Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka thënë në “Pressing” të T7 se kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka paguar për videon nga SHBA ku tha se “synon të jetë kryeministër.
Por, Azemi tha se nuk ka video që e mbulon faktin që qytetaret e Prishtinës po përballen me mbeturinat që siç thotë ai ka katër javë që nuk janë larguar.
“Një kryetar si Përparim Rama që njihet kaq i dobët që paguan mijëra euro që ta krijojë një video si kjo”.
“Mua më dhimbset për gjendjen të cilën duhet me qenë për me shpresu që pagesa të tilla munden me ta përmirësu sado pak imazhin, sepse nësër sapo të dalin qytetarët jashtë derës së shtëpisë kanë me pa që për katër javë mbeturinat janë në të njëjtin vend”, ka thënë ai.













