Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

21/10/2026 - 13:49
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimtaria e shumë prej institucioneve private shëndetësore në Kosovë është kthyer në sfidë për shtetin, pasi që ato po operojnë vazhdimisht në mënyrë të kundërligjshme me shërbime të palicencuara dhe staf ilegal (të palicencuar), gjë që paraqet edhe rrezik për shëndetin dhe jetën e pacientëve.

Në kuadër të hulumtimit për institucionet private shëndetësore që janë gjetur duke kryer shkelje të Ligjit për Shëndetësi, Veriu.info ka siguruar dokumentacion zyrtar që tregon se në Poliklinikën “Denta Care” janë hasur shumë parregullsi nga inspektorët shëndetësorë.

Gjatë inspektimit të realizuar nga inspektorët shëndetësorë në “Denta Care” në Prishtinë është konstatuar se aty në kundërshtim të plotë me aktet ligjore, janë ofruar shërbime shëndetësore nga staf i palicencuar dhe palajmëruar në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Inspektorët kanë gjetur fakte se në “Denta Care” janë ofruar edhe shërbime të palajmëruara, si rasti i pacientes M.K. që ka marrë shërbime të filler.

Gjetjet në “Denta Care” me themelues Adonis Bujupi nuk kanë përfunduar me kaq, pasi që në kohën e inspektimit në shërbimin e laboratorit të stomatologjisë janë ofruar shërbime stomatologjike nga Shpat Shota dhe Behar Morina, të cilët është konstatuar se nuk kanë pasur licenca valide profesionale dhe kanë qenë staf i palajmëruar në Divizionin për Lcencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë.

Në fund të inspektimit, inspektorët i është ndaluar Shpat Shotës dhe Behar Morinëstë ofrojnë shërbime shëndetësore pa licencim dhe pa lajmërim në DLA/MSh.

Po ashtu “Denta Care” është gjobitur me gjobë prej 1 mijë euro, e cila krahasuar me shumë gjoba të dhëna për institucionet tjera private shëndetësore mund të konsiderohet simbolike, duke pasur për bazë konstatimin se në këtë poliklinikë janë ofruar shërbime shëndetësore pa licencë (filler) dhe janë gjetur dy punonjës shëndetësore pa licenca valide të punës.

Veriu.info ka gjetur se në ueb-faqen e “Denta Care” Shpat Shota dhe Behar Morina figurojnë si staf mjekësor, por nuk kemi mundur ta konfirmojnë se a janë licencuar të njëtit pas inspektimit.

Foto: Adonis Bujupi - pronar i poliklinikës "Denta Care"
Foto: Adonis Bujupi – pronar i poliklinikës “Denta Care”
Ofrimi i shërbimeve shëndetësore pa licencim e pa lajmërim në DLA/MSh

Çdo institucion privat shëndetësor, sipas akteve ligjore në fuqi, e ka për obligim që çdo shërbim shëndetësor që synon ta ofrojë, të njëjtin ta lajmëroj në Divizionin për Licencim dhe Akreditim të Ministrisë së Shëndetësisë dhe tek pas te marrë aprovimin të njëjtin mundet ta ofrojë për pacientë. Gjatë këtij inspektimi është konstatuar se “Denta Care” ka ofruar shërbimin për Filler, që është shërbim invaziv mjekësore.

Pas inspektimit, me procesverbain e datës 13 janar inpektoret Vjollca Jusufi, Adriana Rexhepi dhe Arlindë Hamiti, kanë marrë vendim që “Denta Care” të mos ofroj shërbime të palajmërua dhe të palicencuara në DLA/MSh. Por që është rast i paprecedent në praktiktën e inspektimit që kur zbulohen shërbimet e palicencuara dhe palajmëruara, ato decidivisht me emërtim si shërbime mos ndalohen.

Më 28 janar 2026 është nxjerrë nga inspektorja bartëse e inspektimit, Vjollca Jusufi, me të cilin është gjobitur me 1 mijë euro “Denta Care” për këto parregullësi.

Por në arsyetimin e vendimit të hartuar nga ajo, çështja e shërbimit invaziv Filler është trajtuar vetëm si shërbim i palajmëruar, por jo edhe i palicencuar, duke zbehur kështu përmbajtjen e arsyetimit në vendim.

Madje, në arsyetim të pjesa e ofrimit të shërbimeve palicencim në DLA/MSh, thuhet se ndaj institucionit u ndërmorën masat përkatëse ligjore dhe u urdhërua përmirësimi i menjëhershëm i gjendjes. Pra, prapë nuk evidentohet se kësaj poliklinike i është ndaluar ofrimi i shërbimeve të palicencuara Filler.

Më të njëjtën datë (28 janar), inspektorja shëndetësore Vjollca Jusufi harton edhe raportimin e inspektimit për këtë rast, të cilin ia dërgon pronarit të “Denta Care”, Adonis Bujupi dhe të njëjtin përmes ‘cc’ e përcjellë edhe të ministri Arben Vitia, Sekretari i ministrisë, Jahë Gecaj dhe kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor, Labinot Zeqiri.

Por sa më shumë dokumente shkruhen, aq më shumë shkon duke u zbehur çështja e ofrimit të shërbimeve shëndetësore të palicencuara.

Te pjesa e rekomandimeve të cekura që janë dhënë për këtë inspektim, e të cilat në secilin rast përkojnë me vendimet e marra në procesverbal, inspektorja e cek që i është ndaluar ky shërbim shëndetësore i palicencuar.

Për me tepër, në procesverbal shkruan se është marrë vendim ndaj “Denta Care” që “të mos ofroj shërbime të palajamëruara e palicencuara në DLA/MSh”, ndërsa në raport inspektimi me të cilin njoftohet zyrtarisht për rastin kryeinspektori, nuk ceket ky vendim për të mos ofruar shërbime të palicencuara e palajmëruara.

Ndryshe, inspektorja shëndetësore Vjollca Jusufi që e ka nxjerrë këtë vendim dhe e ka hartuar këtë raport inspektimi, ka qenë edhe bartëse e inspektimit në rastin e skandalit me ndrrim të foshnjave në “Spitali Amerikan 2” të cilit nuk i kishte shqiptuar gjobë, e për të cilin inspektim dje Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se e njëjta ështëd dërguar në Komision Disiplinor. (https://veriu.info/skandal-ne-spitalin-amerikan-2-te-klodian-allajbeut-nenes-iu-dorezua-foshnja-e-gabuar-zbulohet-se-infermierja-ishte-e-palicencuar/)

Veriu.info ka tentuar të marrë një qëndrim nga “Denta Care″ për këtë inspektim të Inspektoratit Shëndetësor, por deri në momentin e publikimit të artikullit nuk kemi pranuar përgjigje për pyetjet e dërguara.

Më poshtë gjeni procesverbalin, vendimin dhe raportin e inspektimit:

LEXONI EDHE:

Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

Skandal në ordinancën “AL-DENT V” në Skenderaj: Pacienti gëlltit gjilpërën gjatë trajtimit stomatologjik

 

 

 

Tags: Adonis BujupiDenta Care

JU REKOMANDOJMË

Kraki i VV’së reagon ndaj vendimeve të sotme të Edi Ramës: Po mendon se është kryeministër në Rusi

Kraki i VV’së reagon ndaj vendimeve të sotme të Edi Ramës: Po mendon se është kryeministër në Rusi
21/10/2026 - 15:51

Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Nezir Kraki, ka kritikuar me gjuhë të ashpër kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, duke thënë se ky i fundit po ‘’mendon se është...

Më shumëDetails

Gani Geci përfundon në spitalin e Pejës, ja arsyeja!

Takimin Kurti-Krasniqi, Geci e quan “Fejesë” të LVV-së me PDK-në
21/10/2026 - 15:38

Gani Geci është shoqëruar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, pas disa shqetësimeve shëndetësore. Burime të IndeksOnline pohojnë se Geci shfaqi shqetësime me zemrën, teksa u dërgua me...

Më shumëDetails

Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit

Kurti merr pjesë në Samitin e Procesit të Berlinit
21/10/2026 - 15:37

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot udhëtoi drejt Malit të Zi, ku do të përfaqësojë Republikën e Kosovës në Samitin e Procesit të Berlinit. Në kuadër të Samitit,...

Më shumëDetails

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së

Pasi la postin e kryetarit, Hamza thotë se do të jetë “votues besnik” dhe “anëtar i thjeshtë” i PDK-së
21/10/2026 - 15:14

Bedri Hamza tha se nuk po largohet nga PDK-ja, pasi njoftoi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e kryetarit të kësaj partie. Pavarësisht largimit nga udhëheqja...

Më shumëDetails

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës vazhdon, paralajmërohet protestë para Komunës

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat e Prishtinës vazhdon, paralajmërohet protestë para Komunës
21/10/2026 - 15:02

Greva e punëtorëve teknikë në shkollat fillore dhe të mesme të Prishtinës do të vazhdojë deri në zgjidhjen e problemeve të tyre, ka njoftuar Federata Sindikale e Punëtorëve...

Më shumëDetails

Hamza: S’po largohem nga partia, s’e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr

Hamza: S’po largohem nga partia, s’e dua PDK-në vetëm për ta udhëhequr
21/10/2026 - 14:56

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga udhëheqja e partisë. Hamza tha se ky vendim i hap rrugë një procesi të ri zgjedhor brenda...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    Skandali me ndrrim të foshnjës /MSh dërgon në Komision Disiplinor inspektoren që nuk e gjobiti “Spitalin Amerikan 2”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Anëtari i organit të pavarur ia kthen deputetit të VV-së: “Po, jam me PDK-në dhe jam krenar”

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Trump: Kievi do të binte për një ditë, po të mos ishte për një gjeneral ‘idiot’ rus

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    83 Shpërndaje
    Shpërndaje 33 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë