Një moment i rëndë është regjistruar në derbin mes Sturm Grazit dhe Grazer AK-së, në elitën e futbollit austriak.
Portieri rus i skuadrës vendase është detyruar të largohet nga fusha me barelë, pasi pësoi një lëndim të rëndë në këmbë.
Ngjarja ndodhi në momentin kur portieri po largonte topin nga zona e tij, ndërsa lojtari kundërshtar, Italiano, ndërhyri ashpër ndaj tij.
Ndërhyrja u vlerësua si e paqëllimshme dhe gjyqtari nuk e ndëshkoi Italianon me karton të kuq.
Në këtë ndeshje po luan edhe futbollisti kosovar, Valmir Matoshi.















