Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

18/10/2026 - 10:48
në Lajme
A A
“Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka reaguar lidhur me raportimet e ditëve të fundit për arrestime të mundshme të personave zyrtarë, duke bërë thirrje që publiku dhe mediat të mbështeten vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara.

Përmes një deklarate të lëshuar të dielën, më 18 tetor 2026, ky institucion ka bërë të ditur se shkrimet dhe informacionet e shpërndara nga individë dhe media të caktuara kanë shkaktuar konfuzion në opinionin publik dhe pasiguri juridike.

“Gjatë ditëve të fundit, individë dhe media të caktuara kanë raportuar dhe shpërndarë shkrime të ndryshme për ‘arrestime të personave zyrtarë’, të cilat kanë krijuar konfuzion në publik dhe pasiguri juridike”, thuhet në deklaratë.

Zyra e Kryeprokurorit ka kërkuar që për të gjitha çështjet që lidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit, qytetarët dhe mediat t’u referohen vetëm burimeve zyrtare.

“Në lidhje me këtë, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit bën thirrje që për çështjet që ndërlidhen me punën dhe veprimet e Prokurorit të Shtetit të bazoheni vetëm në informacione zyrtare dhe të konfirmuara nga vetë institucioni, si dhe të shmangni çdo informacion tjetër që nuk është zyrtar dhe i konfirmuar”, theksohet tutje.

Në fund, Kryeprokurori i Shtetit ka siguruar qytetarët se çdo rast penal do të trajtohet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, legjislacionin në fuqi dhe standardet më të larta të drejtësisë.

Deklarata vjen pas raportimeve për arrestime të zyrtarëve, ndërsa institucioni nuk ka dhënë detaje për persona apo raste konkrete të cilave u referohet.

JU REKOMANDOJMË

Policia ndal veturën në Prizren, gjen një fishek brenda – bastiset edhe shtëpia e shoferit

Aksion i Policisë në Pejë, kapen rreth 1 kilogram drogë e 2 armë, i dyshuari në arrati po kërkohet nga policia
18/10/2026 - 11:25

Një fishek i gjetur brenda një veture gjatë një kontrolli policor në Prizren ka çuar deri te bastisja e shtëpisë së shoferit, i cili është marrë në pyetje...

Më shumëDetails

Çfarë pritet të ndodhë këtë të diel në Tiranë?

Çfarë pritet të ndodhë këtë të diel në Tiranë?
18/10/2026 - 10:36

TvKlan bën me dije se këtë të diel, do të dalin para gjykatës 78 protestues. Ata pritet të njihen me masën e sigurisë. Ndryshe, të shtunën 59 persona...

Më shumëDetails

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve

Kongresisti Self: Protestat në Shqipëri, kulmi i mosbesimit qytetar për shkak të korrupsionit, liderët t’u kushtojnë vëmendje thirrjeve
18/10/2026 - 10:17

Edhe një tjetër kongresmen amerikan ka reaguar lidhur me protestat e dhunshme të zhvilluara këto ditë në Shqipëri. Është kongresisti republik, Keith Self, ai i cili në reagimin...

Më shumëDetails

Zhduken dy vajza të mitura në Gjilan

U nis për në shkollë e nuk u kthye më, babai njofton se i është zhdukur vajza 12 vjeçare
18/10/2026 - 10:10

Dy shoqe të mitura janë raportuar të zhdukura nga familjarët e tyre në fshatin Livoç i Epërm, në Gjilan. Sipas familjarëve, vajzat kanë dalë së bashku dhe që...

Më shumëDetails

Hajnat hyjnë nga dritarja në një shtëpi në Prishtinë, vjedhin stoli ari e para

Vidhen pajisje teknologjike në Prishtinë
18/10/2026 - 09:41

Një vjedhje e rëndë është raportuar në Lagjen e Gjelbër në Prishtinë, ku persona të panjohur dyshohet se kanë hyrë me forcë në një shtëpi dhe kanë vjedhur...

Më shumëDetails

Sherr në një dasmë në Mitrovicë, dyshohet për të lënduar

Qytetari gjen telefonin dhe portofolin e humbur, i dorëzon në polici
18/10/2026 - 09:16

Një incident ka ndodhur mbrëmë, në një aheng familjar. Një dasmë që po zhvillohej në një prej restoranteve të Mitrovicës ka përfunduar me sherr fizik ndërmjet disa mysafirëve....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Nderimet shtetërore për Mlladiqin, Kurti: Vështirë të flitet në atë shoqëri për pendesë apo distancim nga politika që prodhoi ato krime

    Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Pacientja “braktiset” në Emergjencë, familjarët nuk i përgjigjen as Policisë

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • “Arrestime të zyrtarëve” – Kryeprokuroria thyen heshtjen, reagon pas raportimeve që shkaktuan konfuzion në publik

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21
  • Qeveria e Kosovës vendos t’i nxjerrë në ankand veturat zyrtare jashtë përdorimit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë