Sot një javë, partitë shqiptare në Serbi do të garojnë së bashku.
Bartësi i listës shqiptare në Luginë, Shaip Kamberi në emisionin “Info Magazine” bëri të ditur se bashkërisht këto parti synojnë tri mandate deputeti.
“Është një vendim që është marrë nga partitë politike shqiptare për të garuar bashkërisht në këto zgjedhje, duke u nisur nga potenciali që e posedon secila parti, duke pasur parasysh rezultatet e zgjedhjeve lokale të secilit prej tyre, dhe është e bazuar në rezultate konkrete që ne të synojmë tre mandate deputeti”, u shpreh Kamberi.
















