Dy persona kanë mbetur të vrarë, ndërsa tre të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Livoç të Ulët, në Gjilan.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se në mesin e viktimave janë gruaja e të dyshuarit dhe një person tjetër, që dyshohet të jetë miku i tij.
Sipas burimeve ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për motive familjare, pas problemeve që lidhen me një divorc.
Gazeta Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione zyrtare lidhur me rastin dhe është në pritje të një përgjigjeje.













