Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Mustafi: Albin Kurti, kryeministri i parë që e trajtoi seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës

15/10/2026 - 21:21
në Lajme
A A
Mustafi: Albin Kurti, kryeministri i parë që e trajtoi seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Ragmi Mustafi, ka theksuar nevojën për bashkimin e faktorit politik shqiptar në Luginën e Preshevës, duke vlerësuar se bashkëpunimi dhe koordinimi politik janë rruga e vetme për të kërkuar zgjidhje ndaj diskriminimit sistematik të shqiptarëve.

Mustafi ka theksuar se ndasitë politike vazhdojnë të jenë një nga sfidat kryesore të shqiptarëve të Luginës, ku veprojnë rreth tetë subjekte politike. Megjithatë, sipas tij, është krijuar një hapësirë për të gjetur një rrugë të përbashkët, në mënyrë vullnetare dhe përmes një procesi organik, autentik dhe të udhëhequr nga vetë shqiptarët e Luginës.

Ai ka vlerësuar gjithashtu angazhimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për çështjen e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.“Shqiptarët, nëse kanë një element që i bashkon, është ndasia në shumë subjekte politike. Edhe në Këshillin e Preshevës janë diku tetë subjekte politike. Por, krahas kësaj, kryeministri Kurti ka krijuar një hapësirë për ta gjetur rrugën e përbashkët, vullnetarisht dhe në një dinamikë që është organizim organik e autentik i vetë shqiptarëve të Luginës”, ka theksuar Mustafi.

Duke folur për përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, Mustafi ka rikujtuar historikun e përfaqësimit parlamentar që nga vitet e ’90-ta, duke përmendur Behlul Nasufin dhe më pas Ramazan Ahmetin, në vitin 1997.Sipas tij, zhvillimet e vitit 2026 e kanë bërë edhe më të qartë nevojën që shqiptarët e Luginës të tejkalojnë ndasitë politike dhe të ndërtojnë një platformë të përbashkët për mbrojtjen e të drejtave të tyre.

“Tash, në vitin 2026, është bërë e qartë se shqiptarët nuk kanë tjetër përveç njëri-tjetrit. Duhet ta gjejnë rrugën e përbashkët dhe të kërkojnë zgjidhje për diskriminimin sistematik”, është shprehur Mustafi.Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti është ndër udhëheqësit që e kanë trajtuar seriozisht çështjen e Luginës së Preshevës, duke e vendosur atë në vëmendjen institucionale të Kosovës.

Në fund, Mustafi ka përmendur edhe përfaqësimin e shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ku, sipas renditjes së tij, Shaip Kamberi nga Bujanoci është i pari, Visar Mehmeti nga Presheva i dyti dhe Bajram Mustafa nga Medvegja i treti./Gazeta10/

JU REKOMANDOJMË

Si është e mundur që një arkitekt nuk po mundet të bëjë zgjidhje për komunikacionin? Kështu përgjigjet Përparim Rama

Përparim Rama për mësimin tërëditor: Ky nuk është veç një projekt arsimor, është investim në gjeneratën që po rrit qytetin tonë
15/10/2026 - 22:12

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, u pyet në Pressing në T7 se si një “arkitekt nuk po mundet me zgjidhë çështjen e komunikacionit”. Rama tha se një nga...

Më shumëDetails

Gjendet pa shenja jetë një person në Prizren, policia jep detaje

Pamje nga ‘Vranjefci’ ku mbetën të plagosur dy persona
15/10/2026 - 21:56

Një person është gjetur pa shenja jete në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar për IndeksOnline zëdhënësi i Policisë në rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai ka bërë të...

Më shumëDetails

A është marrë në pyetje, a ka hetime ndaj tij“, përgjigjet Përparim Rama

“Përparim Rama do të bëjë gjithçka për të penguar një koalicion LDK-VV”, thotë Demhasaj
15/10/2026 - 21:46

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka thënë se nu është mrrë në pyetje apo që është duke u hetuar....

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë

Protestuesit i vënë flakën Ministrisë së Financave në Tiranë
15/10/2026 - 21:28

Protestuesit nuk kanë ndërmend të ndalen as pas më shumë se 10 orësh dhunë e shkatërrim në rrugët e Tiranës. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Elda Menga,...

Më shumëDetails

Arben Gashi për protestat në Shqipëri: Kur pakënaqësia bëhet masive, duhet të kthehesh te qytetari përmes zgjedhjeve

Gashi: Kurti të dorëhiqet, opozita nuk i ka numrat për shkarkimin e Qeverisë
15/10/2026 - 20:55

Deputeti i LDK’së, Arben Gashi, ka shkruar sot për protestat e dhunshme që kanë shpërthyer në Tiranë. Ai ka thënë se në momentin kur pakënaqësia bëhet aq e...

Më shumëDetails

The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut

The Guardian: Izareli ka bllokuar ndërtimin e hapësirave ku do të vendoseshin trupat e Kosovës dhe Marokut
15/10/2026 - 20:23

Plani i Bordit të Paqes së presidentit amerikan Donald Trumpit për vendosjen e një force ndërkombëtare të stabilizimit në Gaza, sipas gazetës britanike The Guardian, po has në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • Gjetje skandaloze në “Diagnostika Lab”: Shërbime laboratorike pa staf të licencuar – Inspektorati ndalon disa shërbime shëndetësore (Dokument)

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Ja çka deklaroi Gani Geci në seancë gjyqësore

    156 Shpërndaje
    Shpërndaje 62 Tweet 39
  • Daut Haradinaj thotë se një bashkëpunëtor i Serbisë u takua në Dubai: “E di që AKI-ja po e ndjek”

    82 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë