Një vjedhje e rëndë është raportuar në Lagjen e Gjelbër në Prishtinë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur stoli ari e para.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur dje ndërmjet orës 18:00 dhe 22:00.
Pronari ka njoftuar policinë se të dyshuarit kanë depërtuar në shtëpinë e tij përmes dritares.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.
















