Policia e Kosovës ka ndaluar organizimin e fushatave të partive politike serbe në veri të Kosovës.Në emisionin “Kosova Today”, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun, Veton Elshani tha se këto organizime nuk lejohen në Kosovë, për shkak se, sipas tij, policia nuk ka nevojë ta marrë atë barrë.
“Nuk kanë nevojë problemet që i kanë atje me ardh këtu. Ky është aspekti i vetëm. Përndryshe nuk do të kishte problem edhe me pas tubime, sepse ne kemi pasur protesta të qeta, të dhunshme, krejt i menaxhojmë”, u shpreh ai në Klan Kosova.“Nuk ka nevojë me u marrë na me fushatë politike pa nevojë. Domethënë nuk ka kurrfarë nevoje me u marrë me atë çështje. Edhe për arsye që nuk kemi nevojë me u marrë me ato, atëherë ata e vazhdojnë punën e vetë atje në Serbi që e kanë, por jo me neve”, shtoi Elshani.












