Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje

18/10/2026 - 19:33
në Sport
A A
Kosova shkëlqen në Kupën Botërore të kikboksit në Uzbekistan, Nart Kastrati dhe Art Dulaj fitojnë dy medalje
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kosova ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare të sportit, pasi dy kikboksierët kosovarë, Nart Kastrati dhe Art Dulaj, kanë fituar medalje në Kupën Botërore WAKO, të mbajtur në Tashkent të Uzbekistanit.

Gara ndërkombëtare, e zhvilluar nga 13 deri më 18 tetor 2026, ka përfunduar me dy medalje për Kosovën, një të argjendtë dhe një të bronztë.

Nart Kastrati ka rrëmbyer medaljen e argjendtë në kategorinë deri në 81 kilogramë, pasi arriti deri në finalen e garës, ndërsa Art Dulaj ka fituar medaljen e bronztë në kategorinë deri në 67 kilogramë.

Sipas Federatës së Kikboksit të Kosovës, në këtë ngjarje sportive morën pjesë mbi 2 mijë e 530 sportistë dhe anëtarë të delegacioneve nga më shumë se 48 shtete të botës.

Kosova u përfaqësua nga një delegacion prej tre anëtarësh, i udhëhequr nga presidenti i Federatës së Kikboksit të Kosovës, Fatmir Makolli, së bashku me dy sportistët Kastrati dhe Dulaj.

Makolli e ka cilësuar këtë sukses si veçanërisht domethënës, duke marrë parasysh faktin se medaljet u fituan në Uzbekistan, një shtet që ende nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Për ne, ky sukses ka një domethënie të veçantë. Në një vend që ende nuk e njeh shtetin tonë, sportistët tanë përfaqësuan Kosovën me krenari dhe dinjitet, duke dëshmuar se sporti është një nga ambasadorët më të fuqishëm të vendit tonë në arenën ndërkombëtare”, ka deklaruar Makolli.

Me këto dy medalje, Kastrati dhe Dulaj kanë ngritur edhe një herë emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare, duke dëshmuar potencialin e sportistëve kosovarë në garat botërore.

JU REKOMANDOJMË

Madueke “heroi” i Artetas, Arsenali fiton me vështirësi ndaj Notts

Madueke “heroi” i Artetas, Arsenali fiton me vështirësi ndaj Notts
18/10/2026 - 19:51

Skuadra e Arsenalit ka shënuar fitore të madhe ndaj Nottingham Forest, në ndeshjen e vlefshme për javën e shtatë në Premier League. Golin e vetëm në këtë ndeshje...

Më shumëDetails

Rey Manaj del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Zëri i tyre nuk duhet mbytur me dhunë

Rey Manaj del në mbështetje të studentëve në Shqipëri: Zëri i tyre nuk duhet mbytur me dhunë
18/10/2026 - 15:47

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar për protestat që po zhvillohen në Shqipëri, duke shprehur shqetësimin për dhunën ndaj studentëve dhe protestuesve. Përmes një mesazhi të...

Më shumëDetails

Flick me fjalë të mëdha për Yamal: Për momentin është lojtari më i mirë në botë

Plotë shtatë gola – Barcelona fiton dramën kundër Villarealit
18/10/2026 - 13:45

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, nuk i ka kursyer lavdërimet për yllin e skuadrës, Lamine Yamal, duke e cilësuar atë si lojtarin më të mirë në botë për...

Më shumëDetails

Messi në superformë, Inter Miami triumfon ndaj Atlanta Unitedit

Messi në superformë, Inter Miami triumfon ndaj Atlanta Unitedit
18/10/2026 - 12:42

Lionel Messi vazhdon të dëshmojë se mosha është vetëm një numër, duke dhuruar një tjetër paraqitje spektakolare në kampionatin amerikan të futbollit. Inter Miami ka shënuar fitore me...

Më shumëDetails

Dubois mbetet kampion i peshave të rënda, mposht Wardleyn

Dubois mbetet kampion i peshave të rënda, mposht Wardleyn
18/10/2026 - 10:34

Boksieri britanik, Daniel Dubois ka arritur fitoren e radhës në boks. Ai mposhti Fabio Wardleyn, duke mbrojtur kështu titullin WBO të peshave të rënda. Kampioni 29-vjeçar bëri një...

Më shumëDetails

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar

Rey Manaj reagon për protestat: Studentët janë e ardhmja e kombit, zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
17/10/2026 - 22:22

Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Rey Manaj, ka reaguar përmes një mesazhi lidhur me protestat dhe dhunën ndaj studentëve e protestuesve, duke bërë thirrje për respektimin e të drejtës...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    252 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Kërcënohet zëvendësministri i Financave në Skenderaj – i dyshuari e ndali me Audi në rrugë, Policia e identifikon

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    94 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë