Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc

10/10/2026 - 09:16
në Kryesore, Lajme
A A
Millan Radoiçiq pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Milan Radoiçiq, ish-nënkryetar i Listës Serbe, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e grupit terrorist në sulmin e armatosur në Banjskë të Zveçanit në vitin 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri policor, heroi Afrim Bunjaku, është shfaqur në tubimin parazgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc.

Ekipi i N1 e filmoi atë para sallës “Jezero”, pranë Danillo Vuçiqit, djalit të Alleksandar Vuçiqit.

Në pamjet e publikuara nga N1, Radoiçiq shihet në shoqërinë e Danillo Vuçiqit para sallës ku u mbajt tubimi i SNS-së. N1 raportoi më herët se Danillo Vuçiqi kishte ardhur në tubim i shoqëruar nga disa automjete me drita sinjalizuese të ndezura.

Radoiçiqi është në kërkim nga Interpoli për shkak të sulmit terrorist në Banjskë, më 24 shtator 2023. Interpoli lëshoi urdhërarrest për të dhe 11 persona të tjerë në dhjetor të po atij viti.

Në këtë sulm terrorist u vra polici Afrim Bunjaku, ndërsa gjatë përleshjeve me policinë u vranë edhe tre terroristë serbë nga grupi i udhëhequr nga Radoiçiqi.

Disa ditë pas ngjarjeve në Banjskë, Radoiçiqi mori përgjegjësinë, përmes avokatit të tij, për organizimin e grupit që mori pjesë në sulm.

Në gusht të vitit 2026, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë ndaj tij për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë gjatë viteve 1998 dhe 1999. Lënda përfshin 20 persona dhe vrasjen e më shumë se 100 civilëve.

Autoritetet e Kosovës e kishin kërkuar më herët edhe nën dyshimet për frikësimin e dëshmitarëve në rastin “Brezovica”, ndërsa hetimi për rolin e tij në vendosjen e barrikadave në veri të Kosovës në vitin 2022 u ndërpre në qershor të vitit 2026, pasi ai nuk ishte i qasshëm për prokurorinë.

JU REKOMANDOJMË

Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro

Kriza politike la Kosovën prapa në reforma, rrezikohen mbi 100 milionë euro
10/10/2026 - 10:42

Pas zgjedhjes së presidentes së re dhe funksionalizimit të të gjitha institucioneve, Kuvendit e Qeverisë po u kërkohet që tani të përqendrohen në përmbushjen e reformave për Planin...

Më shumëDetails

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri

Lutfi Haziri: 16 shtatori e ndryshoi Kosovën, shpresën e krijoi Çlirim Haziri
10/10/2026 - 10:11

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka deklaruar se 16 shtatori ka shënuar një ndryshim në skenën politike të Kosovës, duke vlerësuar se mobilizimi është nxitur...

Më shumëDetails

Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Policia: 21 gëzhoja në vendin e ngjarjes, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat

Vrasja e dyfishtë në Gjilan/ Policia: 21 gëzhoja në vendin e ngjarjes, të dyshuarit i bastisen shtëpitë e pronat
10/10/2026 - 09:40

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë, qindra fishekë dhe prova të tjera materiale gjatë bastisjeve në shtëpitë dhe pronat e të dyshuarit për vrasjen e dy personave dhe...

Më shumëDetails

16 vjeçari nga Kosova shkakton kaos në Zvicër, me skuter të vjedhur nuk i ndalet Policisë në autostradë

16 vjeçari nga Kosova shkakton kaos në Zvicër, me skuter të vjedhur nuk i ndalet Policisë në autostradë
10/10/2026 - 00:52

Një 16-vjeçar kosovar nga kantoni i Aargaut në Zvicër është arrestuar pasi tentoi t’i ikte policisë me skuter të vjedhur në autostradën A1, duke kryer disa shkelje të...

Më shumëDetails

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës

Egzoni e fali xhumanë për herë të fundit pak para tragjedisë, imami nga Gjilani me fjalë prekëse pas vde’kjes së tij dhe motrës
09/10/2026 - 22:53

Imami i Xhamisë në Dheun e Bardhë, Bashkim Bajrami, ka reaguar me dhimbje pas vrasjes së Egzon Bogujevcit dhe motrës së tij, Nafije Bogujevci, në Livoç të Ulët...

Më shumëDetails

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!

Haziri flet për herë të parë: Kam qenë pro votimit për Ligjin për Specialen!
09/10/2026 - 22:45

Lutfi Haziri ka deklaruar se ka qenë pro votimit të Ligjit për Dhomat e Specializuara, duke thënë se mosvotimi nga ana e subjektit të tij nuk ishte çështje...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    I dyshuari për vrasjen në Gjilan është biznesmen i njohur në Kosovë

    277 Shpërndaje
    Shpërndaje 111 Tweet 69
  • Pezullohet nga puna zyrtari komunal që dyshohet se kërcënoi kryetarin Thaçi (Dokument)

    171 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Ky është çifti i përfshirë në tragjedinë në Gjilan, burri dyshohet se vrau bashkëshorten dhe vëllanë e saj

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Trump paralajmëron: Kemi një njoftim të madh për naftën

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Dalin pamjet nga Livoqi i Gjilanit, vendi ku dyshohet se ka ndodhur një vrasje

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë