Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka komentuar ndërhyrjen e deputetëve Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj në rastin e përplasjes mes Gani Gecit dhe gazetarit Lirim Mehmetaj.
I pyetur nga Indeksonline për ndërhyrjen e dy deputetëve të LDK-së te babai i gazetarit Mehmetaj, Haziri e ka cilësuar këtë veprim si një përpjekje për të ndërtuar komunikim dhe për të normalizuar situatën.
“Gjest i mirë, ky është roli i njerëzve tanë. Vlera e LDK-së qëndron në faktin se, edhe në situata tensionesh dhe problemesh politike, ajo ka qenë ura e bashkëpunimit dhe e normalizimit. Gjenerali Hadërgjonaj dhe Quni kanë dashur të ndërtojnë komunikim, dhe kur njerëzit mundohen të bëjnë mirë, duhet ta vlerësojmë një gjë të tillë”, ka deklaruar Haziri.












