Letrave më 23 prill 2014, duke i dhënë atij statusin e një marrëveshjeje ndërkombëtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

Më pas, më 3 gusht 2015, Kuvendi miratoi ndryshimin kushtetues që krijoi nenin 162 të Kushtetutës, si dhe Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Tani, mungesa e qartësisë se si Qeveria do ta zbatojë ligjin e ri në raport me këto detyrime ndërkombëtare e lë të hapur çështjen e efektit të tij juridik në praktikë./REL

JU REKOMANDOJMË

E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri

E habitshme në Prishtinë – Qytetari detyrohet të paguajë edhe për internetin që e përdori në kafiteri
08/10/2026 - 15:57

Jo vetëm që do të duhej ta paguante kafen, por një qytetari iu faturua edhe interneti që e përdori për një orë me llaptop në një lokal në...

Më shumëDetails

BE publikon deklaratën për ndryshimet në ligjin për Specialen: Gjykata po jep drejtësi, Kosova t’u përmbahet obligimeve

BE publikon deklaratën për ndryshimet në ligjin për Specialen: Gjykata po jep drejtësi, Kosova t’u përmbahet obligimeve
08/10/2026 - 15:51

Bashkimi Europian ka publikuar qëndrimin zyrtar të Brukselit lidhur me miratimin në Kuvendin e Kosovës të ndryshimeve në ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të...

Më shumëDetails

Si u përfshi pronari i Grand Blue Fafa Resort, Fatos Çerenishti, në skemën e dyshuar për pastrim parash me biznesmenin Hysenbelliu?

Si u përfshi pronari i Grand Blue Fafa Resort, Fatos Çerenishti, në skemën e dyshuar për pastrim parash me biznesmenin Hysenbelliu?
08/10/2026 - 15:33

Biznesmeni Irfan Hysenbelliu, pronar i televizionit News 24, po hetohet nga Prokuroria e Tiranës si i dyshuar për veprën penale të pastrimit të parave, të cilat mund të...

Më shumëDetails

Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen

Emiri i Katarit uron Shiroka-Pulën: Shpreh dëshirën që marrëdhëniet mes dyja vendeve të zhvillohen
08/10/2026 - 15:07

Presidentja e Kosovës Justina Shiroka-Pula, ka pranuar urime edhe nga Emiri i Katarit, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani. Përmes një telegrami zyrtar,ai i ka uruar asaj suksese...

Më shumëDetails

Gjini: Koha e bllokadave mbaroi, Aleanca do të jetë opozitë e pakompromis

Gjini: Kurti duhet të shkojë në opozitë
08/10/2026 - 14:50

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen Presidente të Republikës së Kosovës, duke thënë se me përmbylljen e procesit të konsolidimit institucional, vendi i...

Më shumëDetails

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim

Policia përdori gazlotsjellës me afat të skaduar ndaj protestuesve? – Ramadani kërkon hetim
08/10/2026 - 14:31

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka kërkuar që të hetohet deri në fund përdorimi i gazit lotsjellës ndaj protestuesve më 5 tetor. Ramadani shkroi, se përdorimi i gazit...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    143 Shpërndaje
    Shpërndaje 57 Tweet 36
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Ka 4 fëmijë”, mikesha e Justina Shiroka Pulës tregon anën e panjohur të presidentes së re

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Skandali me aeroportin në Libi: Si u paguan 600 mijë dollarë për kompaninë e Ademit? Veriu.info zbardh kallëzimin penal të Pacollit ndaj Llukës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë