Konflikti i njohur shumëvjeçar në Dukagjin mes familjeve Elshani dhe Kelmendëve s’ka të ndalur.
Një therje me thika ka ndodhur sot në Pejë ku kanë qenë të përfshirë familjarë të dy familjeve të njohura.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se është plagosur me thikë djali i Xhevdet Kelmendit, ndërsa i dyshuari është një i ri nga familja Elshani.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Pejës dhe ende nuk dihet gjendja e tij. /Indeksonline/
















