Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef

18/10/2026 - 20:32
në Lajme
A A
Protestat në Shqipëri, Niko ​Peleshi bën thirrje për dialog: Le të ulemi me njëri-tjetrin, pa paragjykim, pa mllef
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka dënuar sot aktet e dhunës gjatë protestave në Shqipëri, duke thënë se sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike e private nuk lidhen me të drejtën për të protestuar.

Peleshi tha në një postim në Facebook se të rinjtë kanë të drejtë të kërkojnë më shumë të drejta dhe të ëndërrojnë një të ardhme të barabartë me bashkëmoshatarët e tyre në BE, por dhuna nuk është rruga për të adresuar kërkesat dhe shqetësimet e qytetarëve.

“Sulmet ndaj institucioneve, djegia dhe shkatërrimi i pronës nuk kanë të bëjnë as me studentët, as me të drejtën e tyre për të protestuar”, shkruan Peleshi teksa ka publikuar deklaratën e Komisionit Evropian lidhur me protestat që po zhvillohen prej gjashtë ditësh në Tiranë.

Peleshi bëri thirrje për dialog dhe dëgjim të ndërsjellë mes palëve.

“Le të ulemi me njëri-tjetrin. Pa paragjykim, pa mllef. Çdo orë që kalon e bën më të vështirë dialogun”, shprehet kryetari i Kuvendit, duke nënvizuar se edhe kur palët nuk bien dakord, komunikimi duhet të vijojë.

Peleshi e mbyll mesazhin me një apel për bashkim dhe bashkëpunim në interes të vendit.

“T’i japim dorën njëri-tjetrit sot! Jemi për një qëllim. Për Shqipërinë”.

Komisioni Evropian ka reaguar sot ndaj protestave në Shqipëri, duke dënuar aktet e dhunës në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ndërsa ka theksuar se liria e tubimit dhe e shprehjes janë të drejta themelore, që duhet të ushtrohen në mënyrë paqësore.

JU REKOMANDOJMË

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur

Pamje dramatike në Komisariatin nr.3, punonjës policie të shtrirë në tokë- disa të plagosur
18/10/2026 - 20:57

Situata në kryeqytet është tensionuar, pasi disa ambiente të Komisariatit nr. 3 në Tiranë janë përfshirë nga flakët gjatë protestës. Sipas raportimeve të Euronews Albania, disa efektivë policie...

Më shumëDetails

Zjarri te komisariati nr. 3, reagon Hita: Nga sulmi mbetën të plagosur 10 efektivë policie

Zjarri te komisariati nr. 3, reagon Hita: Nga sulmi mbetën të plagosur 10 efektivë policie
18/10/2026 - 20:52

Dhjetë punonjës të Policisë së Shtetit në Shqipëri kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi ndaj Komisariatit të Policisë Nr. 3 në Tiranë, ku persona të...

Më shumëDetails

PDK thotë se Bedri Hamza jep dorëheqje pasi të shpallen zgjedhjet në parti dhe nuk rikandidon

Bedri Hamza premton mbështetje për sektorin privat: Deri në 30% do ta mbulojmë totalin e investimit
18/10/2026 - 19:57

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza do të largohet nga pozita e kryetarit pasi ky subjekt të marrë vendimin për procesin e zgjedhjeve në parti. Aktualisht...

Më shumëDetails

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme

Protestuesit i vënë flakën edhe Ministrisë së Brendshme
18/10/2026 - 19:55

Protesta është përshkallëzuar edhe te Ministria e Brendshme.Pas Komisariatit numër 3, protestuesit i kanë vënë flakën edhe derës së Ministrisë, raporton TCH. Ndërkohë, policia ka ndërhyrë menjëherë për...

Më shumëDetails

Komisioni Evropian dënon dhunën gjatë protestave në Tiranë

Ndryshojnë rregullat për udhëtimin e qytetarëve drejt vendeve të BE-së
18/10/2026 - 19:48

Komisioni Evropian ka dënuar dhunën gjatë protestave në Tiranë dhe qytete të tjera të Shqipërisë, përfshirë zjarrvëniet, sulmet ndaj institucioneve shtetërore dhe dëmtimin e pronës publike dhe private.Në...

Më shumëDetails

Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

“Kuvendi nuk mund të sillet sikur s’ka ndodhur asgjë” – PDK procedon ndryshimet për Dhomat e Specializuara, kërkon që në rast rigjykimi lënda të kalojë në Kosovë
18/10/2026 - 18:34

Bedri Hamza, kryetar i PDK-së ka vendosur të largohet nga drejtimi i këtij subjekti. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se Hamza tanimë ka njoftuar kryesinë për dorëheqjen...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    Arrestimi për kontrabandim të barnave të falsifikuara: Ky është personi që u vu në pranga mbrëmë në Fushë Kosovë

    327 Shpërndaje
    Shpërndaje 131 Tweet 82
  • Pritet largimi i Bedri Hamzës nga drejtimi i PDK-së, ja kush do të jetë U.D i kryetarit

    136 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Pas ankesës së pacientit për rezultatet e analizave, Inspektorati zbulon një “mal” me antibiotikë të skaduar në poliklinikën “Elita Plus”

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • Thirret protestë kundër Albin Kurtit

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Vazhdon konflikti i Elshanëve dhe Kelmendëve, therje me thika sot në qendër të Pejës

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë