Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm ndaj akuzave për spiunazh

09/10/2026 - 15:54
në Kryesore, Lajme
A A
Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi deklarohen të pafajshëm ndaj akuzave për spiunazh
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjykimi ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit ka nisur rishtazi, ndërsa të dy të akuzuarit për spiunazh janë deklaruar sërish të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë.

Kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Rrahman Beqiri, njoftoi se për shkak të afrimit të datës së pensionimit të anëtarit të trupit gjykues, gjykatësit Vesel Ismajli, ai do të zëvendësohet nga gjykatësja Donika Shala-Abdyli. Për pasojë, gjykimi ka nisur rishtazi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pas konstatimit se aktakuza ishte lexuar, të dy të akuzuarit u deklaruan sërish të pafajshëm.

Seanca po vazhdon me dhënien e fjalës hyrëse nga prokurori Bekim Kodraliu, si dhe nga dy të akuzuarit dhe mbrojtësit e tyre.

Në seancën e fundit, më 30 prill, kishte vazhduar mbyllur gjykimi për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit Edhe seancat e 28 dhe 29 janarit 2026, ishin mbajtur të mbyllura për të njëjtat arsye.

Aktakuza e Prokurorisë Speciale është konfirmuar nga Themelorja dhe Apeli.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër- atë të Reçakut.

Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.

Aktakuza ngarkon Shabanin e Qerimin për spiunazh. Kurse, Qerimi akuzohet dhe për armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës së siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, në pikën e parë Bedri Shabani akuzohet se nga data e pacaktuar e deri në momentin e arrestimit më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, përfshirë eprorët e saj, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike të tilla si Spitali Ushtarak i UÇK-së në fshatin Mollopolc të Shtimes dhe masakrën e Reçakut.

Aktakuza thotë se Shabani të dhënat dhe informacionet në fjalë, ua kishte transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç, përgjegjës për Regjionin e Pançevës, si dhe kolonel Bogoljub Janiçeviç, ish-komandant i Policisë së Serbisë për Regjionin e Ferizajt, gjatës kohës së luftës në Kosovë dhe udhëheqës i operacionit policor-ushtarak në masakrën e Reçakut përmes komunikimeve telefonike, postës elektronike dhe takimeve fizike të zhvilluara në territorin e Serbisë.

Andaj, thuhet se me këto veprime i akuzuari ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës, duke e ndihmuar po ashtu BIA-n në krijimin e një narrative të pavërtetë me qëllim që të ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK -së të Mollopolcit të Shtimes me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” në Burrel të Shqipërisë, kinse janë bërë trafikime organesh, si dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës së Reçakut, duke kërkuar nga zyrtari i BIA-s dhe Bogoljub Janiçeviç që të ndërmarrin veprime operacionale të cilat do të shkaktonin një konflikt të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës.

Prandaj për këto veprime, Bedri Shabani ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Kurse, në pikën e dytë të aktakuzës, Muharrem Qerimi akuzohet se nga viti 2012 e në vazhdimësi deri në arrestimin e tij më 5 qershor 2024, e ka ndihmuar Agjencinë e Intelegjencës dhe Sigurisë së Republikës së Serbisë (që njihet si BIA), në formën e mbledhjes dhe dërgimit të informacioneve, dokumenteve dhe materialeve të ndryshme që kanë të bëjnë me luftën dhe pjestarët e UÇK-së, emrat dhe eprorëve të Policisë së Kosovës, AKI-së, IPK-së, pastaj emrat e dëshmitarëve tashmë të njohur të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë në lidhje me veprat penale të krimit të organizuar, korrupsionin, e të cilat informacione ia ka transmetuar zyrtarit të lartë të BIA-s, Sërgjan Rosiç përgjegjës për Regjionin e Pançevës përmes komunikimeve telefonike dhe takimeve fizike që ka zhvilluar në territorin e Republikës së Serbisë.

Me këto veprime, i akuzuari Qerimi thuhet se ka rrezikuar dhe dëmtuar rëndë rendin juridik kushtetues dhe sigurinë e Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Prandaj për këto veprime, Qerimi ngarkohet me veprën penale “Spiunazh” nga neni 124, paragrafi 3 të Kodit Penal.

Ndërkaq, në pikën e tretë të aktakuzës thuhet se më 5 qershor 2024 të pandehurit Qerimi gjatë zbatimit të urdhëresës së Gjykatës për urdhër kontroll, i është gjetur në posedim pa autorizim një revole e tipit “Ekol Tuna”, një karikator, gjashtë fishekë, njëzet fishekë të tjerë me mbishkrimin 11/53, si dhe katër karikator të tjerë me shenjën e gjysmëhënës dhe një rrumbullak të cilat janë sekuestruar nga Policia e Kosovës.

Me këto veprime, Qerimi ngarkohet se ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorzuar të armëve” nga nenin 366, paragrafi 1 të Kodit Penal.

Shënim: Personi/personat e përmendur në këtë artikull, prezumohen të pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë nga gjykata.

JU REKOMANDOJMË

Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan –dyshohet se vrau gruan në veturë dhe mikun, plagosi mikun tjetër

Ky është i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gjilan –dyshohet se vrau gruan në veturë dhe mikun, plagosi mikun tjetër
09/10/2026 - 16:54

Është identifikuar personi i dyshuar për ngjarjen e rëndë që tronditi Gjilanin, ku dy persona mbetën të vrarë dhe një tjetër u plagos.Burimet e Sinjalit bëjnë me dije...

Më shumëDetails

Dy të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan, policia jep detaje

Dy të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan, policia jep detaje
09/10/2026 - 16:38

“Sot, më 09.10.2026 rreth orës 14:25, Policia e Kosovës, përkatësisht Stacioni Policor në Gjilan, ka pranuar një informatë lidhur me të shtëna me armë zjarri në fshatin Livoç...

Më shumëDetails

“Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë në Gjilan

“Probleme familjare, kërkesë për divorc” – Zbulohen dyshimet e para për vrasjen e dyfishtë në Gjilan
09/10/2026 - 16:31

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në fshatin Livoq të Gjilanit, ku dyshohet se një person ka vrarë gruan dhe një person tjetër, mik...

Më shumëDetails

Qytetari nga Vushtrria gjen kuletën dhe ia kthen pronarit përmes Policisë

Qytetari nga Vushtrria gjen kuletën dhe ia kthen pronarit përmes Policisë
09/10/2026 - 16:29

Një qytetar në Vushtrri ka gjetur një kuletë me dokumente personale dhe një shumë parash, të cilën e ka dorëzuar në Polici, me qëllim që t’i kthehet pronarit...

Më shumëDetails

Dy të vrarë e tre të plagosur nga të shtënat në Livoç të Ulët, dyshohet se burri vrau gruan dhe mikun e tij

Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje
09/10/2026 - 16:21

Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan. Burimet e Gazetës Sinjali...

Më shumëDetails

Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje
09/10/2026 - 16:12

 Një ngjarje e rëndë dyshohet se ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Livoq të Gjilanit, ku një person raportohet se është gjetur i vrarë. Sipas informacioneve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Çlirim Haziri iu kundërpërgjigjet Dejona Mihalit e Alban Krasniqit për fjalët që ia thanë rreth protestave

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Këta janë fëmijët e presidentes Justina Shiroka-Pula

    169 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 42
  • Presidentja ‘konsensuale’ nis emërimet në kabinet: Militantja e LVV-së, shefe e stafit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë