Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

13/10/2026 - 21:49
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gjatë hulumtimit për institucionet shëndetësore private dhe respektimin e standardeve ligjore e profesionale në Kosovë, Veriu.info ka siguruar një raport të Inspektoratit Shëndetësor, në të cilin evidentohen disa gjetje në institucionin privat shëndetësor “Cambridge Clinical Laboratories” Sh.P.K. në Prishtinë.

Raporti i inspektimit, i datës 5 janar 2026, tregon se inspektorët kanë evidentuar disqe antibiotikësh me afat të skaduar në hapësirat e laboratorit të mikrobiologjisë klinike. Në mesin e rekomandimeve të dhëna nga Inspektorati është edhe asgjësimi i këtyre materialeve.

Sipas dokumentit të siguruar nga Veriu.info, inspektimi është realizuar pas një ankese të protokolluar më 12 dhjetor 2025, që kishte të bënte me mospërputhjen e rezultateve laboratorike.

Disqe antibiotikësh me afat të skaduar

Në raportin e inspektimit thuhet se, gjatë kontrollit të hapësirave të laboratorit të mikrobiologjisë klinike, janë evidentuar materiale të përdorura për testimin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve, disa prej të cilave kishin afate të skaduara.

Fotografitë e bashkëngjitura në raport paraqesin ambalazhe të disqeve për testimin e ndjeshmërisë ndaj antibiotikëve, përfshirë ampicilinën, amoksicilinën, meropenemin dhe oksacilinën. Në ambalazhet e fotografuara shihen afate skadimi gjatë vitit 2025, përpara datës së inspektimit në janar 2026.

Inspektorati ka rekomanduar që këto materiale me afat të skaduar të asgjësohen.

american hospital kosova 2 vazhdim i raportit

Inspektimi pas ankesës për rezultatet laboratorike

Sipas raportit, kontrolli në “Cambridge Clinical Laboratories” është realizuar për shqyrtimin e një ankese lidhur me mospërputhjen e rezultateve laboratorike në analizat e uinokulturës në mes të disa laboratoreve private në Prishtinë.

Gjatë inspektimit është shqyrtuar edhe dokumentacioni përkatës, ndërsa specialistja e mikrobiologjisë klinike ka deklaruar se qëndron pranë rezultatit të lëshuar për rastin në fjalë dhe se, sipas saj, ai përputhej me gjendjen faktike të mostrës.

Në raport përmendet gjithashtu një rezultat pozitiv për bakterin Enterobacter, i regjistruar në dokumentacionin laboratorik. Megjithatë, dokumenti i inspektimit nuk përbën, në vetvete, konstatim se rezultati ishte i pasaktë.

Inspektorati kërkoi masa për ruajtjen e mostrave

Një tjetër rekomandim i përfshirë në raport lidhet me ruajtjen e mostrave të gjakut. Inspektorati ka kërkuar që ato të ruhen në një frigorifer të veçantë, me qëllim të parandalimit të kontaminimit.

Në përfundim të raportit, inspektorët kanë rekomanduar që të ndërmerren veprimet e kërkuara për adresimin e gjetjeve dhe kanë paralajmëruar se, nëse ato nuk plotësohen, mund të merren masa në bazë të Ligjit për Shëndetësi nr. 04/L-125.

Raporti i siguruar nga Veriu.info nuk dokumenton shqiptimin e një gjobe ndaj “Cambridge Clinical Laboratories” dhe as ndalimin e veprimtarisë së institucionit në kuadër të këtij inspektimi.

Veriu.info ka dërguar pyetje në adresë të “Cambridge Clinical Laboratories” Sh.P.K. lidhur me gjetjet e evidentuara në raportin e inspektimit, masat e ndërmarra për adresimin e tyre dhe përdorimin e materialeve laboratorike me afat të skaduar. Megjithatë, deri në momentin e publikimit të këtij artikulli, nuk ka pranuar përgjigje nga “Cambridge Clinical Laboratories”.

Kush është “Cambridge Clinical Laboratories”?

“Cambridge Clinical Laboratories” Sh.P.K. është komapnia e themeluar në Prishtinë në vitin 2020, ku pronarë të saj janë MaxCapital Sh.A. me 39% të aksioneve, Albana Priftar me 10% të aksioneve dhe Cambridge Pathology B.V. me 51 të aksioneve.

Aksionarja Albana (Daka) Priftaj është shtetase e Shqipërisë, ndërsa me profesion është mjeke e specializuar në fushën e mjekësisë laboratorike dhe biokimisë klinike.

MaxCapital Sh.A. është kompani e themeluar në Prishtinë në vitin 2010, ku 100% të aksioneve i zotëron kompania holandeze Tekton Investments B.V. Në vitin 2010 ishte themeluar “Lotto Sport Sh.A.” – kompani e lojërave të fatit në Shqipëri.

Ndërsa, Cambridge Pathology B.V. është kompani me bazë në Gravenhage , Gravenhage , Nassaulan 2A të Holandës, por që nuk dihet më shumë për pronësinë e saj.

LEXONI EDHE:

Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

 

 

Tags: Albana PriftajCambridge Clinical LaboratoriesCambridge Pathology B.V.Lotto Sport Sh.A.MaxCapital Sh.A.Tekton Investments B.V.

JU REKOMANDOJMË

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)

“O Erjon, o legen, prite Edin se po vjen”, studentët i vënë flakën Bashkisë së Tiranës (Video)
13/10/2026 - 23:39

Studentët dhe të rinjtë protestues kanë shkuar te Bashkia e Tiranës, ku situata është përshkallëzuar. Fillimisht, ata kanë thyer derën e godinës dhe më pas janë futur brenda,...

Më shumëDetails

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë
13/10/2026 - 23:33

Të martën në Tiranë ka pasur përplasje të ashpra në mes të Policisë dhe studentëve protestuesit. Në protestë janë përfshirë edhe qytetarë, përpos studentëve. Gjatë ditës në rrjete...

Më shumëDetails

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së
13/10/2026 - 23:04

Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa ka deklaruar se është për një marrëveshje gjithëpërfshirëse politike mes Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Mustafa tha se ende nuk ka...

Më shumëDetails

Haziri për Kurtin: LDK-së i kërkonte president jopolitik, PDK-së ia toleroi profilin politik

A ka votë, LDK-ja për LVV-në pas zgjedhjeve të balotazhit, Haziri: S’jemi tavolinë suedeze
13/10/2026 - 22:49

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e kishte si qëllim shmangien e zgjedhjeve të reja dhe se zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente ishte...

Më shumëDetails

Nesër mblidhet Qeveria

Nesër mblidhet Qeveria
13/10/2026 - 22:14

Qeveria e Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës në ndërtesën e Qeverisë, duke filluar nga ora 09:00. ZKM nuk ka bërë të ditura detaje lidhur me pikat...

Më shumëDetails

Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen

Lushtaku: Protestat qytetare e detyruan Kurtin ta ndryshojë qasjen për Ligjin për Specialen
13/10/2026 - 22:09

Rreth një javë pas zgjedhjes së presidentes së re të vendit dhe miratimit të projektligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka vlerësuar se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    162 Shpërndaje
    Shpërndaje 65 Tweet 41
  • Nuk i plotësonte kushtet, Inspektorati Shëndetësor ia ndaloi përkohësisht veprimtarinë poliklinikës “Agaj Medical” në Prishtinë (Foto/dokument)

    125 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Merret vendimi, Gani Geci ndalohet për 48 orë

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë