Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?

12/10/2026 - 09:18
në Kryesore, Lajme
A A
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para se të procedohej nga Qeveria për në Kuvend për votim për ndryshimet e propozuara për ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën u dhanë tri opinione nga departamentet përgjegjëse.

Opinioni i parë është ai i ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte thënë se duke pasur parasysh që ligjit lidhet me Kushtetutën, duhet vlerësim i mëtejm nga Kuvendi.

“Duke marrë parasysh natyrën e veçantë kushtetuese dhe ndërkombëtare të materies që synohet të rregullohet, vlerësojmë se Projektligji kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku edhe është ndërmarrë nisma legjislative në fjalë.”

Një tjetër opinion, por që flet për implikimet financiare, është ai i departamentit të buxhetit në kuadër të Ministrisë së Financave.

Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial që vazhdimisht ankohen për mungesë të buxhetit të mjaftueshëm, mund të ballafaqohen me shpenzime shtesë, për zbatimin e këtij ligji.

“Ky projektligj do të zbatohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), përkatësisht Departamenti Special i Gjykatës Themelore, Apelit ose Supremes në Prishtinë dhe nga Këshilli Prokurorial Kosovës (KPK) përkatësisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ndarjet buxhetore të planifikuara me Ligjin me Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për KGJK -në dhe KPK-në për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028 janë në shumë të përgjithshme prej 181,079,607 euro, të shpërndara për vite, numër të punëtorëve dhe kategori.”, shkruan Dukagjini.

Në këtë dokument thuhet se çdo kosto shtesë që rrjedh si rezultat i obligimeve ligjore nga zbatimi i këtij ligji duhet të adresohet në planifikimet e rregullta buxhetore.

I fundit dokument i renditur që flet për ndryshimet e propozuara, është ai i zyrës së kryeministrit e që është i fokusuar në përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar synon të krijoj mekanizma të strukturuar institucionalë, kornizë të qarta juridiksionale, të ruaj garancitë e gjykimit të drejtë, paanshmërinë gjyqësore dhe sundimin e ligjit bazuar në aktet ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të BE-së për pavarësinë gjyqësore dhe drejtësinë penale.”

Ndryshimet ligjore të ligjit për Dhomat e Specializuar për Kosovën, kaluan të martën në lexim të dytë, në Kuvendin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Shqipëria e zhytur në videot intime të Adi Hilës: Kush po përfiton nga ky spektakël dhe pse po gjykohen më shumë gratë?

Shqipëria e zhytur në videot intime të Adi Hilës: Kush po përfiton nga ky spektakël dhe pse po gjykohen më shumë gratë?
12/10/2026 - 11:07

Prej fundit të shtatorit, pjesë e konsiderueshme e debatit mediatik në Shqipëri është përqendruar te videot intime të kompozitorit Adi Hila. Por, përtej emrave të njohur dhe marrëdhënieve...

Më shumëDetails

Dejona Mihali e ftuar në cilësinë e dëshmitares në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit dhe Isuf Zejnës

Dejona Mihali e ftuar në cilësinë e dëshmitares në gjykimin ndaj Nagip Krasniqit dhe Isuf Zejnës
12/10/2026 - 10:45

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në gjykimin ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejnës lidhur me akuzën për keqpërdorim të detyrës zyrtare,...

Më shumëDetails

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%

Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykim: I pafajshëm 100%
12/10/2026 - 10:45

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën e rigjykimit të hënën, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së...

Më shumëDetails

Ambasada amerikane uron presidenten e re të Kosovës: Mezi presim të punojmë me Justina Shiroka Pulën

Ambasada amerikane uron presidenten e re të Kosovës: Mezi presim të punojmë me Justina Shiroka Pulën
12/10/2026 - 10:30

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e sapozgjedhur të Kosovës, Justina Shiroka Pula. Ambasada amerikane ka theksuar...

Më shumëDetails

Jep dorëheqjen drejtori i përgjitshëm i burgjeve në Shqipëri

Jep dorëheqjen drejtori i përgjitshëm i burgjeve në Shqipëri
12/10/2026 - 10:14

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh në drejtimin e këtij institucioni. Përmes një reagimi publik, Kupi ka bërë të...

Më shumëDetails

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
12/10/2026 - 09:42

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mësohen detaje të reja për kri’min që tronditi Gjilanin të dielën: Ja si ndodhi ngjarja

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë