Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Çka shkruan në opinionet ligjore të ministrive për ndryshimet e ligjit të Gjykatës Speciale?

12/10/2026 - 09:18
në Kryesore, Lajme
A A
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Para se të procedohej nga Qeveria për në Kuvend për votim për ndryshimet e propozuara për ligjin për Dhomat e Specializuara për Kosovën u dhanë tri opinione nga departamentet përgjegjëse.

Opinioni i parë është ai i ministrisë së Drejtësisë, e cila kishte thënë se duke pasur parasysh që ligjit lidhet me Kushtetutën, duhet vlerësim i mëtejm nga Kuvendi.

“Duke marrë parasysh natyrën e veçantë kushtetuese dhe ndërkombëtare të materies që synohet të rregullohet, vlerësojmë se Projektligji kërkon vlerësim të mëtejshëm të specializuar në kuadër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku edhe është ndërmarrë nisma legjislative në fjalë.”

Një tjetër opinion, por që flet për implikimet financiare, është ai i departamentit të buxhetit në kuadër të Ministrisë së Financave.

Këshilli Gjyqësor e ai Prokurorial që vazhdimisht ankohen për mungesë të buxhetit të mjaftueshëm, mund të ballafaqohen me shpenzime shtesë, për zbatimin e këtij ligji.

“Ky projektligj do të zbatohet nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK), përkatësisht Departamenti Special i Gjykatës Themelore, Apelit ose Supremes në Prishtinë dhe nga Këshilli Prokurorial Kosovës (KPK) përkatësisht nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Ndarjet buxhetore të planifikuara me Ligjin me Nr.10/L-001 mbi Ndarjet Buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për KGJK -në dhe KPK-në për vitin 2026 dhe vlerësimet për vitet 2027-2028 janë në shumë të përgjithshme prej 181,079,607 euro, të shpërndara për vite, numër të punëtorëve dhe kategori.”, shkruan Dukagjini.

Në këtë dokument thuhet se çdo kosto shtesë që rrjedh si rezultat i obligimeve ligjore nga zbatimi i këtij ligji duhet të adresohet në planifikimet e rregullta buxhetore.

I fundit dokument i renditur që flet për ndryshimet e propozuara, është ai i zyrës së kryeministrit e që është i fokusuar në përputhshmërinë me legjislacionin e BE-së.

“Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr.05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar synon të krijoj mekanizma të strukturuar institucionalë, kornizë të qarta juridiksionale, të ruaj garancitë e gjykimit të drejtë, paanshmërinë gjyqësore dhe sundimin e ligjit bazuar në aktet ligjore të së drejtës ndërkombëtare dhe të BE-së për pavarësinë gjyqësore dhe drejtësinë penale.”

Ndryshimet ligjore të ligjit për Dhomat e Specializuar për Kosovën, kaluan të martën në lexim të dytë, në Kuvendin e Kosovës.

JU REKOMANDOJMË

Jep dorëheqjen drejtori i përgjitshëm i burgjeve në Shqipëri

Jep dorëheqjen drejtori i përgjitshëm i burgjeve në Shqipëri
12/10/2026 - 10:14

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Adriatik Kupi, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra, pas shtatë muajsh në drejtimin e këtij institucioni. Përmes një reagimi publik, Kupi ka bërë të...

Më shumëDetails

Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në

“Nuk ka vend në BE”, Marta Kos paralajmëron Serbinë për glorifikimin e Mlladiqit
12/10/2026 - 09:42

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë...

Më shumëDetails

Mësohen detaje të reja për kri’min që tronditi Gjilanin të dielën: Ja si ndodhi ngjarja

Mësohen detaje të reja për kri’min që tronditi Gjilanin të dielën: Ja si ndodhi ngjarja
12/10/2026 - 09:32

Detaje të reja janë siguruar për vrasjen e rëndë që ndodhi mbrëmjen e 11 tetorit në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar mbeti i vrarë brenda shtëpisë...

Më shumëDetails

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit

Dogana e Kosovës ndalon mallra të padeklaruara në Han të Elezit
12/10/2026 - 09:07

Zyrtarët e Doganës së Kosovës, gjatë kontrolleve rutinore në Pikën e Kalimit Kufitar në Han të Elezit, kanë ndaluar për kontroll një autobus që udhëtonte nga Turqia drejt...

Më shumëDetails

Armë, para, ari e “Gucci” zhduken nga një shtëpi në Ferizaj – hajnat e demoluan komplet objektin

Hajnat i hyjnë në banesë një prokurori të shtetit, i vodhën portofolin dhe çelësat e banesës
12/10/2026 - 08:54

Një vjedhje e rëndë është raportuar mbrëmjen e 11 tetorit në rrugën “11 Marsi” në Ferizaj, ku nga një shtëpi janë marrë armë, para, stoli ari dhe sende...

Më shumëDetails

Babai dyshohet se privoi nga jeta të birin, çka dihet rreth rastit të rëndë në Pogragjë të Gjilanit?

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
12/10/2026 - 08:41

Toger Ismet Hashani nga rajoni i Gjilanit, ka folur për vrasjet e tre personave që tronditën komunën në tri ditët e fundit. Sa i përket vrasjes së një...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    Tragjedia në familjen Arifi, dy vite më parë humbi jetën edhe vëllai i viktimës

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Vritet një person në Gjilan, dyshohet se Dora’s e viktima janë familjar

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Denoncohet kompania Interex në Mitrovicë: Pretendohet për punë jashtë orarit pa pagesë dhe anulim pushimesh

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Vrasja në Pogragjë të Gjilanit, këta janë viktima dhe i dyshuari (Foto)

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Skandaloze: Fatos Geci i VV-së e akuzon Thaçin për vrasjen e 245 “shqiptarëve atdhetarë”

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë