Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

‘Nuk je mbi popullin’, Tayna reagon fuqishëm për protestat në mbështetje të studentëve

16/10/2026 - 16:46
në ShowBiz
A A
‘Nuk je mbi popullin’, Tayna reagon fuqishëm për protestat në mbështetje të studentëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Tayna ka reaguar publikisht për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke dalë hapur në mbështetje të studentëve dhe duke përcjellë mesazhe të drejtpërdrejta për drejtuesit e shtetit.

Përmes një deklarate të gjatë në Instagram, artistja ka bërë të ditur se prej ditësh po ndjek zhvillimet në Shqipëri, por këtë herë ka vendosur të mos mjaftohet vetëm me shpërndarjen e informacioneve.

“Të jesh kryeministër, president apo të mbash çfarëdo pozite udhëheqëse, nuk do të thotë të jesh mbi popullin. Do të thotë të jesh në shërbim të tij”, shkruan ajo, duke theksuar se kjo vlen edhe për qytetarët që kritikojnë pushtetin apo dalin në rrugë për të kërkuar ndryshime.

Tayna nuk ka kursyer as mesazhet për Policinë e Shtetit, teksa ka bërë thirrje për qetësi dhe shmangien e dhunës.

“Policia ka për detyrë t’i mbrojë qytetarët, jo t’i frikësojë ata”, është një tjetër deklaratë e fortë e saj.

Megjithatë, artistja ka theksuar se dhuna nuk duhet të vijë nga asnjëra palë, përfshirë protestuesit apo individët që mund ta shfrytëzojnë situatën për qëllime të tjera.

Në mesazhin e saj, Tayna është ndalur veçanërisht te studentët, duke kujtuar se pikërisht të rinjtë shqiptarë kanë qenë ndër ata që e kanë mbështetur gjatë karrierës.

“Unë këndoj falë këtij populli. Falë këtyre të rinjve, këtyre studentëve që e kanë dëgjuar muzikën time, që më kanë mbështetur dhe që më kanë dhënë mundësinë ta jetoj ëndrrën time”, është shprehur ajo.

Artistja ka kërkuar gjithashtu që studentët të bashkohen rreth kërkesave konkrete dhe të mos lejojnë që zëri i tyre të përdoret për interesa që nuk i përfaqësojnë.

Një tjetër pjesë e deklaratës që bie në sy është thirrja e saj për dialog mes pushtetit dhe qytetarëve.

“Gjëja më e madhe që mund të bëjë një njeri me pushtet është të ulet përballë atyre që nuk pajtohen me të dhe t’u thotë: ‘Po ju dëgjoj. Le ta gjejmë një zgjidhje bashkë’”, shkruan Tayna.

Në përmbyllje, ajo ka përcjellë një mesazh që përmbledh qëndrimin e saj ndaj zhvillimeve të fundit: “Shqipëria nuk është e një partie, e një qeverie apo e një individi. Shqipëria është e njerëzve të saj.”

Reagimin e saj e ka shoqëruar edhe me mbishkrimin: “Gjithmonë me popullin! Gjithmonë me studentët!”.

JU REKOMANDOJMË

Mozzik dhe Lotina Haziri bëhen prindër: Zbulohet gjinia dhe emri i veçantë i bebit

Mozzik dhe Lotina Haziri bëhen prindër: Zbulohet gjinia dhe emri i veçantë i bebit
16/10/2026 - 16:06

Reperi, Mozzik, ka ndarë lajmin e bukur të ardhjes në jetë të djalit të tij, Oz. Përmes një postimi, artisti ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit pasi u bë...

Më shumëDetails

Lufta që shpërfaqet në përditshmëri: Filmi “Dua” sjell Kosovën e fundviteve 90-të nëpërmjet syve të një adoleshenteje

Lufta që shpërfaqet në përditshmëri: Filmi “Dua” sjell Kosovën e fundviteve 90-të nëpërmjet syve të një adoleshenteje
16/10/2026 - 14:33

E përditshmja e njohur zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” e lavdëron filmin “Dua” të regjisores kosovare Blerta Basholli. Dua është trembëdhjetë vjeçe. Bashkë me shoqet e saj po bëhet...

Më shumëDetails

Kim Kardashian tërheq vëmendjen me fustanin e zi në “Jimmy Kimmel Live”

Kim Kardashian tërheq vëmendjen me fustanin e zi në “Jimmy Kimmel Live”
16/10/2026 - 13:30

Ylli 45-vjeçar zgjodhi një fustan pa mëngë me dekolte të theksuar dhe fund të gjatë, të plotësuar me detaje rrethore në pjesën e poshtme.  Gjatë intervistës, Kim foli...

Më shumëDetails

Alaudin Hamiti zbulon detajin e ri nga prapaskenat e Big Brother

Alaudin Hamiti zbulon detajin e ri nga prapaskenat e Big Brother
16/10/2026 - 13:14

“Big Brother VIP Kosova 5” po i afrohet gjithnjë e më shumë rikthimit në ekran, ndërsa përgatitjet për edicionin e ri duket se kanë hyrë në fazën përfundimtare....

Më shumëDetails

“Për inati”, Dafina dhe Sardi sjellin këngën e re

“Për inati”, Dafina dhe Sardi sjellin këngën e re
16/10/2026 - 09:56

“Për inat”, quhet kënga e re e këngëtares së njohur Dafina Zeqiri. Ky projekti i ri i saj vjen në bashkëpunim me Sardin, raporton Klan Kosova. “A si...

Më shumëDetails

“Allahu e di më mirë…” – Egzon Sahiti rikthehet pas humbjes së Laurentit, emocionon me përgjigjet ndaj ndjekësve

“Allahu e di më mirë…” – Egzon Sahiti rikthehet pas humbjes së Laurentit, emocionon me përgjigjet ndaj ndjekësve
16/10/2026 - 09:00

Më shumë se një muaj pas ndarjes nga jeta të mikut të tij, Laurentit, Egzon Sahiti është rikthyer në rrjetet sociale, duke marrë mesazhe të shumta mbështetjeje nga...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    133 Shpërndaje
    Shpërndaje 53 Tweet 33
  • Skandal në “Uromedica” e Tomë Komanit: Zbulohet se ofronte ESWL (thyerjen e gurëve në veshka) pa licencim – Inspektorati ia ndaloi shërbimin

    144 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ja çka thotë policia e shtetit për publikimet se kanë shkuar policë serbë në Tiranë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Qytetari me fotografi të Kurtit në telefon i kërkon ndihmë, Time Kadriaj tregon si iu përgjigj

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë