Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Prokurori: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s

09/10/2026 - 15:01
në Lajme
A A
Prokurori: Provat e grumbulluara do ta vërtetojnë se Shabani e Qerimi i shërbyen BIA-s
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Prokurori special Bekim Kodraliu në fjalën e tij hyrëse për këtë proces gjyqësor ka thënë se provat e grumbulluara që do të administrohen gjatë gjyqit do të vërtetojnë se dy të pandehurit e kanë ndihmuar dhe i kanë shërbyer BIA-së dhe kanë cenuar rendin kushtetues e jetën e qytetarëve të Kosovës.

“Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi të cilët veç e veç kanë kryer veprën penale ‘Spiunazhi’, ndërsa i akuzuari Muharrem Qerimi akuzohet edhe për mbajtje të paautorizuar të armëve, për të cilën vepër në shqyrtim fillestar e ka pranuar fajësinë”, ka thënë ai.

Tutje theksoi se BIA po zhvillon aktivitet spiunazhi në Kosovë dhe për këtë ka thënë se ekzistojnë prova konkrete. Siç potencoi Kodraliu, Bedri Shabani e kishte ndërlidhur spitalin e Mollopolcit me të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë”.

“Do të vërtetohet në tërësi nga provat që do të administrohen para jush, janë më shumë se 30 raporte policore, me prova konkrete në të, raporti nga Agjencia Forenzike e Kosovës, konfirmimet zyrtare nga AKI dhe burimet e qasshme…. Raportet për hyrje daljet për Serbi dhe kthimi në të njëjtën ditë në Kosovë, dokumentacione dhe foto albume, që përmbajnë foto të luftës së Kosovës, diagrame, fotografi të përgatitura, e në veçanti provat materiale të cilat janë gjetur në posedim tek i pandehuri Bedri Shabani, do të vërtetohet se i njëjti që spitalin e Mollopolcit, ta ndërlidhë me shtëpinë e ashtuquajturën Shtëpia e Verdhë, në Shqipëri. Gjatë administrimit të provave, do të vërtetohet që i pandehuri Bedri Shabani nga një datë e pacaktuar e deri në arrestimin e tij 05.06.2024, e ka ndihmuar BIA-në përmes Sërgjan Rosiqit, në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe librave që kanë të bëjnë më ngjarjet të UÇK-së. Këto veprime i ka ndërmarrë përmes komunikimit telefonik dhe takimeve fizike me Sërgjan Rosiqin”.

JU REKOMANDOJMË

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm ndaj akuzave për spiunazh

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm ndaj akuzave për spiunazh
09/10/2026 - 15:54

Gjykimi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit ka nisur rishtazi, ndërsa të dy të akuzuarit për spiunazh janë deklaruar sërish të pafajshëm për akuzat që u vihen në...

Më shumëDetails

Deputeti Gashi komenton zhvillimet e fundit politike: Koha është për LDK-në

Gashi për ofertën e Haradinajt: Nuk bëjmë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare
09/10/2026 - 15:45

“A është ky fundi i tranzicionit dhe fillimi i një cikli të ri politik në Kosovë? Unë besoj se po. Muajt në vijim do ta dëshmojnë.” Kështu është...

Më shumëDetails

Musliu-Shoshi: Mos i ktheni shigjetat kah Hamza, PDK-ja nuk është tradhtuar

Musliu-Shoshi: Mos i ktheni shigjetat kah Hamza, PDK-ja nuk është tradhtuar
09/10/2026 - 15:26

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se partia e saj nuk është mashtruar ose tradhtuar, por ka vepruar mbi bazën e parimeve, duke kërkuar që përgjegjësia për...

Më shumëDetails

Tahiri: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet

Tahiri: Kishim një presidente notere të Kurtit, Shiroka-Pula të demonstrojë integritet
09/10/2026 - 15:11

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka kërkuar që presidentja Justina Shiroka-Pula të demonstrojë integritet në ushtrimin e mandatit të saj. Ajo ka bërë me dije se Kosovës nuk...

Më shumëDetails

Elshani për fushatat politike serbe: Punën le ta vazhdojnë në Serbi, jo me neve

Elshani për fushatat politike serbe: Punën le ta vazhdojnë në Serbi, jo me neve
09/10/2026 - 14:44

Policia e Kosovës ka ndaluar organizimin e fushatave të partive politike serbe në veri të Kosovës.Në emisionin “Kosova Today”, zëvendësdrejtor i Policisë për veriun, Veton Elshani tha se...

Më shumëDetails

Avokati i Popullit: S’jam autoriteti që e di saktë ku qëndron ligji në raport me Specialen, por do të ketë sfida

Avokati i Popullit: S’jam autoriteti që e di saktë ku qëndron ligji në raport me Specialen, por do të ketë sfida
09/10/2026 - 14:32

Votimi në Kuvend i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar ka ngjallur reagime të shumta. Aleatët ndërkombëtarë kanë adresuar kritikat e tyre, duke...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    154 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Presidentja ‘konsensuale’ nis emërimet në kabinet: Militantja e LVV-së, shefe e stafit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Tjetër video nga Shqipëria: Të përfshirë fytyra të njohura publike

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë