Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serbja e kthyer në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon që asaj t’i lejohet shfrytëzimi dhe rinovimi i banesës

12/09/2022 - 20:53
në Kryesore, Lajme
A A
Serbja e kthyer në Gjakovë, Avokati i Popullit kërkon që asaj t’i lejohet shfrytëzimi dhe rinovimi i banesës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dragica Gashiq është pjesëtarja e parë e komunitetit serb që është kthyer në Gjakovë.

“Kam një vit këtu, tani më është bërë njëjtë”, thotë Dragica Gashiq, pjesëtarja e parë nga komuniteti serb e kthyer në Gjakovë – qytet rreth 80 kilometra në perëndim të Prishtinës.

Ajo u kthye në vendlindjen e saj dy dekada pas zhvendosjes prej aty. Por, kthimi në një mjedis ku gjatë luftës së viteve 1998/99 u vranë më shumë se 1 mijë bashkëqytetarë të saj shqiptarë, u bë shkak për rezistencë dhe protesta, vitin e kaluar.

Sot, Gashiq thotë se beson se qytetarët e Gjakovës e kanë pranuar kthimin e saj dhe se nuk ka më probleme.

“Mbijetova në kohën më të keqe, kështu që do ta mbijetoj edhe këtë”, thotë ajo.

Radio Evropa e Lirë bisedoi me të pasi Avokati i Popullit i Kosovës kërkoi nga autoritetet lokale që të sqarojnë se çfarë kanë ndërmarrë lidhur me kërkesën e Gashiqit për t’i lejuar asaj të rinovojë banesën.

“Në banesë rrjedh shiu, çatia ka nevojë për riparim dhe më pas të lyhet dhe të gëlqeroset. E tërë banesa, në përgjithësi, duhet të rinovohet”, thotë Gashiq dhe shton se me durim është duke pritur lejen nga komuna.

Çfarë kërkoi Avokati i Popullit?

Komuna e Gjakovës ka afat prej 30 ditësh për t’i kthyer përgjigje Zyrës së Avokatit të Popullit në pyetjen se çfarë hapash ka ndërmarrë për zbatimin e rekomandimit të saj, që të kthyerës Dragica Gashiq t’i lejohet “shfrytëzimi i lirë dhe i papenguar i banesës”, si dhe rinovimi i saj

Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë Marija Radulloviq, zëvendëse e Avokatit të Popullit në Kosovë.

Megjithatë, ajo thekson se rekomandimet e Avokatit të Popullit nuk janë obliguese, përkatësisht nuk kanë funksion ekzekutiv.

“Çdo institucion kombëtar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, në rastin konkret Avokati i Popullit, jep rekomandime. Por, kur lëshohet një raport, në të cilin konstatohet shkelja e të drejtave të njeriut, institucioni i caktuar është i detyruar të informojë brenda 30 ditësh për masat konkrete që ka ndërmarrë. Ky është hapi i radhës”, thotë Radulloviq.

Dragica Gashiq u kthye në banesën e saj në fillim të qershorit të vitit 2021, pasi ajo i ishte liruar nga Agjencia Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës. Që atëherë, Gashiq thotë se përpiqet të marrë leje për rinovim, por pa sukses.

Cili është qëndrimi i institucioneve vendore?

Përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti të marrë përgjigje nga autoritetet lokale në Gjakovë lidhur me atë se a do ta lejojnë Gashiqin që të rinovojë banesën e saj, ashtu siç kërkoi edhe Zyra e Avokatit të Popullit.

Vitin e kaluar, Komuna e Gjakovës kishte kërkuar nga Gjykata Themelore e këtij qyteti që Gashiqit “t’ia anulojë marrëveshjen për qira të banesës, me kërkesën për masë të përkohshme”.

Megjithatë, gjykata e refuzoi këtë kërkesë të autoriteteve lokale me arsyetimin se ishte “e pabazë dhe e panevojshme” dhe Dragica Gashiqit iu lejua të qëndrojë në banesën e saj.

Dragica Gashiq flet në telefon nga banesa e saj në qytetin e Gjakovës, më 28 korrik 2021.

Radio Evropa e Lirë iu drejtua Gjykatës Themelore në Gjakovë me pyetjen se deri ku ka arritur procedura në rastin e Dragica Gashiqit dhe të drejtave të saj pronësore, por, deri në publikimin e këtij teksti, nga ky institucion nuk kthyen përgjigje.

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini, në deklaratat e mëparshme për mediat lokale në Kosovë, ka thënë se Gashiq e kishte regjistruar banesën si pronë të saj në vitin 1997, gjatë regjimit të Sllobodan Milosheviqit, dhe se ato ishin “kohë të kontestueshme”.

Pse ishte kontestuar kthimi?

Në fillim të qershorit të vitit të kaluar, 11 organizata joqeveritare nga territori i Komunës së Gjakovës shprehën pakënaqësinë e tyre për kthimin e Dragica Gashiqit – pjesëtare e komunitetit serb.

Gjatë luftës së viteve 1998 dhe 1999, në Gjakovë u vranë më shumë se një mijë civilë shqiptarë, kryesisht burra. Disa prej tyre, janë ende të zhdukur.

Megjithatë, Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë dhe Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut shprehën brengosjen e tyre lidhur me të drejtat për kthim të Dragica Gashiqit në Gjakovë. Sipas tyre, nuk u respektua fryma e Kushtetutës së Kosovës, konkretisht neni 156, i cili thotë se Kosova “do të promovojë dhe lehtësojë kthimin e sigurt dhe të dinjitetshëm të të zhvendosurve dhe personave të zhvendosur brenda vendit”, dhe se “do t’i ndihmojë ata të rimarrin pronën dhe gjërat e tyre personale”.

Gjithashtu, Zyra e Avokatit të Popullit, në raportin vjetor për vitin 2021, deklaroi se një numër i komuniteteve joshumicë nuk mund të disponojnë lirisht me pronën e tyre të paluajtshme.

“Është fakt se në vitet e fundit ka pasur përparim në zgjidhjen e çështjeve pronësore-juridike. Megjithatë, autoritetet duhet të sigurojnë që të gjithë personat të disponojnë pronën e tyre në përputhje të plotë me ligjin dhe të gëzojnë të drejtat e tyre, duke u garantuar atyre mbrojtje gjyqësore dhe institucionale”, thuhet në raport.

Dy dekada të procesit të kthimit

Procesi i kthimit të serbëve në Kosovë ka më shumë se 20 vjet që vazhdon, por më së shumti në zonat rurale dhe jo në qytete. Po ashtu, Kosova ende nuk ka arritur të zgjidhë çështjen e kthimit të plotë të shqiptarëve të zhvendosur nga veriu i vendit, ku jeton popullata shumicë serbe.

Sipas legjislacionit, të gjithë personat e zhvendosur kanë të drejtë të kthehen në Kosovë dhe për këtë u ndihmojnë institucionet kompetente, Ministria për Komunitete dhe Kthim, drejtoritë komunale për komunitete dhe kthim, si dhe organizatat e ndryshme.

Në vitin 2018, derisa Ramush Haradinaj ishte kryeministër, Qeveria e Kosovës miratoi dekretin “Për kthimin e personave të zhvendosur dhe zgjidhjet e përhershme”, i cili i referohet krijimit të kushteve të nevojshme për arritjen e zgjidhjeve të përhershme për personat e zhvendosur brenda Kosovës dhe në rajon, e të cilët janë zhvendosur si pasojë e konfliktit në periudhën nga 28 shkurti i vitit 1998 deri më 31 mars të vitit 2004.

Aktorët kryesorë për procesin e kthimit janë Ministria për Komunitete dhe Kthim, zyrat komunale për komunitete dhe kthim, si dhe partnerë të tjerë relevantë që mbështesin procesin e kthimit dhe riintegrimit. /REL/

JU REKOMANDOJMË

Marrëveshja LDK – VV për presidentin, Maliqi: Dy veta gjeten “presidentin konsensual” të Kurthit

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
01/09/2026 - 11:20

Analisti Shkëlzen Maliqi e ka komentuar marrëveshjen në mes të LDK-së dhe VV-së për zgjedhjen e presidentit të ri. Ai ka ironizuar me këtë ujdi të Abdixhikut dhe...

Më shumëDetails

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal

LVV me aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, dërgon thasë me mbeturina para objektit komunal
01/09/2026 - 11:03

Lëvizja Vetëvendosje, Qendra në Prishtinë, ka zhvilluar sot një aksion simbolik para Komunës së Prishtinës, ku hyrja e objektit u bllokua me thasë me mbeturina, në shenjë proteste...

Më shumëDetails

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë

Edhe në rigjykim, Endrit Nika deklarohet i pafajshëm për vrasjen e argjentinases në Fushë-Kosovë
01/09/2026 - 10:46

Në seancën e rigjykimit, i akuzuari Endrit Nika u deklarua sërish i pafajshëm për vrasjen e shtetases argjentinase (të dashurës së tij) në Fushë-Kosovë më 2023. “I pafajshëm”,...

Më shumëDetails

Gjendet gruaja e raportuar e zhdukur në Dragash, Policia jep detaje

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
01/09/2026 - 10:20

Një grua, e cila ishte raportuar si e zhdukur në Dragash, është gjetur pas angazhimit të njësive policore dhe qytetarëve. Sipas Policisë, rasti është raportuar më 31 gusht,...

Më shumëDetails

Veprimtarët shqiptarë të Amerikës rreshtohen pas Sejdiut, afër 30 emra mbështesin zgjedhjen e tij President

Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020
01/09/2026 - 09:49

Një grup veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan kanë dalë publikisht në mbështetje të kandidaturës së Bekim Sejdiut për President të Republikës së Kosovës, duke u bërë thirrje...

Më shumëDetails

Peci për protestën e komunave: Nuk e kanë hallin e qytetarit, por pazaret politike

Faton Peci ua kthen me të mirë votat mërgimtarëve: Ua kursen 1 euro për parking – parkingje falas për veturat me targa ndërkombëtare
01/09/2026 - 09:37

Komunat e Kosovës sot do të protestojnë në Prishtinë, kundër asaj që e konsiderojnë cenim të kompetencave dhe të drejtave të tyre ligjore nga niveli qendror. Protesta është...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    Ekskluzive: Arrestohet 4 persona në Mitrovicë nën dyshimin për dallavere me testin e patent shoferëve

    155 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Hoti del me sqarim, tregon pse nuk e voton Bekim Sejdiun për president

    114 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Policia konfirmon raportimin e Veriu.info: Janë arrestuar 4 persona në Mitrovicë për dallavere me testin për patentë shofer

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Bekë Berisha për kandidatin për President: Duhet me qenë shumë i poshtër meqë janë pajtuar për të

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Kjo është…”, momenti kur Mihrija kupton se do të bëhet gjyshe (video)

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë