Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales, s’komenton për “paradoksin” e dy Kushtetueseve që mund ta interpretojnë atë

13/10/2026 - 16:07
në Lajme
A A
BE përsërit qëndrimin për ligjin e Speciales, s’komenton për “paradoksin” e dy Kushtetueseve që mund ta interpretojnë atë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zëdhënësi i Bashkimit Europian, Christian Wigand, ka përsëritur sot qëndrimin e Unionit për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, duke thënë se kjo bie ndesh me obligimet ndërkombëtare të Kosovës.

Ai u pyet rreth ‘paradoksit’ së Dhomës Kushtetuese brenda Dhomave të Specializuara dhe Gjykatës Kushtetuese në Prishtinë që mund ta interpretonin ligjin.

Gazetari në pyetjen e tijpër BE’në kërkoi një shpjegim juridik për rolin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë dhe asaj brenda Dhomave të Specializuara në Hagë.

“Me fjalë të tjera, do të kemi dy organe që e interpretojnë Kushtetutën tonë”.

Wigand tha se i duhet të kufizohet në përgjigje sa i përket qëndrimit politik të Bashkimit Europian për Dhomat e Specializuara të Kosovës, ndërsa tha se për këtë çështje do të mund të përgjigjej më gjerësisht ekipi.

“Dhe do të ishim të gatshëm të shqyrtonim, nëse do të kontaktoni ekipin tonë për një bisedë pak më të detajuar në prapaskenë, nëse ka ndonjë gjë më shumë që mund të themi lidhur me aspektet ligjore që po ngrini. Por mendoj se qëndrimi ynë për Dhomat e Specializuara është shumë i qartë. Bashkimi Europian ka mbështetur vazhdimisht punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar me vendimet e Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015, që funksionon brenda sistemit juridik të Kosovës dhe është i garantuar në Kushtetutën e Kosovës”, tha Wigand, duke shtuar:

“Dhe më lejoni të përsëris gjithashtu atë që kemi thënë dhe që është publikuar në deklaratën e zëdhënësit: natyrisht, ligji i miratuar nga Kuvendi i Kosovës, që ndryshon dhe plotëson ligjin ekzistues, bie ndesh me detyrimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Europian”.

Bashkimi Europian kishte lëshuar një komunikatë pasi ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara u miratua në Kuvendin e Kosovës ku thuhej ajo që përsëriti sot zëdhënësi.

JU REKOMANDOJMË

Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin
13/10/2026 - 16:59

Nën dyshimet për kanosjen e gazetarit Lirim Mehmetaj, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Gani Geci, është ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë. Urdhrin për ndalimin...

Më shumëDetails

Policia aksion në dy fshatra në Veri, konfiskohen eksplozivë, armë e fishekë

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
13/10/2026 - 16:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se si rezultat i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe qytetarëve sot me datën 13.10.2026 është realizuar edhe një operacion i...

Më shumëDetails

Tahiri: Kurti po tregon cilën marrëveshje s’po e zbaton Serbia, por s’po tregon si do ta zbatojë autonominë që ua dha serbëve

Tahiri: Kurti po tregon cilën marrëveshje s’po e zbaton Serbia, por s’po tregon si do ta zbatojë autonominë që ua dha serbëve
13/10/2026 - 16:42

Ish-kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti po tregon se cilat marrëveshje me Kosovën s’po i zbaton Serbia, ai po refuzon të tregojë...

Më shumëDetails

Vetëm për tri orë, policia identifikon 15 vetura të paregjistruara në Podujevë, merren masa ndaj shoferëve

Vetëm për tri orë, policia identifikon 15 vetura të paregjistruara në Podujevë, merren masa ndaj shoferëve
13/10/2026 - 16:26

Policia e Kosovës, ka njoftuar për një plan operativ dhe kontroll të zhvilluar në rajonin e Podujevës, duke përdorur pajisje dhe vetura inteligjente për monitorimin e trafikut, ku...

Më shumëDetails

Shkelje në Zubin-Potok, mbyllet një biznes, tjetri gjobitet me 6 mijë euro

Shkelje në Zubin-Potok, mbyllet një biznes, tjetri gjobitet me 6 mijë euro
13/10/2026 - 16:20

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka ndërmarrë masa ndaj dy bizneseve në komunën e Zubin-Potokut, pas shkeljeve të konstatuara gjatë kontrolleve. Sipas njoftimit të Ministrisë së...

Më shumëDetails

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?

Aktgjykimi i Speciales e rikthen debatin për anëtarësim në KiE, por s’i mund të ndodhë kjo?
13/10/2026 - 16:02

Aktgjykimi dënues i shkallës së parë ndaj ish-krerëve të UÇK’së në Hagë e bëri sërish pjesë të debatit çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Europës dy...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    “Na kanë dalë te reforma do”; “janë t’u na pritë”: Gani Geci tentoi të hynte në studiot e Dukagjinit?

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Arrestohet Gani Geci

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Merret vendimi, Gani Geci ndalohet për 48 orë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë