Ajo ka deklaruar se ky proces nuk përbën rishikim të mirëfilltë të buxhetit, pasi, sipas saj, vetëm Ministria e Financave ka pasur mundësi ta rishikojë atë.
Bajrami ka theksuar gjithashtu se, sipas raportit gjashtëmujor të shpenzimeve buxhetore, mbi 60 për qind e projekteve kapitale deri më 30 qershor kishin shkallë të realizimit prej zero për qind.










