Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Bajrami: 13 paga për sektorin publik, ndërsa për sektorin privat as pagë minimale

17/10/2026 - 10:54
në Lajme
A A
Bajrami demanton Kurtin: Kosova mbijeton falë remitancave, ne i “eksportojmë të rinjtë në Evropë”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur me grevën e punëtorëve teknikë të shkollave, duke e kritikuar moszbatimin e pagës minimale për punëtorët e sektorit privat.

Në një postim në Facebook, Bajrami shkroi se punëtorët teknikë të shkollave, të punësuar nga kompani private të kontraktuara nga komunat, vazhdojnë të paguhen me 390 euro në muaj, ndonëse paga minimale prej 500 eurosh bruto ka hyrë në fuqi më 1 korrik 2026.

Ajo ka kërkuar nga Inspektorati Qendror i Punës që të marrë masa ndaj kompanive që nuk e zbatojnë vendimin për pagën minimale.

“Nëse kompanitë nuk i përballojnë kostot shtesë nga vendimi i Qeverisë, zgjidhjen duhet ta kërkojnë te kontraktori i tyre përmes ndryshimit të kontratave, POR problemet kontraktuale asnjëherë nuk duhet të zgjidhen në kurriz të punëtorëve dhe këtë situatë s’duhet ta lejoj Inspektorati”, u shpreh Bajrami.

Deputetja e LDK-së ka pasur kritika po ashtu për dallimin mes trajtimit të sektorit publik dhe atij privat, duke përmendur ndarjen e rreth 130 milionë eurove për pagën e 13-të për punonjësit e sektorit publik.

“Qeveria ka ndarë rreth 130 milionë euro për pagën e 13-të, për sektorin publik,(përmes rishikimit të buxhetit) ndërkohë punëtorët që mbajnë të pastra shkollat e fëmijëve tanë nuk marrin as pagën minimale. Qeveria duhet të sigurojë zbatimin e vendimeve të veta, komunat duhet të marrin përgjegjësi për kontratat e tyre, ndërsa kompanitë private duhet t’i respektojnë të drejtat e punëtorëve. Paga minimale nuk është privilegj as opsion, është detyrim ligjor dhe duhet të zbatohet nga të gjithë”, shkroi Bajrami.

JU REKOMANDOJMË

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik

Tahiri: Qeveria pa program, pa identitet dhe pa letërnjoftim politik
17/10/2026 - 11:37

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Qeveria “Kurti 4”, ende nuk ka paraqitur programin e saj qeverisës për diskutim publik dhe parlamentar, ndonëse...

Më shumëDetails

BBC shkruan për protestat në Shqipëri

BBC shkruan për protestat në Shqipëri
17/10/2026 - 11:10

Shqipëria merr një dritë tjetër jeshile… ose i afrohet këtij synimi të madh, këtij objektivi historik, papritur shpërthejnë flakët? Nuk është aspak rastësi! Asgjë nga ajo që po...

Më shumëDetails

Maqedonci: Kemi kërkuar nga SHBA-ja të diskutojmë blerjen e helikopterëve

Maqedonci: Strukturat serbe të sigurisë po i mbështesin grupet terroriste me qëllim destablizimin e Kosovës dhe Ballkanit
17/10/2026 - 10:30

Kosova ka adresuar kërkesën te Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të diskutuar blerjen e helikopterëve për Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), ndërsa prioritet në zhvillimin e...

Më shumëDetails

Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat

Rama prezanton platformën “Dëmi im” në E-Albania, bizneset e vogla do të dëmshpërblehen për dëmet nga protestat
17/10/2026 - 09:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar sot dritaren “Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit...

Më shumëDetails

Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë

Joseph: Kritikat publike të BE-së ndaj Kosovës po i sjellin përfitime Serbisë
17/10/2026 - 09:43

Profesori amerikan, Edward Joseph ka thënë se Bashkimi Evropian duhet t’i trajtojë privatisht shqetësimet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, ndërsa thekson se Kosova ka të...

Më shumëDetails

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike

Arrestohen dy të dyshuar dhe konfiskohen mbi 50 kg lëndë narkotike
17/10/2026 - 09:21

Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë – Sektori Qendror,pas hetimeve disa mujore lidhur me rastin e koduar “MALI”, në koordinim me Prokurorinë Themelore Gjilan,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    Skandal në Spitalin Amerikan 2 të Klodian Allajbeut: Nënës iu dorëzua foshnja e gabuar, zbulohet se infermierja ishte e palicencuar

    149 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 37
  • Konfirmohet raportimi i Veriu.info: Komuna e Faton Pecit shpall fituese kompaninë për të cilën u paralajmërua se po i kurdisej tenderi 3-milionësh

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Skandal – Cenohet siguria kombëtare: Një shtetas i huaj arrin të futet në tunelet e Kampit të Njësive Speciale të Policisë në Vrellë, filmon gjithçka dhe i publikon pamjet. Si do ta arsyetojë këtë Xhelal Sveçla?

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • I kërkuan marrëdhënie intime në grup një gruaje, këta janë tre policët e suspenduar nga IPK-ja

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Inspektorati gjobit kompaninë “RIGA PHARM” për mashtrim me çmime në Prishtinë dhe Podujevë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë