Një rast jo fort i zakonshëm ka ndodhur pardje në Skenderaj ku një grua ka tentuar ta helmojë burrin e saj, raporton Gazeta Online Veriu.info.
Burri nga Skenderaj ka marrë trajtim fillimisht në QKMF e më pastaj në QKUK.
Ai dyshon se bashkëshortja i ka hedhur diçka të dëmshme në ushqim.
Raporti i plotë:
Skenderaj 11.09.2022 – 19:00. Viktima mashkull kosovar fillimisht është trajtuar në QKMF e më pas është dërguar në QKUK për tretman. Viktima dyshon se bashkëshortja e tij e dyshuara femër kosovare i kishte hedhur diçka të dëmshme në ushqim. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.











