Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Veda Petrol 2” e Dashnim Miftarit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milionë e 376 mijë euro

20/10/2026 - 21:38
në Kryesore, Lajme, Pa kategori
A A
Dosja e Prokurorisë për transportuesit e naftës: “Veda Petrol 2” e Dashnim Miftarit i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit mbi 1 milionë e 376 mijë euro
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Gazeta Online Veriu.info kishte raportuar në korrik të këtij viti për arrestimin e një grupi personash të cilët dyshoheshin për një skemë kriminale, ku kompani importuese nga Shqipëria dyshohet se kanë importuar ujë në vend të derivateve të naftës, duke përdorur kompani fiktive dhe kompani aktive në Kosovë për të realizuar skemën dhe për të fshehur gjurmët e transaksioneve.

Goditje të fortë kishte marrë edhe Dashnim Miftari dhe kompania e tij “Veda Petrol 2”.

Sipas urdhrit të përkohshëm të ndalimit të lëshuar nga Prokuroria Speciale (Departamenti për Hetimin e Krimit të Organizuar), bëhet e ditur se gjatë zbatimit të urdhërkontrollit, Miftarit dhe biznesit të tij në Hajvali u janë sekuestruar pasuri të lueshme dhe një sasi e jashtëzakonshme e dokumentacionit financiar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) sot ka ngritur aktakuzë ndaj tij dhe të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Korab Visoka, Fatmir Visoka, Nisret Bajraktari, Skender Kelmendi, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina, Gazmen Quni dhe Sasivar Mazerek, lidhur me dallavere me transportimin e naftës nga Durrësi për Kosovë.

Sipas aktakuzës thuhet se ai në bashkëpunim me Faruk dhe Fariz Mazrek, pas takimeve të njëpasnjëshme dhe me qëllim të sigurimit të shitjeve dhe blerjeve të naftës, me datat përkatëse përfshirë datën 2 maj 2025, në Doganën e Kosovës ka deklaruar import të derivateve të naftës për bizneset “Veda-2-Petrol SH.P.K” dhe “Veda Group” SH.P.K, e derivati i deklaruar nga mjeti transportues/mauna ALR713 që është shkarkuar në fshatin Mamushë, te biznesi “PO Petrol”, ka rezultuar me ndërhyrje postfabrikore.

Gjithnjë sipas aktakuzës, mjeti transportues dhe mauna në pronësi të “Sefa SH.P.K., që e drejtonte shtetasi shqiptar Valmir Bujari, ka deklaruar në Doganën e Kosovës më 25 tetor 2025 derivate të naftës që ka shkarkuar derivate në fshatin Begracë/Kaçanik, te biznesi “Veda Petrol”, e rrugës në kthim në orët e mbrëmjes, ka ndaluar në autostradën “Ibrahim Rugova”, në anën perëndimore të pushimores.

Më tej, thuhet se puseta te pushimorja e cila shërben për grumbullimin e ujërave nga reshjet atmosferike, ka shkarkuar ujë për disa minuta, ndërsa mostra e marrë në vendin e ngjarjes, rezultoi përmbajtje të ujit.

Po ashtu, thuhet se më 23 tetor 2025, mjeti transportues dhe autobota që e drejtonte shtetasi shqiptar Prekë Gjeka, e ka deklaruar në Doganën e Kosovës derivate të naftës dhe pas shkarkimit të derivateve të naftës për “Veda Petrol”, në orët e mbrëmjes ka shkarkuar ujin në lokacionin – në rrugën magjistrale Prishtinë – Pejë, në fshatin Komoran, në një parking afër një Qendre Tregtare.

Tutje, mostra e ekzaminuar u konstatua përmbajtje ujë, ndërsa në periudhën kohore janar 2021- dhjetor 2025 me deklarimet jo të plota për fakte relevante tatimore, thuhet se ka fshehur qarkullimin real në deklaratat tatimore përgjatë viteve 2021-2025, duke deklaruar furnizime që ATK nuk i ka pranuar si reale në vlerë prej 4,836,142.45 euro.

Andaj, buxhetit të shtetit i është bërë dëm në vlerën prej 1 milion e 376 mijë e 59 euro.

Aksioni ndaj naftarëve: “BMW luksoze” Çfarë iu sekuestrua Dashnim Miftarit dhe kompanisë “Veda Petrol 2”

JU REKOMANDOJMË

Rama: Le t’ua vëmë Lojërave Mesdhetare emrin “Albin Kurti 2030”, vetëm të mos i humbim

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon
20/10/2026 - 22:53

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ironizuar duke deklaruar se është i gatshëm që Lojërat Mesdhetare 2030 të mbajnë edhe emrin e kryeministrit, Albin Kurti, vetëm që Kosova...

Më shumëDetails

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë

ShBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Trump admiron Kosovën dhe Serbinë
20/10/2026 - 22:45

Tammy Bruce, zëvendëspërfaqësuesja e misionit amerikan në OKB, ka thënë se paqja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vetëm nga ato dyja, e jo nga Këshilli i...

Më shumëDetails

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin

Shefi i UNMIK-ut në OKB ngre shqetësimet për Ligjin për Specialen, kërkon përgjegjësi për Banjskën e Ibër-Lepencin
20/10/2026 - 22:36

Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Peter Due, ka ritheksuar shqetësimet e Bashkimit Evropian lidhur me ndryshimet e miratuara në Ligjin për Gjykatën Speciale,...

Më shumëDetails

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Gjuriq ankohet në OKB: Kurti e Begaj sulmuan aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
20/10/2026 - 22:23

Ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar drejtësi për viktimat e luftës në Kosovë, duke kritikuar reagimet e udhëheqësve politikë në Prishtinë dhe Tiranë...

Më shumëDetails

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi

Duriq: Radoiçiq dhe Veselinoviq janë dy kriminelët më të mëdhenj në Serbi
20/10/2026 - 22:20

Petar Duriq, bartës i listës “Baba, kjo është për ty”, tha gjatë një paraqitjeje televizive se Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq janë përgjegjës për vrasjet e Oliver Ivanoviqit...

Më shumëDetails

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën

Konjufca: Raporti i UNMIK-ut është selektiv dhe përmban dezinformata për Kosovën
20/10/2026 - 22:03

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, i cili po përfaqëson Kosovën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    120 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në Spitalin e Vushtrrisë

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “90 për qind ujë”, këta janë 12 personat që iu ngrit aktakuzë për mashtrimin me derivate të naftës, akuzohen se i shkaktuan shtetit mbi 4.6 milionë euro dëm

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Krahasoi protestat e Tiranës me kohën e luftës në Kosovë, Haradinaj e shanë me nënë Konomin

    152 Shpërndaje
    Shpërndaje 61 Tweet 38

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë