Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mehmetaj i kundërpërgjigjet Gecit: Nëse beson në institucione atëhere pse më dërgove familjarët në zyren time – nëse ndihet i fyer, le të më padisë në gjykatë

14/10/2026 - 14:37
në Kryesore, Lajme
A A
Mehmetaj i kundërpërgjigjet Gecit: Nëse beson në institucione atëhere pse më dërgove familjarët në zyren time – nëse ndihet i fyer, le të më padisë në gjykatë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazetari Lirim Mehmetaj ka reaguar ndaj deputetit të pushtetit, Fatos Geci, i cili, sipas tij, ka bërë të ditur se është ankuar në polici për të. Mehmetaj thotë se ky veprim vjen vetëm pasi rasti ka marrë përmasa publike, ndërsa kritikon atë që e konsideron si përpjekje për t’i zgjidhur përplasjet përmes policisë.

Në reagimin e tij, Mehmetaj thekson se, po të besonte vërtet në rrugët institucionale, Geci nuk do të lejonte që familjarë të tij të shkonin në zyrën e gazetarit, por do t’i udhëzonte që çështjet të zgjidheshin përmes institucioneve.

Ai pretendon se deputeti iu drejtua policisë vetëm pasi ngjarja u bë publike, duke e cilësuar këtë si shenjë të mungesës së respektit për institucionet shtetërore.

Mehmetaj rikujton se, në një shtet demokratik, askush nuk duhet të përballet me policinë vetëm për shkak të një opinioni. Sipas tij, nëse Geci konsideron se në postimin e gazetarit ka elemente të shpifjes apo fyerjes, rruga e duhur është padia në gjykatë.

Postimi i plotë i Mehmetajt:

Deputeti i pushtetit Fatos Geci paska shkruar se është ankuar për mua në polici, duke dashur kështu të tregojë se ai i përcjellë rrugët institucionale për të zgjidhur problemet.

Sikur të ishte kështu, nuk do të dërgonte familjarë në zyrën time, madje edhe po të donin ata do t’i ndalonte ky duke iu treguar se këto punë zgjidhen përmes rrugëve institucionale.

E vërteta është se ai ka shkuar në polici vetëm pasi ngjarja i ka marrë përmasat që i ka marrë, duke treguar kështu se ai nuk e respekton as shtetin që vetë partia e tij e udhëheqë.

Përndryshe, nuk mund ta dërgosh askë në polici për opinione. Në shtete demokratike të paktën jo. Njëjtë siç nuk mund ta dërgojë askush Fatos Gecin në polici për atë që ka thënë ai.

Nëse ai beson se ka elemente të shpifjes, apo fyerjes në postimin tim, mund të më paditë për shpifje e fyerje dhe ballafaqohemi në gjykatë.

Koha kur njerëzit dërgohen në burg për opinione ka marrë fund dhe nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë që ajo kohë të rikthehet prapë.

JU REKOMANDOJMË

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim

Gjykata vendos për Gani Gecin, 30 ditë paraburgim
14/10/2026 - 16:05

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë aktvendim për ish-deputetin e LDK-së, Gani Gecin, pas seancës dëgjimore, të mbajtur sot. Klankosova.tv mëson se kërkesa e Prokurorisë është aprovuar dhe...

Më shumëDetails

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen

Kuvendi mblidhet të enjten, këto janë pikat që do të shqyrtohen
14/10/2026 - 15:56

Kuvendi i Kosovës do të mbajë të enjten, nga ora 10:00, seancë plenare, ku në rend të ditës janë disa çështje, përfshirë përzgjedhjen e dy anëtarëve joekzekutivë të...

Më shumëDetails

Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane

Delegacioni i BE mbështet studentët: Liria e tubimit dhe e shprehjes janë vlera thelbësore evropiane
14/10/2026 - 15:30

Bashkimi Europian ka shprehur shqetësim për situatën e krijuar në protestën e studentëve duke kritikuar përdorimin e tepruar të forcës nga Policia ndaj protestuesve dhe gazetarëve. Delegacioni i...

Më shumëDetails

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore

BE-ja i jep Ukrainës 2.86 miliardë euro për dronë, raketa dhe sisteme mbrojtëse ajrore
14/10/2026 - 15:28

Komisioni Evropian i dha të mërkurën Ukrainës 2.86 miliardë euro për të financuar dronë, sisteme mbrojtëse ajrore, raketa dhe nevoja të tjera urgjente ushtarake mes sulmeve të vazhdueshme....

Më shumëDetails

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president
14/10/2026 - 15:22

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për zhvillimet politike në vend dhe çështjen e presidentit të ri të Kosovës. Deri sa...

Më shumëDetails

Përshkallëzohet protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka Ministrisë së Arsimit, pamje

Përshkallëzohet protesta e studentëve në Tiranë, i vihet flaka Ministrisë së Arsimit, pamje
14/10/2026 - 15:17

Protestat e studentëve në Tiranë janë duke u zhvilluar edhe sot. Si dje, edhe ditën e sotme ka pasur përshkallëzim të situatës. Në pamjet e ndara të TCH,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    Kush është Prokurori që e ndaloi për 48 orë Gani Gecin

    168 Shpërndaje
    Shpërndaje 67 Tweet 42
  • Inspektorati ia ndaloi dy shërbime laboratorike poliklinikës “Biohit” të Bujar Rexhajt, nuk plotësonin kushtet (Dokument/foto)

    121 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • “Banda e Naserit”, një 52 vjeçar dënohet me burg në Suedi, i konfiskohen disa prona në Kosovë dhe merret vendim për dëbim

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Cambridge Clinical Laboratories”: Pas ankesës për rezultatet e analizave, zbulohen materiale të shumta laboratorike me afat të skaduar (Dokument/Foto)

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Ky është zyrtari në Prishtinë që dyshohet se zbuloi informata për prona në këmbim të ryshfetit, përfundon prapa grilave

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë