
Premtimet janë karakteristika kryesore e poliikanëve anëemban botës, ani pse jo të gjitha realizohen.
Por në fakt premtimet dhe realizimi i tyre janë kuti matës për sukseset apo dështimet e një politikani.
Instituti GAP ka bërë një matje të premtimeve të kryetarëve të komunave dhe realizimin e deritanishëm, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka dhënë 109 premtime nga të cilat deri tani ka realizuar plotësisht vetëm 8.
Gjysmë të përmbushura i ka 7 kurse ka filluar së zbatuari 14 ndërsa ende nuk ka filluar 77./Veriu.info/












