Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Wizz Air pret më shumë bileta se kapaciteti, shqiptarët mbetën dy ditë të bllokuar në Barcelonë

08/10/2026 - 20:00
në Lajme
A A
Wizz Air pret më shumë bileta se kapaciteti, shqiptarët mbetën dy ditë të bllokuar në Barcelonë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Një grup shqiptarësh pretendojnë se kishin mbetur të bllokuar në aeroportin e Barcelonës pas një sërë problemesh me fluturimin e kompanisë Wizz Air, ndërsa thonë se prej dy ditësh po përballen me shtyrje, anulime dhe mungesë asistence.

Në një denoncim të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, një qytetar tregon se fluturimi fillimisht ishte planifikuar më 3 tetor, në orën 22:00. Nisja u shty fillimisht për në orën 03:00 dhe më pas u anulua përfundimisht për shkak të motit.

Pas anulimit, udhëtarët thonë se e prenotuan sërish udhëtimin përmes platformës online të Wizz Air, këtë herë për ditën e djeshme, me nisje në orën 12:30.

Por edhe ky fluturim u shty. Sipas denoncuesit, fillimisht u komunikua se nisja do të bëhej në orën 14:00 dhe më pas në 15:00, pasi kompania po priste avionin tjetër që do të sillte stafin.

Problemi më i madh, sipas udhëtarëve, erdhi në momentin kur duhej të hipnin në avion. Ata pretendojnë se, pavarësisht se kishin bileta të prera, rreth 15 persona mbetën jashtë avionit për shkak të overbooking.

“Kishte çifte që njëri kalonte dhe tjetri jo. Disa janë futur edhe fshehurazi”, pretendon qytetari, duke shtuar se kanë dokumentuar të gjithë situatën dhe disponojnë prova për atë që ka ndodhur.

Sipas tij, Wizz Air u ka dhënë si përgjigje se udhëtarët nuk kanë qenë në kohë në gate, pretendim që ata e kundërshtojnë kategorikisht.

“Ne kemi fakte për të gjitha. Nuk na japin as boarding denied, që të presim të rënët, as hotel, as absolutisht asgjë, edhe pse përgjegjësia është e tyre”, shprehet denoncuesi.

Si pasojë, udhëtarët thonë se ishin detyruar të qëndrojnë në Barcelonë dhe të paguajnë vetë akomodimin, me një kosto që, sipas tyre, shkon në rreth 200 euro nata për shkak të çmimeve të fundjavës.

JU REKOMANDOJMË

Ambasadori gjerman për rrugën e Kosovës drejt BE-së: Vazhdoni ta ndiqni këtë synim ambicioz

Ambasadori gjerman për rrugën e Kosovës drejt BE-së: Vazhdoni ta ndiqni këtë synim ambicioz
08/10/2026 - 20:45

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, tha se pas zgjidhjes së krizës institucionale, Kosova tashmë e ka krijuar mundësinë për të ndjekur në mënyrë aktive agjendën e...

Më shumëDetails

Miftaraj: Kosova nuk mund t’u ikë obligimeve ndërkombëtare ndaj Gjykatës Speciale

Presidenti izraelit në Gaza, thotë se po veprohet “në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”
08/10/2026 - 20:31

Drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj, tha që Kosova nuk mund t’iu ikë obligimeve ndërkombëtare në lidhje me Gjykatën Speciale. “Po ne duhet me qenë të sinqertë me veten...

Më shumëDetails

Presidentja ‘konsensuale’ nis emërimet në kabinet: Militantja e LVV-së, shefe e stafit

Qeveria i dërgon kërkesën e parë Presidentes Shiroka-Pula
08/10/2026 - 19:44

Presidentja e sapozgjedhur, Justina Shiroka-Pula, ka nisur emërimet në kabinetin e saj në Zyrën e Presidencës. Të enjten, Shiroka-Pula e ka emëruar shefe të stafit Berita Abazin, ish-shefen...

Më shumëDetails

KPK publikon vendimin dhe jep arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj

Nga fletarresti për Radoiçiqin, e deri te sulmet nga Kurti e Osmani: Krejt çka tha kryeprokurori i Speciales, Blerim Isufaj
08/10/2026 - 19:37

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka publikuar vendimin dhe arsyet për shkarkimin e Blerim Isufaj nga pozita e Kryeprokurit të Prokurorisë Speciale. Në vendimin e publikuar janë përmendur disa...

Më shumëDetails

Ligji për Specialen, lajmërohet Lumir Abdixhiku: E gjithë kjo nismë e ide ishte veç një mashtrim me emocionet e një populli të lënduar!

Abdixhiku thërret konferencë për media, s’dihet arsyeja
08/10/2026 - 19:06

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar në një shkrim të gjatë lidhur me Ligjin për Gjykatën Speciale i cili u votua natën e 6...

Më shumëDetails

Sami Lushtaku kujton Abedin Rexhën – Sandokanin në 28-vjetorin e rënies: “Trim i rrallë, strateg dhe udhëheqës i shquar”

Sami Lushtaku kujton Abedin Rexhën – Sandokanin në 28-vjetorin e rënies: “Trim i rrallë, strateg dhe udhëheqës i shquar”
08/10/2026 - 18:56

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, ka përkujtuar me nderime dhe krenari të thellë 28-vjetorin e rënies së bashkëluftëtarit të tij nga Vajniku, Abedin Rexha – Sandokani. Lushtaku e...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    Gazetari shqiptar trondit sërish: Janë dy deputetë nga Kosova, njëri shkëmbeu foto intime me një mashkull -këto janë inicialet

    147 Shpërndaje
    Shpërndaje 59 Tweet 37
  • Të shumtë ishin ata që e uruan Shiroka-Pulën, por Arta Bajrami del me një kërkesë për presidenten e re

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    157 Shpërndaje
    Shpërndaje 63 Tweet 39
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Skandali me aeroportin në Libi: Si u paguan 600 mijë dollarë për kompaninë e Ademit? Veriu.info zbardh kallëzimin penal të Pacollit ndaj Llukës

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë