Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar letra urimi nga Mbreti i Suedisë dhe presidentët e Hungarisë e Letonisë, me rastin e zgjedhjes dhe marrjes së detyrës si Presidente e Kosovës.Sipas njoftimit të Presidencës, Mbreti i Suedisë, Carl Gustaf R. i ka përcjellë urimet e tij të sinqerta presidentes Shiroka Pula, duke i dëshiruar shëndet, ndërsa popullit të Kosovës mirëqenie dhe prosperitet.
Në letrën e tij të urimit, presidenti i Hungarisë, Andras Baka, ka rikonfirmuar mbështetjen e shtetit të tij për integrimin euroatlantik të Kosovës, si dhe përpjekjet e saj për stabilitet, paqe dhe prosperitet ekonomik në rajon. Ai ka theksuar edhe kontributin e vazhdueshëm ushtarak të Hungarisë në misionin e KFOR-it.“Kurse Presidenti i Republikës së Letonisë, Z. Edgars Rinkevics, ka vlerësuar marrëdhëniet miqësore në mes dy vendeve dhe ka rikonfirmuar angazhimin e Letonisë për forcimin e sigurisë dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, përfshirë kontributin e vazhdueshëm në misionin e KFOR-it, si dhe mbështetjen për perspektivën evropiane të Kosovë”, u tha në njoftimin nga presidenca.














