Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Rasti i vdekjes së Laurent Krasniqit, i akuzuari nuk deklarohet për fajësinë

09/10/2026 - 11:21
në Lajme
A A
Rasti i vdekjes së Laurent Krasniqit, i akuzuari nuk deklarohet për fajësinë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shemsi Llugaliu, i akuzuar për aksidentin e komunikacionit ku vdiq Laurent Krasniqi, ka thënë se nuk është në gjendje të deklarohet lidhur me fajësinë. Këtë deklarim e bëri pas leximit të aktakuzës nga prokurori Malart Kuçi.

Seanca gjyqësore lidhur me këtë rast ka nisur sot, nga ora 10:00, nën drejtimin e gjyqtarit Bujar Ahmeti.

Në fillim të seancës, avokati i të akuzuarit, Naim Rudari, ka kërkuar shtyrjen e saj, me arsyetimin se mbrojtja ka angazhuar një ekspert tjetër për përgatitjen e një ekspertize të re të komunikacionit dhe se do të deklarohet pasi të përfundojë ajo.

Prokurori e ka kundërshtuar këtë kërkesë, duke thënë se tashmë ekziston një ekspertizë e komunikacionit, e cila, sipas tij, përcakton qartë veprimet e të akuzuarit, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Gjykata e ka refuzuar kërkesën për shtyrjen e seancës, duke theksuar se bëhet fjalë për seancë fillestare, në të cilën, sipas dispozitave ligjore, i akuzuari duhet të deklarohet lidhur me fajësinë ose pafajësinë.

Laurent Krasniqi, 29-vjeçar, i cili ishte bërë i njohur përmes reklamave dhe videove humoristike në mediat sociale, ka vdekur mbrëmjen e 2 shtatorit në një aksident komunikacioni.

Në këtë rast, palën e dëmtuar, Xheneta Krasniqi, e përfaqëson avokati Fanol Krasniqi.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla njofton datat e aplikimit dhe mbajtjes së provimit

Hapet afati për Provimin e Jurisprudencës, Gërvalla njofton datat e aplikimit dhe mbajtjes së provimit
09/10/2026 - 11:56

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka njoftuar se nga sot, 9 tetor, është hapur afati i ri për aplikim për provimin e jurisprudencës në Kosovë. Përmes një postimi...

Më shumëDetails

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër

Ushtarët e FSK-së ngrisin flamurin e Kosovës në Ambasadën në Londër
09/10/2026 - 11:35

Ministri i Mbrojtjes të Kosovës, Ejup Maqedonci ka shkruar lidhur me medaljen e artë të fituar nga ushtarakët tanë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol 2026”, në mesin e...

Më shumëDetails

Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet plotësisht, pa përjashtime

Tahiri: Ligji për Gjykatën Speciale duhet të zbatohet plotësisht, pa përjashtime
09/10/2026 - 11:00

Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri ka vlerësuar si arritje të madhe miratimin e Ligjit për Ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale, duke kërkuar zbatimin e...

Më shumëDetails

Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)
09/10/2026 - 10:18

Javën e kaluar Veriu.info kishte raportuar për një kërcënim që pretendohet se i është bërë kryetarit të Obiliqit, Halil Thaçi nga një zyrtar komunal, të cilin ai e...

Më shumëDetails

Alarmohet Vuçiq: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar

Alarmohet Vuçiq: Kurti i bashkoi partitë shqiptare në Serbi, për herë të parë garojnë të bashkuar
09/10/2026 - 09:59

Ish-presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se partitë shqiptare në Serbi janë bashkuar për herë të parë për të garuar së bashku në zgjedhje, duke thënë se...

Më shumëDetails

“Minatorët mbetën për orë të tëra nën tokë”, “Nuk duhet të ndodhë ndonjë tragjedi që të veprohet” – avaria në Trepçë dhe siguria e punëtorëve

“Minatorët mbetën për orë të tëra nën tokë”, “Nuk duhet të ndodhë ndonjë tragjedi që të veprohet” – avaria në Trepçë dhe siguria e punëtorëve
09/10/2026 - 09:51

Më 7 tetor në orët e mbrëmjes ndodhi një avari në Trafon Tuneli, më saktësisht në sistemin 35 kV, si pasojë e së cilës është ndërprerë furnizimi me...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    166 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 42
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Identifikohet i dyshuari për tentim-vrasjen në Vushtrri – ky është i arrestuari

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë