Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales, s’komenton për “paradoksin” e dy Kushtetueseve që mund ta interpretojnë atë

13/10/2026 - 16:07
në Lajme
A A
BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales, s’komenton për “paradoksin” e dy Kushtetueseve që mund ta interpretojnë atë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Christian Wigand, ka përsëritur sot qëndrimin e Unionit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se kjo bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Ai u pyet rreth ‘paradoksit’ së Dhomës Kushtetuese brenda Dhomave të Specializuara dhe Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë që mund ta interpretonin ligjin.

Gazetari në pyetjen e tijpër BE’në kërkoi një shpjegim juridik për rolin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë dhe asaj brenda Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Me fjalë të tjera, do të kemi dy organe që e interpretojnë Kushtetutën tonë”.

Wigand tha se i duhet të kufizohet në përgjigje sa i përket qëndrimit politik të Bashkimit Europian për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa tha se për këtë çështje do të mund të përgjigjej më gjerësisht ekipi.

“Dhe do të ishim të gatshëm të shqyrtonim, nëse do të kontaktoni ekipin tonë për një bisedë pak më të detajuar në prapaskenë, nëse ka ndonjë gjë më shumë që mund të themi lidhur me aspektet ligjore që po ngrini. Por mendoj se qëndrimi ynë për Dhomat e Specializuara është shumë i qartë. Bashkimi Europian ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar me vendimet e Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i garantuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Wigand, duke shtuar:

“Dhe më lejoni të përsëris gjithashtu atë që kemi thënë dhe që është publikuar në deklaratën e zëdhënësit: natyrisht, ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, që ndryshon dhe plotëson ligjin ekzistues, bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Europian”.

Bashkimi Europian kishte lëshuar një komunikatë pasi ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara u miratua në Kuvendin e Kosovës ku thuhej ajo që përsëriti sot zëdhënësi.

JU REKOMANDOJMË

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?
13/10/2026 - 16:02

Aktgjykimi dënues i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë e bëri sërish pjesë të debatit çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës dy...

Më shumëDetails

“Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

“Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim
13/10/2026 - 15:47

Një 52-vjeçar, i cili për 25 vjet i përkiste rrethit të ngushtë të krimit të organizuar në Goteborg të Suedisë, është dënuar me shtatë vjet e gjashtë muaj...

Më shumëDetails

Kërçeli kritikon Komunën e Prishtinës për abuzohet me taksat e qytetarëve: 56 mijë euro për ndërtimin e një kioske

Kërçeli kritikon Komunën e Prishtinës për abuzohet me taksat e qytetarëve: 56 mijë euro për ndërtimin e një kioske
13/10/2026 - 15:40

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka kritikuar Komunën e Prishtinës lidhur me shpenzimet për kioskat e reja në kryeqytet, duke ngritur...

Më shumëDetails

Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së

Lirohen veteranët që u prangosën pas rastit me deputetin e VV-së
13/10/2026 - 15:20

Veteranët, Fadil Zogaj dhe Ekrem Selimi janë liruar të hënën, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm, Divizioni për Çështje Penale, ka vendosur sipas detyrës zyrtare...

Më shumëDetails

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve

Erdogan uron presidenten e re të Kosovës dhe thekson partneritetin mes dy vendeve
13/10/2026 - 15:04

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga homologu i saj turk, Recep Tayyip Erdogan, me rastin e marrjes së detyrës. Në letrën e...

Më shumëDetails

Haziri për ndërhyrjen e Qunit dhe Hadërgjonajt në rastin Geci–Mehmetaj: LDK-ja ka qenë urë bashkëpunimi

Haziri për ndërhyrjen e Qunit dhe Hadërgjonajt në rastin Geci–Mehmetaj: LDK-ja ka qenë urë bashkëpunimi
13/10/2026 - 15:00

Nënkryetari i LDK-së dhe deputeti i kësaj partie, Lutfi Haziri, ka komentuar ndërhyrjen e deputetëve Anton Quni dhe Fadil Hadërgjonaj në rastin e përplasjes mes Gani Gecit dhe...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    116 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Nuk e hiq asnjë shkronjë”; “u pajtuam të mos merrem me njëri-tjetrin”: Çka ndodhi mes gazetarit Lirim Mehmetaj dhe Gani Gecit?

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arrestohet Gani Geci

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë