Policia e Kosovës ka gjobitur një ngasës në Klinë, i cili u filmua duke vozitur me 158 kilometra në orë në një zonë ku shpejtësia e lejuar ishte 50 km/h.
Sipas Policisë, video-incizimi ishte publikuar në rrjetet sociale dhe më 11 tetor 2026 ishte pranuar nga Stacioni Policor në Klinë.
Pas veprimeve hetimore dhe operative, më 12 tetor është identifikuar ngasësi i automjetit.
Ndaj tij janë shqiptuar gjobë prej 300 eurosh, tri pikë negative dhe ndalim i drejtimit të mjeteve motorike për tre muaj.
Policia ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që t’i respektojnë kufizimet e shpejtësisë dhe rregullat e komunikacionit, për të rritur sigurinë në rrugë.













